• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Çfarë tiparesh kërkojnë të rinjtë tanë te partneri.Kohët kanë ndryshuar: Po nuk pate pasuri, nuk je i bukur dhe nuk je i shkolluar, vështirë është ta gjesh fatin e jetës.
Kjo, për arsye se të rinjtë tanë më tepër po e shikojnë interesin material se sa dashurinë.
Të rinjtë tanë, ashtu si të rinjtë e mbarë botës, vendimin më të rëndësishëm në jetë e konsiderojnë zgjedhjen e personit të jetës.
Ky është “provimi” më i vështirë dhe më të rëndësishëm në jetë. Por, natyrisht që personi i duhur, apo shpirti binjak, nuk është edhe shumë lehtë të gjendet.
Madje, të rinjtë tanë thonë se për t’u lidhur me të dashurën, ata së paku duhet të jenë të përafërt, t’i kenë tiparet e njëjta, ndërsa edhe bukuria dhe mençuria luan rol të rëndësishëm. Por, jo të gjitha çiftet i vlerësojnë të njëjtat tipare të personit adekuat për të qenë pjesë e jetës së tij. Për disa më e rëndësishme është bukuria, kurse për disa të tjerë mençuria, pasuria, shkollimi.
Mençuria, morali, bukuria…
“Për mua me rëndësi është që e dashura ime të jetë e mençur dhe e shkolluar, ndërsa bukuria ka pak rëndësi tek unë. Po ashtu, virtyt tjetër i rëndësishëm është që të përshtatem edhe në ide dhe të dashurën time ta kem edhe shoqe, të kuptohemi për shumë gjëra të gjejmë gjuhë të përbashkët.
Disa mendojn se më e rëndësi është bukuria se sa mençuria apo shkollimi. “ Unë konsideroj se më me rëndësi është që një femër të jetë e bukur se sa e shkolluar. Nuk ia vlen që të kesh të dashurën jo të bukur dhe që nuk është elegante. Unë e çmoj shumë bukurinë”, ka thënë ai.
Jeta është bërë interes
Mirëpo, ka edhe të rinj të tillë, të cilët me një vajzë dëshirojnë të jenë në lidhje vetëm për interes, pra nëse është e pasur dhe e bukur, ndërsa mençuria dhe sinqeriteti nuk kanë fare rëndësi. “ Në vitet e fundit, jeta është bërë interes, andaj për mua ka rëndësi që e dashura ime të jetë e pasur dhe e bukur, kurse jo edhe të jetë e mençur.
Disa të tjere e kanë kurorëzuar me martesë gashurin e tyre, thonë se për ta me e rëndësishmja ka qenë që të gjejnë gjuhë të përbashkët, të jenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe miq. “ Për mua nuk ka pasur rëndësi që burri im të jetë patjetër i bukur. Sjellja e tij, mençuria, sinqeriteti, e mbi të gjitha dashuria, më kanë lënë shumë përshtypje. Këto veti të tij kanë qenë rezultat i asaj që dashuria jonë të kurorëzohet me martesë”, është shprehur nje vajze.
 
  • Like
Reactions: DUA

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Kjo, për arsye se të rinjtë tanë më tepër po e shikojnë interesin material se sa dashurinë.

Të rinjtë tanë, ashtu si të rinjtë e mbarë botës, vendimin më të rëndësishëm në jetë e konsiderojnë zgjedhjen e personit të jetës. Ky është “provimi” më i vështirë dhe më të rëndësishëm në jetë. Por, natyrisht që personi i duhur, apo shpirti binjak, nuk është edhe shumë lehtë të gjendet.
Mençuria, sinqeriteti, sjellja dhe niveli i edukimit të Shpresës janë rezultat i kurorëzimit të dashurisë sonë me martesë.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Martesa per ne kohet e tanishme nuk eshte me moderne.Njerzit jane te pa mvarur.Martesa eshte e rendesishme atje ku femrat nuk munden te jetojne vetem.Martesa eshte vetem nje dokument.I/e martuar duhet te jeshe me shpirte.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Martesa per ne kohet e tanishme nuk eshte me moderne.Njerzit jane te pa mvarur.Martesa eshte e rendesishme atje ku femrat nuk munden te jetojne vetem.Martesa eshte vetem nje dokument.I/e martuar duhet te jeshe me shpirte.
Bravo.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Me fal,po me cfar e fitova une ate miratim Bell_wie?
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!

Per mendimin qe dhe ..sidomos me pelqevi ky citimi **Martesa eshte vetem nje dokument.I/e martuar duhet te jeshe me shpirte.
:)
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,139
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Cfare eshte martesa?
Ne thelb martesa eshte nje status i shenjte qe gezon respekt nga te dy partneret.
Nese nuk e respekton kete status ,atehere ti kurre nuk je per martese, pasi mosrespektimi nuk ka justifikim asnjehere. Nese statusin e marteses partneri yt nuk e respekton , ti mund te largohesh nga kjo martese duke e respektuar ate me prezencen e arsyes se duhur dhe jo te justifikimit te sajuar
V.H
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,574
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Status ligjor... dhe qe duhet ti permbahesh me kujdes sipas ligjit nese nuk don qe te te kushtoje sa qimet e kokes. 😬
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,091
Pikët
113
Cfare eshte martesa?
Ne thelb martesa eshte nje status i shenjte qe gezon respekt nga te dy partneret.
Nese nuk e respekton kete status ,atehere ti kurre nuk je per martese, pasi mosrespektimi nuk ka justifikim asnjehere. Nese statusin e marteses partneri yt nuk e respekton , ti mund te largohesh nga kjo martese duke e respektuar ate me prezencen e arsyes se duhur dhe jo te justifikimit te sajuar
V.H
Po neqoftese partneri eshte i pasur, por nuk respekton martesen, should I stay or should I go?
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
12,808
Pikët
113
................
 
Last edited by a moderator:

DUA

V.I.P
Anëtar
Apr 6, 2020
Postime
4,272
Pikët
133
Martesa është traditë kulturore në aspektin socio/antropologjik, që me stilin e sotshëm të jetës ka marrë domethënie tjetër. Derisa për një grup njerëzish është privilegj dhe e nënkuptuar, për tjetrin është dhe bëhet konop rreth qafës.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
31,425
Pikët
113
Martesa është traditë kulturore në aspektin socio/antropologjik, që me stilin e sotshëm të jetës ka marrë domethënie tjetër. Derisa për një grup njerëzish është privilegj dhe e nënkuptuar, për tjetrin është dhe bëhet konop rreth qafës.
Shojegoja robve, qa osht konopi, se se gjejne dot ne fjalor,..:p
 
  • Haha
Reactions: DUA
Top