• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Martesa

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,240
Pikët
0
Per dashuri apo per rehati? Nje e treta e meshkujve pranojne se mund te martohen me nje grua qe nuk e duan. Dhe me pas pyesim pse kaq shume martesa qe shkaterrohen.

Mesa duket dashuria nuk eshte gjithcka. Per disa ne fakt ka me shume rendesi “zona e rehatise”. Kjo mund te duket absurde por ky eshte realiteti.

Te pakten kjo eshte skema qe del nga nje sondazh i cili eshte dedikuar pikerisht per te kuptuar se cfare i shtyn njerezit te martohen, dallimet ne baze te seksit, te bindjeve perosnale dhe keshtu me rradhe.

Megjtihate surpriza, sic u permend me siper, u shfaq kur erdhi momenti per t’ju pergjigjur pyetjes mbi martesen dhe per cfare arsye nxiten per te shkembyer unazat.

31 per qind e meshkujve kane pranuar se do te martoheshin me ate qe i ka “te gjitha kartat ne rregull”, por qe mund te mos jete i dashuruar.
Keto “kartat ne rregull” jane per shembull, aspekti fizik, disa tipare te karakterit, zjarri i pasionit, ndenja e sigurise qe lind e keshu me rradhe.

Te intervistuarit ishin 5000, nje kampion mjaftueshem perfaqesues i mendimit te beqareve.
Pergjigjejt e marra nga stafi redaktues, si nga femrat edhe meshkujt, kane treguar nje prirje te madhe nga ana e meshkujve per te shqiptuar “Po-ne” me lehte ne krahasim me femrat (23 %), duke hedhur poshte, te pakten pjeserisht, mitin se eshte ajo qe priret me lehte per martese dhe ai te zhduket.

Nese nje e treta e meshkujve ka deklaruar se do te martoheshin me nje grua pa qene i dashuruar, po ne lidhje me 21 per qind qe ka rrefyer se jane te gatshem per t’u angazhuar me dike me te cilen nuk eshte e terhequr seksualisht?
Nga te dhenat e mbledhura, portreti qe krijohet eshte se mashkulli eshte sigurisht me i gatshem te impenjohet dhe martohet me nje grua qe nuk eshte ajo “idealja” 100 per qind.

Nuk martohen me per dashurine? Kohet kane ndryshuar ose ndoshta per shkak edhe te recesionit, merr persiper ndjenjen e sigurise, mbeshtetja sociale dhe psikologjike, qe martesa ne aparence mund ta ofroje. Keshtu deshira per te mbushur nje zbrazeti te brendeshme duke u lidhur me dike qe mund te mos jete shpirti binjak, por qe ne leter, mund t’ju ofroje komoditetin qe ju nevojitet.

Mashkulli prandaj nuk pasqyron me steriotipin ikone te mashkullit pa frike, solid si nje shkemb perballe goditjeve te jetes, por tregon edhe ai pasigurine dhe nevojen qe “te kete dike ne krahe” qe mund te mbeshtetet, edhe pse nuk eshte gruaja e endrrave te tij. Komoditeti behet me i rendesishem se dashuria.


martesa-300x170.jpg
 
Përgjigje e: Martesa

100 thënie më të bukura për martesën


1. Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri.
-William Shakespeare

2. Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.
-Billy Graham

3. Ai që nuk është xheloz, nuk është i dashuruar.
-Saint Augustine

4. Martesat bëhen në qiell. Po kështu edhe stuhitë dhe tufanet.
-Anonim

5. Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.
-Robert C. Dodds

6. Të të kem dhe të të mbaj, në të mirë e në të keq, në pasuri dhe varfëri, në sëmundje dhe në shëndet, të të dua dhe të të gëzoj, derisa vdekja të na ndajë.
- Premtimi i martesës

7. Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e portretizojnë më mirë.
- Martin Luther

8. Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur.
- Helen Rowland

9. “Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm. Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë”.
- Efesianët 5:31, Matthew 19:6

10. Gjithmonë dalim shëtitje dorë për dore, nëse unë ia lëshoj, ajo shkon për pazar.
- Henry Youngman

11. Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë.
Dashuria nuk ligështohet kurrë.
- 1 Korintasit 13

12. Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
- Predikuesi 4:9

13. Më e rëndësishmja në një martesë është që të dy të kenë besim në Perëndi dhe Jezu Krisht! Kur keni besim, gjithçka është e mundur!

14. Prapa çdo burri të madh fshihet një grua e vogël që e ndihmon. Burri mund të jetë kreu, por gruaja shpesh është qafa që e kthen.

15. Martesë është të marrësh dhe të japësh. Më mirë t’ia japësh ti, se ajo do ta marri gjithsesi.
- Joey Adams

16. Kujtoni atë tipin që e pyeti gruan: “Si është e mundur që Perëndia të bëri kaq të bukur, por kaq budallaqe?”. Ajo i përgjigjet: “Jam e bukur që ti të më martoje, dhe budallaqe që të martohesha me ty”!

17. Mami dhe babi ishin një çift fëmijësh kur u martuan. Ai ishte tetëmbëdhjetë, ajo ishte gjashtëmbëdhjetë, unë isha tre.
- Billie Holiday

18. Burri më tha se kishte nevojë për më shumë hapësirë. Prandaj unë e lashë jashtë.
- Roseanne Barr

19. Në biznesin e ndërtimit thonë: Dy burra mund të bëjnë trefishin e punës së një burri të vetëm. Parimi i Perëndisë është se dy persona mund të bëjnë dhjetëfishin e punës të një të vetmi. “Një person i vetëm mund të ndjekë një mijë e dyqind veta dhe dy persona bëjnë të iknin dhjetë mijë veta” (Ligji i Përtërirë 32:30).

20. Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.
- Agatha Kristi

21. Këshilla ime është që të martoheni; nëse gjeni një grua të mirë, atëherë jeni të lumtur, nëse jo, atëherë do të bëheni filozof.
- Sokrati

22. Pa komunikim të mirë me Zotin, nuk mund të ketë komunikim të mirë me njerëzit.

23. Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë; pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.
- Helen Rowland

24. Nëse doni të mësoni diçka për altruizmin, përulësinë dhe përgjegjësinë, mjafton të martoheni!

25. Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jini të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.
- Bernard Shaw

26. Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë.
- H.V. Prochnow

27. Prapa çdo burri të madh ndodhet një grua e madhe. Gruaja ose e ndërton, ose e shkatërron burrin.

28. Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen, atëherë do të lini çdo person me të cilin lidheni, sepse të gjithë njerëzit kanë diçka që nuk pëlqejmë.

29. Ndër të gjitha kurat shtëpiake, gruaja e mirë është më e mira.

30. Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme!

31. Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja.
– Lyndon B. Johnson

32. Nuk ka rëndësi se sa e rregullt është një grua nga natyra, është gabim për të kur e vendos gjithmonë burrin në vendin e tij.

33. Kura e vetme për një dashuri të humbur, është një dashuri e re.

34. Ekzistojnë dy periudha në jetën e një burri kur ai nuk i kupton gratë, para martese dhe pas martese.

35. Një martesë është një dëshmi, ashtu si pagëzimi. Rrethi i unazës është simboli i vërtetësisë së përjetshme dhe ari është simbol i vlerës që zgjat.

36. Martesa është marrëdhënia më e ngushtë, më përulëse dhe më vetë-sakrifikuese mes qenieve njerëzore.

37. Është e vështirë të duash dikë që nuk respekton apo ta admirosh për diçka.

38. Thojini “Të dua” një qind herë në ditë!

39. Fjala “angazhim” ka dy kuptime: është luftë në betejë dhe dorëzim në martesë.

40. Një prej mistereve të jetës është si djali që nuk ishte aq i mirë sa të martohej me të bijën e dikujt, mund të jetë babai i nipërve dhe mbesave më të zgjuar në botë.

41. Martesa është marrëdhënie seksuale, ose ndryshe ju mund të qëndronit si miq të mirë.

42. Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua.

43. Suksesi në martesë është më shumë se të gjesh personin e duhur. Do të thotë të jesh personi i duhur!

44. Njerëzit nuk do të divorcoheshin për arsye të parëndësishme nëse nuk do të martoheshin për arsye të parëndësishme.

45. Një nëne i duhet njëzet vite ta bëjë djalin burrë, dhe një tjetër grua shpesh e bën atë budalla për njëzet minuta.

46. Telashi në martesë shpesh nis kur burri është kaq i zënë të fitojë kripën sa harron mjaltin e tij.

47. Çdo burrë ka nevojë për një grua: Qeveria nuk e ka fajin për të gjitha gjërat që shkojnë gabim.

48. Mos e gjykoni gruan shumë për dobësitë e saj. Nëse nuk do t’i kishte, atëherë nuk do t’ju kishte martuar ju.

49. Jam një zonjë shtëpie e vërtetë. Sa herë që lë një burrë i mbaj shtëpinë.
- Zsa Zsa Gabor

50. Martesa: Besimi është fillimi i saj, gëzimi është pjesë e saj dhe dashuria është zemra e saj.


martesa-kuriozitete-enimga.jpg
 
Përgjigje e: Martesa

51. Në shumicën e rasteve do t’i këshilloja prindërit me fëmijë të mos e prishnin martesën dhe të mbijetonin pa u ndarë për hir të prindërve.

52. Disa gra lodhen kaq shumë t’i bëjnë burrat të mirë, sa kurrë nuk ia dalin të bëhen gra të mira.

53. Bëjini sytë katër para martese dhe mbajini gjysmë të mbyllur më pas.

54. Martesa është një institucion që mbahet së bashku nga tre libra – libri i mirë, libri i gatimit dhe libri i çeqeve.

55. Në kohën që ai pëshpërit “Jemi bërë për njëri-tjetrin”, ajo tashmë ka planifikuar ndryshime.

56. Shpesh kur ajo thotë “jo”, ata jetojnë përgjithmonë të lumtur e të gëzuar.

57. Suksesi i madh i një martese të suksesshme, është t’i trajtosh të gjitha shkatërrimet si incidente dhe asnjë prej incidenteve si shkatërrime.

58. Kurrë nuk e kuptoni sa shumë ndryshon zëri i një personi derisa gruaja ndalet së bërtituri dhe i përgjigjet telefonit.

59. Martesa është marrëdhënia njerëzore më e kënaqshme, më forcuese dhe më e gjatë në këtë Tokë.

60. Vizioni në darkë shpesh është panoramë në mëngjes.

61. Kam vite që nuk i flas gruas, nuk kam dashur ta ndërpres.
- Rodney Dangerfield

62. Nëse nuk mund të shkoni mirë me partnerin/en nën çdo rrethanë, si mund ta dini se do të shkoni mirë me dikë tjetër nën ndonjë rrethanë tjetër?

63. Njerëzit që nuk shkojnë mirë me partnerin/en e momentit, zakonisht nuk mund të shkojnë mirë me asnjë partner/e.

64. Adami kishte të tërë Botën për veten dhe Perëndinë në Kopshtin e Edenit, megjithatë nuk ishte i kënaqur derisa gjeti gruan. Vetëm gjiri i një gruaje e përmbush një burrë.

65. Shpesh bashkëshorti/bashkëshortja mërzitet dhe kërkon pak variacion apo ndryshim, por ky nuk është justifikim i mjaftueshëm për të prishur një martesë. Më mirë të marrin pushime!

66. Një grua ka nevojë që dashuria të shprehet me përkujdesje, madje më shumë se marrëdhënie fizike.

67. Bari në anën tjetër të gardhin duket gjithmonë më i gjelbër, por zakonisht vetëm për shkak të paarritshmërisë.

68. Partneri ideal nuk ekziston, përndryshe nuk do të ishte njeri.

69. Nëse dikush do të qëndronte për t’ju duruar, ndoshta do të bënit mirë të mësonit si t’i duronit edhe ju dhe të jini falënderues që ekziston dikush që do të jetojë me ju.

70.Sekreti i një martese të suksesshme, është të mos qëndrosh në shtëpi shumë.
- Colin Chapman

71. Ne flemë në dhoma të ndara, hamë darka të ndarë, shkojmë me pushime të ndarë. Po bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë martesë së bashku.
- Rodney Danderfield

72. Kur shihni se kë martojnë disa vajza, atëherë kuptoni se sa shumë e urrejnë punën për të nxjerrë jetesën.
- Helen Rowland

73. Bëhu i mirë ndaj virtyteve të saj, bëhu pak i verbër ndaj të metave të saj.

-Anonim

74. Një martesë e lumtur ka brenda gjithë kënaqësitë e miqësisë, gjithë gëzimin e ndjesive dhe arsyes, dhe gjithë ëmbëlsinë e jetës.
- Joseph Addison

75. Një burrë i lumtur martohet me vajzën që dashuron; një burrë edhe më i lumtur dashuron vajzën me të cilën martohet.
- Anonim

76. Unë jam mike e mirë për burrin tim. Jam përpjekur t’i mbaj premtimet e martesës. Jam gjithnjë pranë tij. E dëgjoj. Përpiqem të qesh.
- Anna Quindlen

77. Burrat martohen me atë që kanë nevojë. Unë martohem me ty.
- John Ciardi

78. Martesa nuk është ritual apo fundi. Është një kërcim i gjatë dhe intim së bashku, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi se sa ndjesia e ekuilibrit dhe zgjedhja e partnerit.
- Amy Bloom

79. Tërheqja hollohet pas një farë kohe dhe bukuria zbehet, por të martohesh me një burrë që të bën të qeshësh çdo ditë, kjo është dhuratë e madhe.
- Joanne Woodward

80. Sepse kam lindur dhe jam martuar. Gjithë rreziku i njerëzimit vjen nga shtrati.
- C.H. Webb, Dum Vivimus Vigilemus

81. Nuk keni pse të jeni në të njëjtën gjatësi vale për t’ia dalë në martesë. Mjafton të lundroni në valët e njëri-tjetrit.
- Toni Sciarra Poynter

82. Më pëlqen të jem e martuar. Është kaq e mrekullueshme të gjesh personin që doni t’ju mërzisë gjatë gjithë jetës.
- Rita Rudner

83. Trishtimi kujdeset për veten, por që të marrësh gëzimin e plotë, duhet të kesh dikë për ta ndarë.
- Mark Twain

84. Na është thënë se njerëzit qëndrojnë të dashuruar për shkak të proceseve kimike, ose sepse qëndrojnë të intriguar me njëri-tjetrin, ose për shkak të mirësisë. Por pjesërisht për shkak të faljes dhe mirënjohjes.
- Ellen Goodman

85. Disa njerëz pyesin për sekretin e martesë sonë. Ne gjejmë kohë të hamë në restorant dy herë në javë. Një darkë e vogël në dritën e qirinjve, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martave, unë të premteve.
- Henry Youngman

86. Njerëzit nuk martohen nga arsyeja apo kujdesi, por se ashtu janë mësuar.
- Samuel Johnson

87. Asnjë burrë nuk është martuar me të vërtetë deri në momentin që kupton se çfarë gruaja e tij nuk thotë.
- I panjohur

88. Ne nuk duam cilësitë, ne duam personat; ndonjëherë për shkak të defekteve si dhe të cilësive.
- Jacques Maritain

89. Do të më pëlqente të shihja një tip burri që dallon nga gorilla, që një grua e mirë dhe e bukur nuk e ka gdhendur që të nxjerrë një burrë.
- Oliver Wendell Holmes, Sr

90. Martesa është një prej pak institucioneve që i lejon një burri të bëjë ato që pëlqen gruaja.
- Milton Berle

91. Besoj se burrat që kanë një vesh të shpuar, janë më të përgatitur për martesë. Ata kanë përjetuar dhimbjen dhe kanë blerë bizhuteri.
- Rita Rudner

92. Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vite. Pastaj u njohëm.
- Rodney Dangerfield

93. Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.
- Samuel Johnson

94. Një burrë i vjetër që martohet me një grua të re bëhet më i ri, por ajo bëhet më e vjetër.
- Anonim

95. Nuk është e zakonshme që persona që nuk njihen, të martohen, por që një çift të divorcohet duhet të njihen mjaft mirë.

-Anonim

96. Çdo martesë priret të përbëhet nga një aristokrat dhe një fshatar.
- John Updike

97. Dashuria është diçka ideale, martesa është diçka reale.
- Goethe

98. Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.
- Mignon McLaughlin

99. Mos u martoni me një burrë ta reformoni. Për këtë janë shkollat e riedukimit.
- Mae West

100. Një shtëpi e lumtur, është ajo ku secili partner i jep mundësinë tjetrit të ketë të drejtë, edhe pse asnjëri nuk e beson.
- Don Fraser
 
Përgjigje e: Martesa

C'ndjenje e larte dhe hyjnore eshte dashuria bashkeshortore.
Ka thene Balzak tek Fshataret.

E pra, e larte dhe dhe hyjnore. Nuk ekziston.
 
Përgjigje e: Martesa

2 martesa e 2 fejesa kete vere. do te thote qe akoma njerezit besojne ne martesen.. ama portafoli im po fillon te derdhe lote :(
 
Përgjigje e: Martesa

Eh martesa. Mamaja ime thot gjithmone qe martesa esht nje qyp me 2 gisht mjalt e posht ter m..
Por dhe pse shume njerez ngelin te zhgenjyer nga martesa , shume martohen krijojn familje dhe jetojn te lumtur , disa se sduan te prishin familjen per shkak se kan femij e shtyn martesen terhiq e mos e kput.


Si do qe te jete martesa dua ta provoj dhe une haha
 
Përgjigje e: Martesa

Martesa:
*te lidh kembet-te zgjidh gojen
*bashkon leket-ndan fajin
*zgjon ndjenjat-mpin trurin.
 
Përgjigje e: Martesa

Pse kaq te sakatosura nga martesa oj te mjera vejushe beqare dhe te martumet e forum-al?
Kush mund ta kundreshtoj martesen si ligj hyjnor, vetem se te deshtuarit dhe injorantet.
Rinia para se te martohet, duhet te jete me e kthjellet dhe e ngadalte ne marjen e disa vendmeve shume te rendesishme ne jete.
Qe nje martese te jete e frutshme, cifti nuk duhet te kete bere imoralitet (sex ) me pare, qofte burri dhe gruja.
Pastaj qofte femra, ashtu dhe mashkulli, nuk duhet te martohen me nje njeri qe nuk i pelqen nga pamja e jashtme. Pastaj pjytet, veshtrohet, se si eshte dhe ctabjate ka, dhe kur je i/e vendosur qe ai/ajo eshte per ty, meret pelqimi shkembehen llokumet, behet dasma me lezet, dhe cifti vazhdon jeten te lumtur pa u brengosur nga ndonje dashuri e deshtuar ne adoleshence.
Por kur vajza i ka rene m'top ne adoleshence, e djali po ashtu nga krahu tjeter, atehere kjo eshte nje martes e kalbur nga brenda dhe eren e qelbur ja dine vet cifti.
Qofte grat ashtu dhe burrat e martum, nuk respektojne te drejtat e njeri tjetri, burri gjithmon kerkon te ket nje dashnore, kurse gruja lyhet e perlyhet qe te jete ne qender te vemendjes nga burrat e botes edhe pse kjo nuk kerkon dashnore (por ka dhe shume qe duan) por thjesh i pelqen tja varin i cik me jahu.
Ky nuk eshte cift, dhe kjo nuk eshte martes, por thjesht dy njerez te pabes ndaj njeri tjetrit, rijne hane e pine bashke.
Martesat me bereqet jane vetem martesat qe behen sipas sherjatit..
 
Përgjigje e: Martesa

Pse kaq te sakatosura nga martesa oj te mjera vejushe beqare dhe te martumet e forum-al?
Martesat me bereqet jane vetem martesat qe behen sipas sherjatit..



haha haha Sarcasm is the second cousin of Anger or Sarcasm is Anger's bitch.

You're a WOMAN HATER! And you can't admit it, because you're a deluded piece of "art"!

Zeid, there are two kinds of angry people in this world: explosive and implosive. Explosive, which is the most common, is the type of individual you see screaming at everyone for not taking his opinion. Implosive, the least common, a scared child left alone in a forest and he starts SINGING OUT LOUD to overpower his own powerless feelings, or the quiet boy who remains quiet at everything day after day until he then finally loses it and just shoots. You're both of these people.

You're going to need to lower your hate/anger levels a few notches toward women and listen to me: Saudi Arabia is the best Kingdom for you so go ahead and leave THE WESTERN PEOPLE ALONEEEEEEEEEEEE! No matter how much you scream and shout, YOU ARE NOBODY to them.

Dielli vjen nga lindja, but by the end of the day is THE WEST that ROCKS ON!

E po te fliste nje burre me kulture perendimore per martesen do t'ja merrnin per baze, por ti Zeid je KRYEKEPUT FANATIK per MAN RULES THE WORLD, ligji jot i marteses eshte raporti te martohesh me 5 gra. Ne perendim kjo quhet HAREM ose HARAM dhe jo MARTESE. Ti nuk je per Martese ne quota te barabarta. Nuk ka martese dhe respekt per gruan ne boten dhe konceptin e marteses tende.

Dhe dicka tjeter doja te shtoja: ALTHOUGH I really, really, really love kete djalin tend qe e paske si engjell (te te rroje, se vertete qenka si yll), nuk do ma donte mendja kurre (ne fakt jam e bindur) se do nxirrje foton e vajzes apo te gruas ne Forum, edhe pse mund te ishin me te bukura se djali psh.

Repeat after me: I'm a women hater, and my "sanctuary" place of my brain is Saudi Arabia!

Good luck to you and to your followers! -fershellen-

One more thing: Martesa dhe SEX jane CHOICE. You can't force ANY of them. On the contrary LOVE IS A BLESSING!

Thank youuuuu GOD for blessing ME with ALL the goods! Marriage-SEX-LOVE-Kids and a HEAVENLY HUSBAND.

Comparing to you and other muslim/fanatic/woman haters? -That's why I'm proud to be a WOMAN to have a HUSBAND like him!

Please God, do not ever forgive the angry masterbating women haters !!!
 
Përgjigje e: Martesa

Se mos harron ndonje nga pikat kjo hapesja e temes. Me thene te dejten 100 tehnit per martesen mu duken shume..

Tété, cfare eshte kjo fjala "tehnit"? Nuk e kam degjuar ngonjehere.
 
Përgjigje e: Martesa

Well well well

Ta dija qe Hello Kitty do ishte deshperuar kaq shume nga postimi im nuk do kisha postuar fare.
Un nuk urrej grate sepse grua un kame nenen motren mbesen grun time etj
Kaq mjafton per te sqaruar ndonje antar qe mund te pesoj infeksion nga posti i hello kitty
Sorry per hard feeling guys
 
Përgjigje e: Martesa

Sec mu kujtuan ca fjale tani

“ Përpiqu të mos fyesh askënd, nëse sot fyen ndonjë me fjalë, neser mund të ndihesh i fyer vetëm nga shikimi i tij...“
 
Përgjigje e: Martesa

Debate për martesën mes 3 personave


Nga shumëkush, martesa konceptohet si bashkimi nën kurorë mes dy personave, dhe në legjislacionet respektive të shumë vendeve përcaktohen qartë edhe personat; burrë dhe grua.


Por një rast i vecantë, ku tre personave janë bashkuar në lidhjen e shenjtë të martesës në Brazil, po shkakton mjaft debate në vend, sidomos sa i përket interpretimit të ligjit përkatës në shtetin e Sao Paolos.

Gjithcka nisi tre muaj më parë, kur një notere pranoi bashkimin në martesë të një burri me dy gra. Noterja Claudia do Nascimento pretendon se burri dhe dy gratë e tij meritojnë të bashkëjetojnë e të gezojnë të drejtat që u jep lidhja në martesë pasi nuk është e jashtëligjshme.

Sipas saj, ligji përcakton qartë konceptin e martesës, por jo numrin e personave që hyjnë në këtë marrëdhënie juridike, e për pasojë asgjë s’është e paligjshme.

E në fakt, tre individët nuk i ka penguar asgjë të jetojnë të martuar me njëri-tjetrin. Dy femrat dhe mashkulli prej kohësh ndajnë të njëjtin apartament në Rio, paguajnë faturat dhe taksat nga fondi familjar, madje kanë edhe një llogari të përbashkët bankare.

Rasti ka përcarë opinionin publik. Kisha dhe eksponentë të saj kundërshtojnë lidhjen si amorale dhe të jashtëligjshme, ndërkohë që shumë juristë shprehen se ky është momenti i duhur për të njohur formalisht atë që ka ekzistuar prej kohësh: lidhja në marrëdhënie intime e më shumë se 2 personave. Koncepti i familjes ka ndryshuar, thonë ata.
N/O

543540_497826966895396_1334523640_n.jpg
 
Përgjigje e: Martesa

Kohet e shkuara


406222_503535329673479_70540204_n.jpg


Kohet e tanishme

heiraten-paar_front_large.jpg

......................................
 
Përgjigje e: Martesa

Eh martesa. Mamaja ime thot gjithmone qe martesa esht nje qyp me 2 gisht mjalt e posht ter m..
Por dhe pse shume njerez ngelin te zhgenjyer nga martesa , shume martohen krijojn familje dhe jetojn te lumtur , disa se sduan te prishin familjen per shkak se kan femij e shtyn martesen terhiq e mos e kput.


Si do qe te jete martesa dua ta provoj dhe une haha
Kujdes Walci, mos i hap vrym nga poshtë qypit, fillo haje nga lart.haha haha
 
Përgjigje e: Martesa

Martesa eshte nje keshtjelle: kush eshte brenda do te dale, kush eshte jashte do te hyje :D

Une nuk kam gje kunder marteses, ne fakt jam pro saj. Me habit ama fakti qe njerzit e konsiderojne te llogjikshme te shpenzojne me qindra para (mjaftueshem sa per nje kapar (deposit) per te mare nje kredi per shtepi). Aq me teper kur 80% te dasmoreve nuk i ke pare kurre!
 
Back
Top