• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Martin Gelb,nje hero i vertete amerikan.

Nova_Design

V.I.P
Anëtar
Mar 4, 2014
Postime
3,080
Pikët
83
Kongresi amerikan dekoroi para ca kohesh,ne qershor me duket, me medalje nderi ish oficerin e inteligjences amerikane te Luftes se II te Boterore,Martin Gelb.
Nje ish oficer i inteligjences amerikane qe tani
eshte 96 vjec u dekorua me medalje nderi,
per ate cfare historianet e pershkruajne si
mbrojtje e vendit ne zonat me hije(shadow) midis
diplomacise dhe luftes.
Ish kapiteni i ushtrise Martin Gelb ishte pjestar
i Zyres se Sherbimeve Strategjike(Office of Strategic Services)
gjate luftes se dyte boterore.
Me vone,pas lufte kjo zyre mori emrin CIA,CIA qe njihet sot si
Agjensia Qendrore e Inteligjences(Central Intelligence Agency).
Ai kreu misione te rendesishme te inteligjences ne Gjermani, Angli
dhe France duke dhene info dhe mbeshtetje ne fshehtesi per trupat
amerikane dhe angleze.Kontributi i tij u vleresua shume per invazionin anglo amerikan ne brigjet e Normandise,qe njihet si operacioni D Day.
Informacionet e tij ndihmuan ne krijimin e nje plani shume deciziv dhe te suskseshem per clirimin e kampit te perqendrimit te Buchenwaldit ne Gjermani nga aleatet.
Sukseset e tij lidhen edhe me shpikje armesh dhe pajisjesh ne ate kohe te avancuara per komunikacionin ne largesi dhe shpetimin e aviatoreve te rene ne oqean.Kurajoja,inteligjenca trimeria e tij si dhe 100 heronjve te tjere te inteligjences qe jane gjalle sot,ka mbetur
e heshtur sekret per dekada(mbi 70 vjet)
Senatorja Jeanne Shaheen qe dekoroi Martin Gelb me medalje Bronzi e quajti ate nje hero te vertete amerikan.
Martin Gelb lindi ne Bruklin Nju York.Ne moshen 7 vjec ishte i afte
te mberthente ,zberthente radio dhe krijonte radio vete duke bashkuar,ngjitur pjeset.Inteligjenca e tij ishte e jashtezakonshme,aftesit e tij ishin impresive ne fushen e elektricitetit,elektronikes,Pas lufte ai punoi per nje kompani telefonash deri sa doli ne pension dhe per gjithshka qe ai beri per luften,ai mbajti nje heshtje te plote,sikur te mos kishte ndodhur asgje.
Nje hero i heshtur.Nje fakt tjeter shume impresiv eshte ajo qe thote vajza e tij .Martin Gelb megjithse ne pension mbi 90 vjec vazhdon te kete mendje te mprehte dhe shkruan programe kompjuterash me fjale te tjera ai njeh gjuhe programimi dhe din se si te shkruaje kode.
Te ben pershtypje inteligjenca e tij,arritjet dhe modestia ne kulm.
Bravo....
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
7,047
Pikët
113
Përgjigje e: Martin Gelb,nje hero i vertete amerikan.

I bejn kto deokrime intelijences amerikane sepse trump ka hedhur poshte aftesite e tyre dhe i ka ofenduar shpesh duke mabjtur anen e putinit dhe rrefuzuar informacionet e inteligjences amerikane. Zakonisht kto njerz dhe veprat e tyre nuk behen publik kurr.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,449
Pikët
113
Përgjigje e: Martin Gelb,nje hero i vertete amerikan.

Çfarë interesi mund të kemi ne si shqiptarë në lidhje me këtë temë!
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
7,047
Pikët
113
Përgjigje e: Martin Gelb,nje hero i vertete amerikan.

Çfarë interesi mund të kemi ne si shqiptarë në lidhje me këtë temë!
Inspirim patriotik meqe 99.9% te shqiptarve po na dalin spiuna tradhtar.
 
Top