• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Martohet Chelsea Clinton

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përfaqësues të lartë të jetës politike dhe shoqërore në SHBA, të shtunën pritet të marrin pjesë në ceremoninë e martesës së Chelsea Clinton, që është vajza 30 vjeçare e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Ajo martohet me partnerin e saj shumëvjeçar Marc Mezvinsky, në pushimoren Rhinebeck në lumin Hudson, në shtetin e New Yorkut.

Përveç prindërve të vajzës, mes të tjerëve në dasmë do të marrin pjesë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, regjisori i njohur Steven Spielberg, moderatorja televizive Oprah Winfrey, e të tjerë.

Autoritetet e aviacionit e kanë shpallur zonë të ndalimit të fluturimeve të aeroplanëve, hapësirën mbi vendin ku mbahet dasma.
 
Top