• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Marty: Tribunali i Hagës zhduku dëshmitë e mia për “shtëpinë e verdhë”

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,223
Rezultati i reagimit
1,015
Pikët
113
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se Tribunali i Hagës i ka zhdukur dëshmitë e tij për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Marty, që hartoi një raport i cili akuzonte krerët e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, për përfshirje në “trafik organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të burgosurve” gjatë luftës, ka thënë të jetë interesuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi në lidhje me informatat dhe dëshmitë e mbledhura në terren rreth asaj që është quajtur “shtëpia e verdhë”, por se ata i kanë thënë se “ato dëshmi më nuk ekzistojnë dhe se i kanë hequr për të liruar hapësirë, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin”, transmeton Koha.net.
Për këtë përgjigje thotë të jetë habitur dhe thotë se kjo është vërtetë shqetësuese.
Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së.
Më poshtë intervista e plotë e Martyt dhënë Novostit, e përkthyer nga Koha.net:
Novosti: Kanë kaluar tetë vjet nga raporti juaj i famshëm, ndërsa aktakuzat ende nuk janë ngritur. A jeni të kënaqur me shpejtësinë e hetimeve nga organet e drejtësisë?
Marty: Pyetja juaj veçse përmban përgjigje. Nëse unë kam arritur të përfundoj raportimin tim për pak më shumë se një vit, edhe ata kanë mundur ta bëjnë këtë në ndërkohë. Prokurori amerikan Clint Williamson në korrik të vitit 2014 publikisht kishte thënë se rezultatet deri tek të cilët kishte arritur njësia e tij hetuese, e cila përbëhej nga dyzet persona me kualifikime të larta, mbulojnë thelbin e raportit tim. Menjëherë pas kësaj konference dha dorëheqje! Pritëm më shumë se një vit që të zëvendësohej. Edhe pasuesi i tij nga ajo kohë ka shkuar. Është emëruar i treti, ndërsa rezultate ende nuk ka.
Novosti: A po e bën këtë dikush qëllimshëm?
Marty: këtë s’mund ta di, por mund të vërej se kanë ekzistuar një sërë emërimesh gjë që ka ngadalësuar punon e gjykatës. Ekzistojnë dy dinamika që bien ndesh me njëra-tjetrën. Jam i bindur se ka njerëz që dëshirojnë të punojnë sinqerisht në zbardhjen e së vërtetës. Po ashtu mendoj se ka edhe interesa politike që tërë këtë dëshirojnë ta ndalojnë. Në fillim kanë besuar se s’do të gjendet. Tani ata janë në një situatë shumë të pakëndshme për shkak të faktit se njerëzit që i mbështetën ata ishin përfshirë në diçka kaq të tmerrshme.
Novosti: A besoni se në fund do të ketë drejtësi për ata që janë përgjegjës në qeverinë në Prishtinë?
Marty: Nuk di çfarë t’ju them! Mund të ndodhë edhe të mos dënohen. E dini, pjesa më e madhe e krimeve të luftës nëpër botë, fatkeqësisht, mbetet e pandëshkuar.
Novosti: A mund t’i besohet gjyqësorit, nëse ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, i cili dyshohet se i ka fshehur dëshmitë e “shtëpisë së verdhë”, tani është një prej mbrojtësve kryesorë të liderëve kosovarë?
Marty: Kur dëgjova këtë lajm, mendova se janë dy Geoffrey Nice! Është e pakuptimtë që zëvendës-kryeprokurori i Hagës papritmas të bëhet avokat i të dyshuarve. Kjo më duket më së paku e çuditshme. Ndoshta, nga ana e drejtësisë, është e mundshme kjo gjë, por personalisht, nga ana etike, më duket e dyshimtë.
Novosti: Çfarë ndodhi në fund me dëshmitë? Carla del Ponte ka thënë se ekzistojnë, ndërsa Nice ka thënë se nuk ekzistojnë...
Marty: E di se dëshmitë kanë ekzistuar. Gazetari Anthony Montgomery ka qenë i pranishëm kur hetuesit e Tribunalit të Hagës kanë qenë në “shtëpinë e verdhë” dhe kanë mbledhur dëshmi. E bënë këtë, megjithatë, në mënyrë shumë amatore. Për shembull, nuk analizuan gjurmët e gjakut. Por, gjetën barna, shiringa e shumë gjëra tjera dhe e gjithë kjo u vulos në Tribunal.
Novosti: Si është e mundur që me politikën e lartë në Kosovë ende merren disa prej protagonistëve kryesorë të raportit tuaj?
Marty: Çfarë t’ju them? Unë e ka shkruar atë raport, ndërsa në anën tjetër ekziston edhe realiteti politik.
Novosti: A ju ka paditur Hashim Thaçi për shpifje, siç e keni sugjeruar, nëse veç mendon se nuk e keni shkruar të vërtetën?
Marty: Jo. Në secilin rast, jam i bindur se një padi e tillë do të refuzohej. Jo vetëm pse si raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës gëzoja imunitet, por edhe sepse mund të vërtetoj se raporti im është i bazuar në dëshmi të njerëzve që kanë qenë direkt të përfshirë në veprat e përshkruara. Kishte edhe të tillë që e akuzonin veten e tyre!
Novosti: Por, dëshmitarët ende frikësohen për jetët e tyre...
Marty: Natyrisht se e dini rastin e Ramush Haradinajt para gjykatës ndërkombëtare. secilën herë që zhdukeshin dëshmitarët, kishte vdekje misterioze. E kuptoj tërësisht se dëshmitarët frikësohen. Për këtë jam bindur edhe vet. Ata njerëz janë të frikësuar deri në palcë. Frikësohen për jetët e tyre dhe të afërmve të tyre. Gati 20 vjet kanë kaluar, janë rritur gjenerata të reja dhe gjithë ata njerëz nuk janë paracaktuar për të luajtur heroin.
Novosti: A keni ende kërcënime?
Marty: Pikërisht në librin tim të ri shkruaj për një situatë komike kur, derisa isha në Bernë, para stacionit kryesor të trenit, po prisja tramvajin, mu afrua një burrë, ngriti gishtin dhe në gjuhën gjermane, me theks të dukshëm, më bërtit se kam shkruar një raport skandaloz dhe nisi që me zë të lartë të më akuzonte se kam marrë 1 milion euro nga serbët për të! Kishte goxha njerëz përreth dhe po na vështronin të tronditur. E pyeta nëse do të isha vërtetë aty, në mot të ftohtë, duke pritur tramvajin, nëse do të kisha pranuar atë shumë të parave? Të gjithë qeshën, ndërsa ai iku kokulur. Ka pasur edhe kërcënime, por s’dua të flas për to.
Novosti: Të gjithë thonë se jeni i guximshëm, që është e pamohueshme. Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, edhe më tej duhet të flasim për guximin e njerëzve të cilët vetëm bëjnë punën e tyre.
Marty: Me të vërtetë nuk pretendoj se jam i guximshëm, sepse, siç thatë, unë thjesht bëra atë që ishte detyra ime. Nuk është problemi aty se unë jam i guximshëm sepse bëj atë që duhet, por janë frikacakë ata që nuk e bëjnë. Dhe këto janë gjëra të ndryshme. Vetëm e vërteta rreth konfliktit të Kosovës mund të çojë në pajtim. Unë kam zbuluar vetëm pak. Ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë në këtë fushë.
- Jemi nxituar me njohje -
Novosti: Kur jemi tek drejtësia, a ka të drejtë Kosova të ndahet nga Serbia, sepse në ish-Jugosllavi nuk ka qenë Republikë, gjë që, sipas komisionit të Badinterit, ka qenë kusht për shkëputje? A munden që me formulime siç është “sui generis” të zgjidhen çështje të tilla komplekse?
Marty: Në kohën sa isha president i Komisionit për politikë të jashtme, Zvicra dëshironte me shpejtësi të njihte Kosovën. Unë kundërshtova karakterin ndërkombëtar-ligjor, me mbështetjen e ekspertizës së Profesor Koenit nga Universiteti i Gjenevës. Zvicra gjendet në një situatë specifike sepse ka mbi 10 për qind qytetarë të Kosovës. Mendoj se jemi nxituar dhe se kemi mundur të gjejmë ndonjë zgjidhje tjetër. Kosova tashmë jeton në infuzion ndërkombëtar.
- Do të vija në Beograd -
Novosti: Delegacioni serb nga Strasburgu ju ka ftuar në Beograd. A do të vini dhe a do të përkthehet libri juaj në Serbi?
Marty: Nëse ndonjë shtëpi botuese serbe do të interesohej për të, nuk do të kisha asgjë kundër! Natyrisht se duhet të mendoj për ftesën. Nuk do të shkoja në vizitë politike në Kuvend, por në universitet, pse jo.
_____________________________________________
https://www.koha.net/arberi/141819/marty-tribunali-i-hages-zhduku-deshmite-e-mia-per-shtepine-e-verdhe/
_
_______________


Tribunali i Hages na i paska asgjesuar provat e "shtepise se verdhe", po thot ky legen paçavura zvicrane...
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
8,393
Rezultati i reagimit
1,479
Pikët
113
Location
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Marty: Tribunali i Hagës zhduku dëshmitë e mia për “shtëpinë e verdhë”

o Fshatari, e ke hap nje teme me permbajtje te tille po nga ana jote, prap teme mbi teme?
Ja ku e ke hap po vete: https://www.forum-al.com/showthread.php?t=41582

Spostoje temen po tek ajo e para meqenese trajton te njejtin argument, perndryshe behemi corap duke kerkuar temen me kete argument dhe natyrisht i bie edhe interesi!;))
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,223
Rezultati i reagimit
1,015
Pikët
113
Përgjigje e: Marty: Tribunali i Hagës zhduku dëshmitë e mia për “shtëpinë e verdhë”

Avokati i reagon Dick Martyt: Po ankohet se s’prezantoi fakte, po tenton ta zhvleftësojë Specialen

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Arianit Koci, ka thënë se ish-senatori zviceran, Dick Marty ka nisur një fushatë për të mbuluar dështimet lidhur me raportin e tij, për krime të kryera nga ish-udhëheqësit e UÇK’së.
Koci ka thënë se tash Marty po e vajton dështimin duke lëshuar akuza në drejtim të Speciales. E ka këshilluar zviceranin që rastin t’ia lë Gjykatës Speciale dhe të mos bëjë gjykime në media.
“Kur pretendimet e pabazuara të Dick Martyt, ish-raportuesit të Këshillit të Evropës lidhur me shtëpinë e verdhë, pas hetimeve po dalin të jenë të pavërteta të pastërta, senatori zviceran i kthehet mediave serbe, dhe pohon se Tribunali i Hagës i ka thënë se “ato dëshmitë lidhur me shtëpinë e verdhë më nuk ekzistojnë dhe se i kanë i kanë hequr, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin””, ka shkruar Koci, në një reagim në Fb.
Koci ka thënë se qëllimi i Martyt është të zhvleftësojë Specialen e cila do të shqyrtojë raportin e tij për Kosovën.
“Aludimet e z.Marty janë të qarta: Tribunali i Hagës - një gjykatë me renome botërore, nuk e ka kryer punën si duhet. Të gjithë e kanë gabim, vetëm senatori zviceran e paska mirë. Sidoqoftë, besoj që një raportues i Këshillit të Evropës, pas dorëzimit të raportit duhet të pres derisa organet tjera t’a kryejnë punën e vet. Në këtë rast Prokuroria dhe Gjykata”, ka shtuar ai.
“Çështjet penale zgjidhen në Gjykatë e jo në media. Z. Marty, si ish-prokuror e din këtë shumë mirë. Me deklarimet e tilla, me aludime të qarta, po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë i cili është i garantuar me Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare, dhe intervistat e tilla mund të cilësohen si tentativë për ndikimin në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës”, ka shtuar ai.
______________________________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/avokati-i-reagon-dicka-martyt-po-ankohet-se-s-prezantoi-fakte-po-tenton-ta-zhvleftesoje-specialen-620258/
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,974
Rezultati i reagimit
1,312
Pikët
113
Përgjigje e: Marty: Tribunali i Hagës zhduku dëshmitë e mia për “shtëpinë e verdhë”

Apet faka njuza :D

Nuk kishte si ti fshihte gjykata e Hages deshmite, per rastet qe nuk ishin as te nisura, se te proçesuara jo e jo, ne kohen e ekzistimit te asaj gjykate. Pastaj kete avokatin qe i paska dhene zor, kujton qe e lexon pernime Dik Martja -qesh-
 
Top