• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Masakra në Nice/ Gruaja e shqiptarit Endri Elezi kundërshton ekstradimin në Francë: Ne nuk jemi terroristë!

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,277
Pikët
113
MË: 24 PRILL 2021

kamioni.jpg
Gruaja e shqiptarit Endri Elezi, i cili dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit terrorist në Nice të Francës ka deklaruar se do të kundërshtojnë ekstradimin në Francë.

28-vjeçari u arrestua nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

“Ne nuk jemi terroristë, të gjithë duhet ta dinë në Sparanise”, është deklarata e fortë e Denisës, gruas së Endri Elezit. Gruaja, e tronditur nga arrestimi dhe akuza për terrorizëm ndaj burrit të saj, “dëshiron të sigurojë ata që mendojnë në Sparanise, se terroristët nuk po fshihen mes tyre”, shpjegon avokati Fabozzi, raportojnë mediat e huaja.

Elezi jetonte me gruan dhe djalin e tij në Via Solimene, rruga qendrore e Sparanise. “Ne do të kundërshtojmë ekstradimin në Francë, Endri Elezi nuk është përgjegjës për masakrën e veprave terroriste”, tha avokati Francesco Fabozzi.

Avokati i 28-vjeçarit shpjegon se “për momentin dokumentacioni me kundërshtimet e bëra nga prokuroria e Parisit kundër Elezit nuk ka mbërritur ende nga Franca; dosja do të mbërrijë e përkthyer siç duhet në mes të javës së ardhshme. Tani për tani mund të them vetëm se Elezi po akuzohet për krim të mbajtjes pa leje të armëve të luftës, por nuk ka asnjë akuzë për masakër ose krime të tjera në lidhje me terrorizmin”.

Ndërsa seanca dëgjimore në Gjykatës së Apelit në Napoli në të cilën do të diskutohet ekstradimi do të mbahet më 6 maj.
____
 
Nova_Design

V.I.P
Anëtar
Mar 4, 2014
Postime
3,790
Pikët
113
Gruaja e Endrit me sa del nga lajmi i postuar ketu nuk e ka idene fare,no clue.
Burri i saj i ka shitur arme nje terroristi,nje plere dhe del qe Interpoli ka bere hetime dhe ka ndodhur nje shitje arme nga Endri,nje shitje ilegale jo ne dyqan.Ka shume te ngjare qe ky Endri eshte marre me shitje armesh,mbase edhe me droge.Nuk do as tru as kalem te kuptohet qe Endri nuk ka qene engjell,por trafikant armesh.Meqenese Interpoli e ka futur Endrin ne rreth te kuq tregon qe Interpoli ka zbuluar te dhena fakte qe Endri ka zhvilluar aktivitet kriminal dhe ka pasur mardhenie me ndoshta grupin e terroristit ne France.Interpoli ka vene alarmin sepse ka zbuluar lidhje te Endrit me autorin e masakres se Nices.Nuk eshte vetem ceshtja e shitjes se armes.Mund te kete shume fakte te tjera qe ka zbuluar interpoli.Gruaja e Endrit nuk e ka idene fare se me ke eshte lidhur dhe cfare ka bere burri i saj.Sikur burri i saj te kishte shitur nje arme dhe kaq asgje tjeter atehere ai do cilesohej nga interpoli si tregetar ilegal armesh dhe jo si terrorist.Interpoli e ka cilesuar ate terrorist sepse ka zbuluar fakte,te dhena,deshmi qe Endri ka zhvilluar nje aktivitet terrorist dhe si i tille perben rrezik per sigurine publke,per jeten e qytetareve dhe paqen.Si i tille ai meriton burgim te perjetshem.
 
Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Banned
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,827
Pikët
113
Nje grua e di shume mire burimin e parase qe hyn ne shtepi.
Ate mos e thuaj ti,keto jane punera mistike qe as me veten si diskuton jo me familjen. Po thuaj qe gjithsesi gruaja shume mire e ka ditur se ke ka ne shtepi por roli i saj prap eshte te mbeshtes burrin e familjen...
 
ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,579
Pikët
113
keto jane brockulla!
armet kane hyre nga porta e evropes, pikerisht klanet skandinave qe ende e mbajne meri francen e luftrave mes tyre, dhe importuesi ishte nje kroat dhe jo albanez!
 
Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Banned
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,827
Pikët
113
Po mbeshtete nje kriminel je edhe ti kriminele
Ti cfare do beje?
Do e denoncoje vete duke e ditur qe keshtu prish familjen,humb burrin por edhe te ardhurat,dhe per me teper do vije dhe veten tende ne hasmeri me burrin kriminel. Se njehere do dal ai,ose permes shoqerise ,mund ti hakmerret cdohere. Pra edhe pse si bashkeshorte mund te jesh kunder mund te debatosh me bashkeshortin kriminel por ne fund mbyll gojen,ben sikur sdi gje derisa ti vij fundi vete ,sic edhe i erdhi...
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,879

Me keto mend qe ke kallogre do ngelesh-hug-
 
Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Banned
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,827
Pikët
113
Me keto mend qe ke kallogre do ngelesh-hug-
Epo nese sdo te jetoje me paret e tij te ndyra e ndan edhe iken ajo ska pse e denoncon dhe prish qetesine e saj te ndihet e kercenuar cdo here. He si thua ti ,kshu nuk eshte? 😁
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
28,789
Pikët
113
Ti cfare do beje?
Do e denoncoje vete duke e ditur qe keshtu prish familjen,humb burrin por edhe te ardhurat,dhe per me teper do vije dhe veten tende ne hasmeri me burrin kriminel. Se njehere do dal ai,ose permes shoqerise ,mund ti hakmerret cdohere. Pra edhe pse si bashkeshorte mund te jesh kunder mund te debatosh me bashkeshortin kriminel por ne fund mbyll gojen,ben sikur sdi gje derisa ti vij fundi vete ,sic edhe i erdhi...
Me vjen keq Eleni Po ne kete rast nuk mund te heshtesh. Behet fjale per jete te pafajshme, mes asaj turme do kishte qene dhe djali i saj per aq kohe sa qenkan pune mistike lol
Do ishte shum funny Po te besohej qe ajo sdi gje cfare ben i shoqi:p
 
Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Banned
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,827
Pikët
113
Me vjen keq Eleni Po ne kete rast nuk mund te heshtesh. Behet fjale per jete te pafajshme, mes asaj turme do kishte qene dhe djali i saj per aq kohe sa qenkan pune mistike lol
Do ishte shum funny Po te besohej qe ajo sdi gje cfare ben i shoqi:p
Une nuk thash ate,thash qe keto jane Pune mistike te cilat kriminelet nuk i diskutojne ne familje,por qe te jetosh ne nje shtepi e mos kuptosh cfare behet eshte e pa mundur sigurisht . Ajo sigurisht qe e ka ditur dhe e di shume mire se ke po mbron kete moment gjithashtu,vazhdon te jete bashkeshortja e tij pavaresisht faktit qe u arrestua.
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
28,789
Pikët
113
Une nuk thash ate,thash qe keto jane Pune mistike te cilat kriminelet nuk i diskutojne ne familje,por qe te jetosh ne nje shtepi e mos kuptosh cfare behet eshte e pa mundur sigurisht . Ajo sigurisht qe e ka ditur dhe e di shume mire se ke po mbron kete moment gjithashtu,vazhdon te jete bashkeshortja e tij pavaresisht faktit qe u arrestua.
Jam e sigurte qe ai nuk i thote “sot kam shit kaq e aq arme dhe Po planifikojm te vrasim kaq e aq njerez” por qe ajo e Di shum mire qe keto akuza jane te verteta.
I mean ta pyesesh nje grua ku shkon ku hyn dhe ku del burri jot trust me e gjen si CIA.
Nejse te thyn qafen nga kane ardhur
 
Pablo

Pablito
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
5,566

Si tha ai te filmi-Ju Amerikanet keni marre fund,Cia skap dot terroristet para syve!Po ti thuash gruas time qe e tradhtoj me Bin Laden,shkon e ta sjell prej flokesh Bin Ladenin brenda dites😂😂😎
 
Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Banned
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,827
Pikët
113
Jam e sigurte qe ai nuk i thote “sot kam shit kaq e aq arme dhe Po planifikojm te vrasim kaq e aq njerez” por qe ajo e Di shum mire qe keto akuza jane te verteta.
I mean ta pyesesh nje grua ku shkon ku hyn dhe ku del burri jot trust me e gjen si CIA.
Nejse te thyn qafen nga kane ardhur
Te njejten gje po them e une ,gjeja qe skupton ti eshte se ajo vazhdon te jete bashkeshortja e tij,dhe jetonte me po ato pare ,te ardhura qe i sillte ai qe sigurisht ka pas mundesine te jetoje mire. Nuk e tradhetoi deri me sot qe e kapi policia e ti pret ta beje tani ,pra te pranoj qe burri i saj eshte nje kriminel?
Gjeja qe mund te bente ajo ishte te heshte,por shume kush mund ta intrepretoje pastaj si te doje kete reagim te saj...
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,879
Pikët
113
Si tha ai te filmi-Ju Amerikanet keni marre fund,Cia skap dot terroristet para syve!Po ti thuash gruas time qe e tradhtoj me Bin Laden,shkon e ta sjell prej flokesh Bin Ladenin brenda dites😂😂😎
Si e ka emrin ajo gjynofqarja?
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
28,789
Pikët
113
Te njejten gje po them e une ,gjeja qe skupton ti eshte se ajo vazhdon te jete bashkeshortja e tij,dhe jetonte me po ato pare ,te ardhura qe i sillte ai qe sigurisht ka pas mundesine te jetoje mire. Nuk e tradhetoi deri me sot qe e kapi policia e ti pret ta beje tani ,pra te pranoj qe burri i saj eshte nje kriminel?
Gjeja qe mund te bente ajo ishte te heshte,por shume kush mund ta intrepretoje pastaj si te doje kete reagim te saj...
Eleni e kuptoj cfare thua! Ka hesht Nga frika plus I ka pelqy leku dhe pse dirty money etc
I get what your saying I del per zot duke menduar qe ska pase rruge tjeter!
Well I think different gjithmone there is a way.
Mjafton te duash
 
Top