• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Materia, Rastesia dhe Pretendimet e Vetekrijimit

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Në themel të evolucionit qëndron pretendimi se qenia ekziston vetvetiu dhe e varur nga rastësitë.Ati
i evolucionizmit para Darvinit, Lamarku, e konsideronte evolucionin si
një mundësi të dhënë nga Zoti materies dhe natyrës. Ai ishte
evolucionist që pranonte gjenezën hyjnore të materies. Në kundërshtim
me të, Darvini e mbështet ekzistencën e materies në vetë aftësinë e saj
për të ekzistuar dhe zhvilluar. Ata që erdhën pas Darvinit, ranë
plotësisht në materializëm dhe mohim dhe zgjodhën rrugën për ta
përdorur evolucionin si mbështetje për mohimin e Zotit.Ata që i
dalin sot për zot darvinizmit, janë bota materialiste që mbahen pas tij
në emër të mohimit. Këta besojnë në eternitetin e materies, pra, në
pafillimshmërinë dhe pafundshmërinë e materies.[1]Duhet theksuar
qysh në fillim që evolucionistët, dashje pa dashje, përfytyrojnë një
hapësirë të pafundme, sepse t'i japësh eternitet materies dhe ta
vendosësh evolucionin, brenda këtij eterniteti, në një kohë me fillim
të papërcaktuar, do të thotë t'i japësh hapësirës pafundësi meqë koha
dhe hapësira nuk mund të mendohen veç e veç. Koha ka një ekzistencë
nominale (konvencionale); është hapësira që e bën atë një dimension të
materies dhe dukurive. Nuk mund t'i jepet ekzistencë kohës në mungesë
të hapësirës. Ndërkaq, hapësira përbëhet prej botës së atomeve, botës
së lëndës. Për rrjedhojë, po qe se vërtetohet se lënda nuk është
eternale (e pafillim dhe e pafund), do të dalë në shesh se edhe
hapësira dhe koha nuk janë eternalë dhe do të kuptohet vetvetiu se një
gjë që s'është eternale nuk mund të jetë krijuese dhe e vetëkrijuar.Ligji
II i termodinamikës i njohur, tashmë, nga shumica, e hedh poshtë
eternitetin e lëndës dhe materies. Ligji I i termodinamikës është ligji
i ruajtjes së energjisë, kurse Ligji II është ligji i njohur Carnot.[2]
Sipas tij, nxehtësia e qendrave të nxehtësisë, duke u përhapur e
përhapur pa pushim, një ditë do të konsumohet dhe niveli i energjisë në
gjithësi do të barazohet, do të bëhet i njëllojtë kudo. Edhe nëse kjo
nuk do të thotë asgjësim i energjisë, do të thotë asgjësim i diferencës
plus-minus dhe vdekje. Carnot e parashtroi këtë ligj duke u mbështetur
në vëzhgimet në shtëpinë e vet mbi shpërndarjen e energjisë nga soba
dhe uji i zjerë. Pastaj vëzhgimet e tij u zhvilluan më tej nga
shkencëtarët, u përgjithësuan në një ligj i cili mësohet sot nëpër
shkolla.
Sot është e pamundur të thuhet ndonjë gjë e prerë mbi ndikimin e
përgjithshëm të termodinamikës mbi gjithësinë. Megjithëkëtë, mund të
thuhet se gjithësia s'është një e tërë, por e përbërë prej pjesësh
(copash), ndërkaq që konkluzioni mbi një copë është i vlefshëm edhe mbi
të tërën. Vëzhgimet e kësaj fushe tregojnë se po të mos shpërthejë më
parë një katastrofë e përgjithshme për ndonjë shkak tjetër, katastrofa
termodinamike është absolutisht e pashmangshme, domethënë, energjia në
gjithësi do të konsumohet dhe sistemi do të shembet. Këtu mund të
pyetet mbi marrëdhënien e katastrofës termodinamike me joeternitetin e
lëndës dhe materies ose ç'dëm do të pësojnë koha dhe hapësira që
pretendohet se janë eternale.Le ta bëjmë të qartë në fillim se
ata që i japin materies eternitet, duket sikur nuk e dinë se ç'do të
thotë eternitet. Sikur të gjitha kokrrat e rërës që ekzistojnë mbi tokë
t'i bëni zero dhe në krye të vargut me zero që do të formohet, të
vendosni një njësh, shifra e frikshme që ka për të dalë, në raport me
eternitetin do të ketë vlerën zero. Po si kjo, përballë eternitetit,
numri më i madh që do të mund të mendonte, konceptonte dhe prodhonte
mendja e njeriut, do të ishte përsëri zero! Sepse eternal do të thotë i
pafund. Gjëja e pafund:
1) Nuk mund të jetë e përbërë, nuk mund të hyjë në sintezë. Ajo është e thjeshtë dhe e pandashme (e pacopëtueshme).2) Nuk ndryshon kurrë dhe mbi të nuk mund të veprohet.3) Ndodhet e pavarur nga koha dhe hapësira, pra, jashtë lëvizjes së varur nga koha dhe hapësira.4) Eshtë absolutisht e pafundme sepse është absolutisht jashtë kohës.

Nga ky këndvështrim, meqë pafillim dhe pafundësi do të thotë
pakohësi, pafillimi dhe pafundësia takohen në një pikë. Asnjë prej
këtyre veçorive nuk ndodhen te materia. Materia është e ndryshueshme;
siç e ka treguar edhe ligji i termodinamikës, materia nuk mund të
mendohet veç energjisë e cila një ditë ka për ta humbur krejtësisht
ndikimin e vet. Veçanërisht, materia është e hapur ndaj çdo lloj
sinteze. Ndërkaq, materia është e varur nga koha dhe hapësira.
Apologjetistët islamë thonë, duke e pasur fjalën për Zotin, "ma thebete kidemuhu imtenea ademuhu" (po
qe se një gjë është në mënyrë evidente e pafillimtë, asgjësimi i saj
është i pamundur). Me këtë, ata tregojnë se materia kurrë nuk mund të
bëhet burim ekzistence dhe pohojnë veçoritë individuale të
Individualitetit te i cili mund të mbështetet materia.Hapësira
përbëhet, në përmasa të vogla, prej atomeve, kurse në përmasa të mëdha,
prej diejve. Në diellin tonë që është vetëm njëri prej këtyre diejve,
shndërrohen 564 ton hidrogjen në helium në sekondë dhe, si rezultat i
këtij shndërrimi, përreth përhapet një energji prej miliona kalorish në
formë nxehtësie dhe drite. Një pjesë e kësaj energjie që shpërndahet në
tërë sistemin diellor, vjen edhe në globin tonë tokësor. Gjithësia
përbëhet prej diejsh të tillë. Dielli ynë një ditë do të arrijë pikën e
konsumimit dhe atëherë do të ndodhë një katastrofë planetare.Meqë
gjithësia përbëhet prej këtyre diejve që janë si gurë themeli për të,
nuk mund të mendohet që këta diej, energjia e të cilëve shkon drejt
konsumimit, të jenë eternalë, sepse, siç u tha edhe më lart, gjëja
eternale (e pafundme) nuk mund të jetë e përbërë, nuk varet nga koha
dhe hapësira, nuk konsumohet, nuk pëson as ndryshimin më të vogël.
Kurse ne shohim se materia dhe bota materiale janë në ndryshim të
vazhdueshëm, se kalojnë nga një gjendje në një tjetër, shpërbëhen
(analizohen) dhe përbëhen (sintetizohen) ose bëhen orbitë. Në këto
kushte, materia ka edhe fillim, edhe fund dhe është e kufizuar nga koha
dhe hapësira. Çdo pretendim jashtë kësaj është i detyruar të mbetet një
hipotezë pa asnjë pjesë të vërtete. Vetë Darvini, duke e shprehur
dobësinë e vet në lidhje me këtë çështje, thotë: "Në fakt, meqë nuk u
ndodha në periudhën kur kanë jetuar këto qenie, jam i detyruar ta
përforcoj çështjen me një sërë hipotezash!"

Sado që të mbështetet në një sërë dijesh paraprake, në themel,
hipoteza përbëhet prej pikëpamjesh dhe pretendimesh të paprovuara. Po
qe se Darvini ka hedhur në shesh një hipotezë, edhe unë hedh në shesh
hipotezën time dhe them se, me një lëvizje të tokës, njeriu u hodh 10
mijë metra përpjetë dhe s'i ndodhi asgjë. Edhe kjo është një hipotezë.
Ndërkaq, po qe se ju më dilni kundër duke thënë se njeriu i ngjitur në
lartësinë 10 mijë metra vdes në çast nga mungesa e oksigjenit, unë e
mbështes këtë hipotezë me një hipotezë tjetër dhe them se "ju flisni
sipas kushteve të sotme, kurse kushtet tokësore në një periudhë tjetër
kanë qenë të ndryshme". Po qe se hipoteza ime nuk është shkencore por
vetëm një pretendim, edhe pretendimet e Darvinit dhe darvinistëve nuk
kanë ndonjë ndryshim! Pretendimi evolucionist s'është gjë tjetër veçse
një hipotezë që e përgënjeshtrojnë të gjitha ligjet vepruese në
gjithësi e në jetën e gjallë, që i mbush boshllëqet që i shfaqen, me
hipoteza të tjera.[1]
Pikëpamja themelore materialiste mbi ekzistencën është se ekzistenca e
materies nuk ka as fillim, as fund. Materia ka ekzistuar dhe do të
ekzistojë pafundësisht duke kaluar nga një formë në një tjetër përmes
shndërrimeve gjithashtu të pafundme.
[2] Nicolas Leonhard Sadi (1796-1832). Fizikan dhe inxhinier francez, themelues i termodinamikës.
 
Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Materia, Rastesia dhe Pretendimet e Vetekrijimit

....sa e nderlikuar e gjithe kjo ....

Atehere nuk mbetet gje tjeter vecse :te gjithe teorite se cfare eshte Bota, Jeta, lindja, zhvillimi, shnderrimi jane vec Hipoteza....
 
Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Re: Përgjigje e: Materia, Rastesia dhe Pretendimet e Vetekrijimit

....sa e nderlikuar e gjithe kjo ....

Atehere nuk mbetet gje tjeter vecse :te gjithe teorite se cfare eshte Bota, Jeta, lindja, zhvillimi, shnderrimi jane vec Hipoteza....
Ka nje gje qe nuk eshte hipoteze :
Krijimi i Botes sipas Bibles.
Nese je kurioze,fillo e lexoje.
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328

TungjatjetaHeily!

Me pelqen menyra si i trajton gjerat.

Materia qe njohin shkenctaret eshte materia e ndritshme apo aktive.
Po materia e erret? Shkencaret thone se 90% e materies eshte e erret dhe faktohet indirekt nga ndikimet e saj mbi materien e ndritshme.
Pra lind pyetja sa e njohin shkencetaret materien e ndritshme?
Te mos harrojme qe cilesohet vetem 10% e teresise se materies.
Po materien e e erret?
A nuk te duket sa si heret per te nxjerre perfundime dhe perkufizime mbi njohurine e materies?

Me respekt.
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Materia, Rastesia dhe Pretendimet e Vetekrijimit

Tungjat jeta Heily!

Shkencetaret e evolucionit e mbeshtesim hipotesen e tyre per perjetesine (eternitetin) e materies ne faktin se materia shnderrohet ne energji, ata besojne se edhe e anasjellta eshte e mundur. Nese kjo e fundit vertetohet atehere ata do ta kene zgjidhur ceshtjen e materies dhe perjetesine e saj.

Me respekt.
 
Top