• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Materialet Premium kthehen në Falas për të gjithë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Që kur e nisëm projektin e Feniksit, unë me Fadionin nuk kishim si qëllim të bëheshim të pasur apo të fitonim lek të madh duke bër sektorin Premium. Qëllimi jonë ishtë ti ofronim lexueshme Shqiptar edhe të gjithë atyre që donin të mësonin në botën e Webmasterit, materiale të shumta edhe cilësore që nuk do i gjenin me asnjë vend tjetër falas. Ti ofronim një ndihmë profesionale edhe kode edhe programim të shpjeguar qartë edhe pastër.

Sektori Premium ishtë për të mbuluar disa shpenzime që kishim me krijimin e faqes edhe të gjitha gjërat që do fitonim do të përdoreshin për përmirësimin e Feniksi.Com. Gjithashtu donim të vendosnim një mentalitet tek shqiptarët që të paguajnë për materiale e punë cilësore. Por si gjithmonë interesimi i personave për këtë gjë ishtë disi i vogël edhe shumica që kan bler Premium e kan bler për shenjë respekti e falenderimi. Na vjen vërtet gjynah që shumë tutoriale FANTASTIKE të përfundojnë në një sektor Premium ku nuk lexohen nga jo më shumë se 10 veta.

Duke pasur parasysh disa arsyet e mësipërme ne vendosëm që të japim të lirë të gjitha tutorialet Premium që janë shkruar gjer tani edhe ato në vazhdim deri në një kohë të papërcaktuar. Duam të tërheqim më shumë persona që duan të mësojnë edhe duam të bëjmë faqen më shumë “komunikuese” me anë të komenteve edhe ndihmave që i jepen njëri-tjetrit.

Ne si staf duam të falenderojmë të gjithë ato persona që kan paguar edhe paguajnë Premium edhe i themi që nëse doni ndonjë ndihmë personale apo sugjerime për fushën që ne përfshijmë, ju mund të na drejtoheni. Si gjithmonë ju keni përparësi në tutorialet që kërkohen. Kështu që un po i jap mundësinë të gjithë personave që janë Premium që të bëjnë një kërkes për një tutorial specifik që ne do ja plotësojmë dëshirën (brënda mundësive).

Gjithashtu dua t’ju them se sektori Premium do të ekzistoj e nuk do të fshihet. Të gjithë ato persona që duan të na falenderojnë ose të dhurojnë për zhvillimin e mëtejshëm te faqes, mund ta bëjnë fare mirë duke bler ndonjë Premium. Por të gjitha tutorialet Premium do të jenë të shikueshëm nga të gjithë. Normalisht do na bëhesh qefi nëse do të shihnim akoma më shumë komente e më shumë vizita, por kjo është në dëshirën tuaj e nuk detyrojmë asnjë.

Më poshtë po listoj të gjitha tutorialet Premium që mund ti vizitoni edhe të shihni se cila është cilësia e shkrimeve në to.


  1. Ndërtoni Serverin Tuaj
  2. Video pafund nëpërmjet Youtube API
  3. Kodimi i një faqeje të plotë në HTML e CSS
  4. Projekti CMS me PHP
  5. Dua të kem një Blog Timin
Materialet Premium kthehen në Falas për të gjithë është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top