• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mbas nje katastrofe, cfare karakterizon aftesite riperteritese te nje vendi?

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Kemi mbi nje jave qe ne do stacion televiziv, radio, shtypi i shkruar apo biseda me te tjeret, ndeshemi me lajme mbi situaten ne Japoni. Ajo qe ndodhi ne Japoni eshte nje katastrofe e vertete dhe kjo jo vetem nga ana njerezore, materiale, apo financiare, por edhe ne pasojat e lena tek te mbijetuarit. Ne raste te tilla, shume mendojne se nje ndihme shume e madhe per te mbijetuarit eshte ndihma psikologjike, megjithate shume kerkime tregojne se me teper se ndihma psikologjike, ndihma sociale, ulja e stresit, restaurimi i ndjenjes se kontrollit, siguria dhe normaliteti jane akoma dhe me te rendesisshme. Ajo qe po shikojme ne Japoni eshte se njerezit po arrijne ta perballojne kete katastrofe edhe fal pergatitjes se mire te tyre per raste te tilla. Japonezet po tregojne shenja te mira te aftesise riperteritese thjesht duke ndihmuar veten dhe njeri-tjetrin.

Duke lexuar nje artikull mbi kete, po mendoja rreth Shqiperise dhe doja te ndaja disa pyetje me ju qe dhe t'i diskutojme:

- Sa e pergatitur eshte Shqiperia si qeveri dhe shtet per nje katastrofe te permasave te tilla?

- Sa te pergatitur jane shqiptaret nga ana psikologjike dhe sociale per te mbijetuar nje katastrofe te tille? A u ofron qeveria apo institucionet perkatese informacione shqiptareve per te qene te pergatitur per cdo lloj katastrofe?


"Gjithcka ne jetet tona ka te beje me se cfare kuptimi u japim ne ngjarjeve qe ndodhin. Se si e terheqim ne fillin e historise se jetes tone ne nje ngjarje teper tragjike apo domethenese eshte vecanerisht e rendesisshme, sepse ngjarja behet pjese e asaj historie jete. Promovimi i aftesive riperteritese ka te beje me ndihmen qe u japim te mbijetuarve per te kerkuar dhe gjetur kuptimin e vetes se tyre."

http://www.time.com/time/world/article/0,8599,2059436,00.html?xid=rss-fullworld-yahoo
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Mbas nje katastrofe, cfare karakterizon aftesite riperteritese te nje ve

Siq e ceket edhe ju, populli i Japonise eshte shume i pregaditur per katastrofa te tilla, pikerisht per shkak te pozites gjeografike. Japonia gjithmone e ka pasur parasyshe qe eshte e rrezikuar nga katastrofat natyrore, saktesisht termetet...per shkak se gjendet mbi dy pllakat kryesore tektonike te globit.
Po i degjoj me shume interesim intervistat e qytetaret te Japonise dhe po mahnitem me vetpermbajtjen e tyre. Secili prej tyre shprehet se po mundohet te jete sa me i qete dhe te mos humb kontrollin dhe te behet histerik nga ajo qe ka ndodhur apo nga ajo qe pritet te ndodhe.
Kane besim shume te madh ne qeverine e tyre. Edhe pse dy ditet e para nuk kishin pasur asnje udhezim se si te reagojne dhe si te sillen ne periudhen pas termetit ata ishin shume te qete.
Ne diten e trete qeveria iu kishte derguar SMS te gjithe qytetareve duke i keshilluar qe te mos bazohen ne asnje lajm nga mediat nderkombetare (posaqerisht BBC) por te bazohen veten ne ato informata qe dalin nga qeveria.
Arsyeja per kete ishte se sipas tyre, mediat e huaja po spekulojne shume lidhur me centralet berthamore dhe shperndarjen e radioaktivitetit atje.
Populli japan karakterizohet me nje decipline dhe pjekuri te pashoqe. Jane unikat ne bote.
Edhe pse u perballen me njeren nga katastrofat me te medha natyrore qe i ka njohur njerezimi ata po perpiqen qe mos te bejne panike, por perkundrazi te jene sa me te qete dhe sa me te matur.
Thene shkurt "buallin po e bejne mize":

Krahasimi me Shqiperine.
Eshte komplet e kunderta e asaj qe ndodhe ne Japoni.
Ketu "miza behet buall".
E kam fituar ate pershtypje per politiken e Shqiperise sa qe mendoj se edhe nese ndodhe ndonje termet shkaterrues...edhe pse eshte katastrofe natyrore...do te fillonin akuzat e kunderakuzat pozite-opozite.
Nese flasim per pergaditjen apo logjistiken shteterore mund te them se jo vetem Shqiperia por edhe vende shume me te zhvilluara se Shqiperia nuk do te ishin te afta ta mbanin situaten nen kontroll.

Pregaditja e popullit per katastrofa eshte e barabarte me zero. Pregaditja e ushtrise mund te jete e mire sepse tani Shqiperia eshte edhe anetare e NATOs, por pa bashkepunimin dhe koordinimin e mirefillte me popullin edhe ushtria e ka te veshtire te mbaje situaten nen kontroll.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Mbas nje katastrofe, cfare karakterizon aftesite riperteritese te nje ve

Kemi mbi nje jave qe ne do stacion televiziv, radio, shtypi i shkruar apo biseda me te tjeret, ndeshemi me lajme mbi situaten ne Japoni. Ajo qe ndodhi ne Japoni eshte nje katastrofe e vertete dhe kjo jo vetem nga ana njerezore, materiale, apo financiare, por edhe ne pasojat e lena tek te mbijetuarit. Ne raste te tilla, shume mendojne se nje ndihme shume e madhe per te mbijetuarit eshte ndihma psikologjike, megjithate shume kerkime tregojne se me teper se ndihma psikologjike, ndihma sociale, ulja e stresit, restaurimi i ndjenjes se kontrollit, siguria dhe normaliteti jane akoma dhe me te rendesisshme. Ajo qe po shikojme ne Japoni eshte se njerezit po arrijne ta perballojne kete katastrofe edhe fal pergatitjes se mire te tyre per raste te tilla. Japonezet po tregojne shenja te mira te aftesise riperteritese thjesht duke ndihmuar veten dhe njeri-tjetrin.

Duke lexuar nje artikull mbi kete, po mendoja rreth Shqiperise dhe doja te ndaja disa pyetje me ju qe dhe t'i diskutojme:

- Sa e pergatitur eshte Shqiperia si qeveri dhe shtet per nje katastrofe te permasave te tilla?

- Sa te pergatitur jane shqiptaret nga ana psikologjike dhe sociale per te mbijetuar nje katastrofe te tille? A u ofron qeveria apo institucionet perkatese informacione shqiptareve per te qene te pergatitur per cdo lloj katastrofe?


"Gjithcka ne jetet tona ka te beje me se cfare kuptimi u japim ne ngjarjeve qe ndodhin. Se si e terheqim ne fillin e historise se jetes tone ne nje ngjarje teper tragjike apo domethenese eshte vecanerisht e rendesisshme, sepse ngjarja behet pjese e asaj historie jete. Promovimi i aftesive riperteritese ka te beje me ndihmen qe u japim te mbijetuarve per te kerkuar dhe gjetur kuptimin e vetes se tyre."

http://www.time.com/time/world/article/0,8599,2059436,00.html?xid=rss-fullworld-yahoo
Sa e pergatitur eshte Shqiperia?.Eshte shume e pergatitur.!!!!

Qeveria e institucionet...shpresojn te ndodhi diçka e tille,jo vetem per te treguar aftesin e tyre...si rindertues,por edhe te vjedhin ndonje lek nga ndihmat.
Ndersa populli eshte me i pergatitur,nga ana ekonomike e psikollogjike....ka dekada qe e perjeton...
Nje ngjarje e tille,ne nje vend si Shqiperia,do kete me teper pasoja pozitive sesa negative.(Hiq jeten e njerezve,çdo cunam,termet o vullkan..eshte i mirpritur,se nuk se çfare te shkaterroj...).
 
Top