• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mbi 200 milionë përdorues luajnë lojëra në Facebook

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Mbi dyqind milionë përdorues për çdo muaj luajnë lojëra në Facebook, ka thënë themeluesi i rrjetit më të madh për shoqërim në botë, Mark Zuckerberg.
Duke folur në ngjarjen “Gaming Event” të Facebook në zyrën kryesore të kompanisë në Palo Alto të San Franciscos, Zuckerberg ka thënë se 40 për qind e përdoruesve të rrjetit vizitojnë atë për shkak të lojërave shoqërore siç është Farmville.

Statistikat tregojnë se lojërat janë bërë një prej arsyeve kryesore pse njerëzit shpesh vizitojnë këtë faqe.

Sipas statistikës së Facebook, secila nga 10 top lojërat kanë mbi 12 milionë përdorues.

Megjithatë, Zuckerberg publikut të tubuar i ka thënë se lojërat në rrjetin për shoqërim janë në mesin e pesë gjërave të dëshiruara në faqe, por bien edhe në kategorinë e pesë gjërave të cilat përdoruesit i urrejnë më së shumti.

“Një prej gjërave më negative në faqe janë lojërat. Megjithatë, nëse anketoni përdoruesit e Facebook rezultatet do t’u tregojnë se lojërat janë edhe në mesin e pesë gjërave të preferuara. Katër kompani të mëdha punojnë në përpunimin e lojërave. Në anën tjetër, ankesat më të mëdha të përdoruesve i marrim pikërisht për shkak të lojërave”, ka thënë Zuckerberg.

Ai ka thënë se përdoruesit ankohen nëse Facebook u ofron më shumë informata për lojërat. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse faqja zvogëlon sasinë e këtyre informatave.

“Zgjidhja është e thjeshtë. Nëse dikush kënaqet në lojëra dhe dëshiron informata mbi to nuk do t’ia ndalim. Në anën tjetër, nëse përdoruesi nuk luan lojëra, atëherë sigurisht nuk dëshiron të sheh përmbajtje që lidhen me to”, ka thënë Zuckerberg.
 
Top