• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje
Në një kërkim të Harvardit, ku merrnin pjesë 732 gra, ato që ndoqën dietë mesdhetare kishin në gjak nivele më të ulëta të lëndëve kimike që janë përgjegjëse për shkaktimin e arteriosklerozës.

Dihet që ushqimet e kuzhinës tradicionale mesdhetare - frutat dhe perimet, vaji i ullirit, prodhimet e detit të shoqëruara me një gotë verë të kuqe çdo ditë, mund të kontribuojnë në shmangien e sëmundjeve të zemrës dhe të hemorragjive cerebrale. Sot, shkencëtarët mund të na shpjegojnë pse-në. Në kuadër të studimit të studiuesve italianë, 90 persona me nivele të larta sheqeri në gjak dhe me rrezik të rritur të sëmundjeve në zemër iu nënshtruan kuzhinës mesdhetare. Dy vite me vonë, vetëm 30 prej tyre vazhduan të kishin sindromën. Në një grup tjetër prej 90 vetash që thjesht zvogëluan marrjen e yndyrës, 73 prej tyre vazhduan të vuanin përsëri sindromën.

Në një kërkim të Harvardit, ku merrnin pjesë 732 gra, ato që ndoqën dietë mesdhetare kishin në gjak nivele më të ulta të lëndëve kimike që janë përgjegjëse për shkaktimin e arteriosklerozës. Frutat dhe perimet, falë cilësive të tyre antioksiduese, por edhe peshku, falë acideve yndyrore omega 3 që përmban, cilat rrethojnë e bllokojnë arteriet. Studimi në 20000 njerëz nga shkencëtarë të Universiteteve të Harvardit dhe Athinës tregoi se vaji i ullirit kontribuon në pakësimin e tensionit arterial. Ata që kishin tension të ulët merrnin çdo ditë përafërsisht 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Specialistët theksojnë se kjo masë mjafton të mbrojë zemrën tuaj.

Si do ta përshtatni dietën tuaj:
* Shijoni një sallatë frutash në vend të një ëmbëlsire.
* Preferoni bukë me miell të pasitur në vend të të bardhës.
* Zgjidhni salca me përbërës vaj ulliri për sallatat tuaja.
* Shoqëroni vaktin tuaj me një gotë verë. (Kujdes: shmangeni në qoftë se keni rrezik të madh të shfaqjes të kancerit të gjoksit. Dhe kjo sepse disa kërkime tregojnë se alkooli mund të rrisë akoma më shumë rrezikun e shfaqjes së kanceri t të këtij lloji).

/Telegrafi/
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Lëngu i florinjtë i Mesdheut



”Igjelber isha,u bera i zi. Kur me shtypen per merak,dhashe nje leng si flori.”

Kur ulliri piqet ne peme, nga i gjelber merr nje te zeze te ndritshme. Por, nen cipen e erret fshihet ”floriri” qe pret ta nxjerrin qe andej. Kur shtypen, ullinjte e pjekur leshojne nje leng te florinjte qe prej mijera vjetesh ka hijeshuar tryezat e familjeve mesdhetare. Lengu i florinjte-vaji i ullirit-eshte nje prodhim i cmuar i pemeve te ullirit qe mbulojne si qilim faqet e kodrave nga Portugalia ne Siri.

Vaji i ketyre pemeve te forta, jo vetem shijohet me endje, por edhe te ben mire per shendetin. Me fjalen ”vaj”, mesdhetaret ngahere kane nenkuptuar ”vajin e ullirit”. C’eshte e verteta, fjala spanjolle per ”vajin”, aseite, vjen nga fjala arabe azeit, qe do te thote ”leng ulliri”. E keshtu eshte vaji i ullirit, leng safi qe del nga ullinjte e shtypur. Meqe vaji del nga ullinjte dhe ska nevoje ti shtosh dicka ose ta trajtosh kimikisht, airuan te gjitha vetite natyrore, shijen dhe aromen e ullirit.

Lengu i florinjte qe ska te dyte

Historiani Erla Zuingel shpjegon se vaji i ullirit eshte ”vleresuar nder shekuj si ushqim, lende djegese,balsam e per qellime fetare. ”Sot, sic shton ajo, ”nder te gjitha vajrat ska te dyte si lengu i florinjte i ullirit. ”Per mijera vjet procesi i thjeshte i nxjerrjes se vajit te ullirit ka ngelur po ai. Ne fillim vjelesit i shkundin deget e pemeve me shkopinj qe ullinjte te bien pertoke ku me pas i mbledhin. Pastaj, ullinjte me gjithe berthame shtypen ne mulli. Me tej hiqen bersite. Ne fund,ne nje ene te madhe, vaji i ullirit ndahet nga uji i nxehte dhe eshte gati per tu konsumuar.
Por ndryshe nga ari, vaji i ullirit eshte thuajse po aq i larmishem sa vererat. Ne mbare boten kultivohen nje miliard rrenje ulliri. Specialistet e hortikultures i kane klasifikuar ullinjte ne me shume se 680 varietete. Pervec ndryshimit ne varietet, te shija, ngjyra dhe aroma e ullirit ndikojne edhe faktore te tillesi; dheu, moti, koha e vjeljes (nentor-shkurt) dhe procesi i nxjerjes. Ekipe profesionistesh qe vleresojne shijen, i ndajne shijet e vajit ne; te embel, djegese, te forte dhe te harmonishme. Ata sigurojne qe te ruhet cilesia e prodhimit perfundimtar.
Klima mesdhetare favorizon kultivimin e ullinjve. Keshtu qe, afro 95% e te gjithe vajit qe prodhohet ne bote vjen nga pellgu i Mesdheut. Udhetareve u ze syri ullishte qe mbulojne faqet e kodrave ne Greqi, Shqiperi, Itali, Marok, Portugali, Spanje, Siri, Tunizi dhe Turqi. Podukti me vlera qe vjen nga ullinjte mund te quhet ”lengu i florinjte i Mesdheut.”

Perberes i shendetshem i ushqimit mesdhetar

Per shekuj me radhe,vaji i ullirit ka lezetuar shume gatime karakteristike te kuzhines mesdhetare. Ai mund te perdoret per te skuqur, marinuar ose per shije. Duke folur per rendesine e vajit te ullirit ne kuzhinen spanjolle, kryekuzhinjeri Hose-Garsia Marin pohon: ”Nje produkt qe perdoret prej 4000 vjetesh, ska si te mos jet i mire. Vec kesaj, fale metodave te kujdesshme te prodhimit, vitet e fundit esshte permiresuar cilesia e ketij nektari.”
Prej kohesh,kerkuesit kane verejtur se dieta tradicionale mesdhetare eshte shume e dobishme per shendetin.Se fundi,specialistet e ushqimit organizuan Konferencen Nderkombetare per Dobite Shendetesore te Vajit te Virgjer te Ullirit. Ata nxoren si perfundim se dieta mesdhetare ku perfshihet vaji i virgjer i ullirit, ndihmon per nje shendet me te mire dhe nje jete me te gjate. Nje diete e pasur me vaj te virgjer ulliri mund te ule rrezikun e semundjeve te zemres dhe te kancerit. ”Ne te gjitha vendet ku njerezit kane dieten tipike mesdhetare….ne te cilen vaji i virgjer i ullirit eshte yndyra kryesore, -thane specialistet-perqindja e rasteve me kancer eshte me e ulet se ne vendet e Europes Veriore.”
Mund te kete shume arsye per keto dobi shendetsore. Nje prej tyre mund te jete se vaji i ullirit ka shume acid oleik (deri ne 80%), i cili ndikon per mire ne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per me teper, meqe nuk trajtohet kimikisht dhe nuk i shtohen konservues, ai i ruan vitaminat, yndyrnat mono-te-pangopura dhe perberesit e tjere natyrore te ullirit te pjekur.
Fale vetive antioksiduese te perberesve te ti me te vegjel, si vitamina E dhe polifenolet (perberes aromatik), vaji i ullirit mbron dhe e ben elastik lekuren. Prandaj ai perdoret dendur per artikuj kozmetik, locione, shampo dhe sapune. ‘Greket’ dhe romaket e lashte perdornin vaj ulliri me bime per pastrimin dhe zbutjen e lekures. Me vone ne shekullin e gjashte, mjeshtrat franceze filluan te benin sapune me vaj ulliri duke e perziere vajin me hirin e bimeve te detit.

Ja c’duhet te dini per vajin e ullirit
1.Vaji i ullirit i ruan vlerat deri ne 18 muaj.
2.Drita i demton perberesit,prandaj vaji duhet te mbahet ne vende te erreta e te fresketa.
3.Vaji i ullirit i humbet antioksiduesit po te skuqet me te me shume se nje here.
4.Specialistet e ushqimit keshillojne se,per te perfituar plotesisht nga vlerat shendetsore te vajit te ullirit,njerezit duhet ta perdorin ate gjithe jeten.
5.Dobite shendetesore te vajit te ullirit rriten kur perdoret si elemente baze te dietes mesdhetare qe eshte e pasur me peshk,perime,bishtajore dhe fruta.

(Vetem vaji i ullirit i virgjer i cilesise se larte, jane vajra safi qe dalin nga kokrrat e ullirit. Vaji i ullirit i rafinuar ose i zakonshem, si dhe vaji i bersise se ullirit trajtohen kimikisht per te neutralizuar shijen e forte.)
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Sipas takatit financiar,gjithsesi!
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Ushqyesit më të rëndësishëm për të cilët kemi nevojë


Ata po ashtu theksojnë që këto materie më së miri është të konsumohen përmes ushqimeve të caktuara, por nëse dyshoni se nuk jeni duke i konsumuar sa duhet, flisni me mjekun tuaj për të marrë shtesa të ushqimit.

Kalciumi

Sasia e nevojshme ditore është 100mg.Është i nevojshëm për eshtrat dhe dhëmbët e fortë.Do ta gjeni në qumësht, jogurt, perimet me gjethe të gjelbra dhe salmon.

Vitamina C

Sasia e nevojshme ditore është 75 mg.Është e nevojshme për forcimin e sistemit të imunitetit dhe shëndetin e lëkurës.Do ta gjeni në pemë dhe perime (agrume, dredhëza, kivi, brokoli, spec të kuq).

Fibrat

Sasia e nevojshme ditore është 25 g.Janë të nevojshme për tretjen e shëndetshme dhe metabolizmi, sheqerin stabil të gjakut, nivelin e shëndetshëm të kolesterolit dhe rregullimin e masës trupore.Do t’i gjeni në drithërat e plota, frutat arrore, në shumicën e pemëve, perimeve dhe farave.

Kaliumi

Sasia e nevojshme ditore është 4700mg.Është i nevojshëm për funksionimin e drejtë të trurit, zemrës, veshkave dhe sistemit nervor.Do ta gjeni në shumicën e pemëve dhe perimeve, fasule dhe dredhëza.

Magnezi


Sasia e nevojshme ditore është 310 mg.Është i nevojshëm për rregullimin e disponimit, funksionimin adekuat të muskujve dhe sistemin nervor, si dhe për përmirësimin e funksioneve të eshtrave.Do ta gjeni në frutat arrore, farat, sallatën e gjelbër dhe patate.
 
Top