• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mbyllet në valixhe për të mos humbur aeroplanin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


New York, 24 janar - Të humbësh fluturimin nuk është asnjëherë eksperiencë e bukur, por të jesh i gatshëm të futesh në valixhe vetëm e vetëm që të nisësh udhëtimin duket e tepërt.
Kjo i ka ndodhur Edward Hall, ekonomistit 24-vjeçar, i cili ka përfunduar në faqet e para të revistave amerikane.

Djali duhet të udhëtonte nga New Yorku në San Francisco, por u kujtua shumë vonë që kishte lënë në shtëpi dokumentin e identifikimit dhe agjenti i aeroportit nuk pranoi që të kalonte pa këtë dokument, transmeton TCH.

Në këtë moment, Edward ka kërkuar të hynte në valixhe dhe agjenti ta linte të kalonte me valixhet e tjera. Pas refuzimit të agjentit, Hall ka hipur me forcë në shiritin ku lëvizin valixhet për të kaluar bashkë me to drejt avionit.

Njëzet minuta më vonë ai është ndaluar nga policia.

“Doja vetëm të mos humbja fluturimin”, u tha Edward policëve.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mbyllet në valixhe për të mos humbur aeroplanin

haha
haha haha kur isha e vogel kisha qejf te shkoj ne Amerik dhe thoja te futem ne valixhe mos te me shofin......:)

ky e paska bo realitet....:O
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Mbyllet në valixhe për të mos humbur aeroplanin

Prandaj humb mileti,se futen neper valixhe.
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
15,123
Pikët
113
Përgjigje e: Mbyllet në valixhe për të mos humbur aeroplanin

Shyqyr qe nuk ka qen shqipe:p

Do e merte rrota e historis:D:D

Dhe hajt te hynte ne lagje te vet masanej:D:D
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,816
Pikët
113
Përgjigje e: Mbyllet në valixhe për të mos humbur aeroplanin

Epo valixhja nam la, te shitet me shumic :D
 
Top