• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me iPhone 5 do të paguani nga telefoni

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje
Sipas raporteve të fundit të revistës Forbes, thuhet se iPhone 5 do të përfshijë edhe teknologjinë NFC, e cila do tu mundësojë njerëzve të paguajnë nga telefoni i tyre mobil, më në fund.

Burimi i Forbes vjen nga një palë jashtë mediumit, mirëpo i njëjti thotë se në iPhone 5 do të ndodh ajo që të gjithë e presin; pagesat mobile nga telefoni i mençur mobil i Apple.

NFC është teknologji e cila ju mundëson përdoruesve të saj të përdorin telefonin e tyre mobil për pagesa të mallrave dhe shërbimeve, ndërsa ato modele të telefonave që e posedojnë këtë teknologji, pritet të shërbejnë edhe si kuleta elektronike, prej të cilave mund të bëhen pagesa të ndryshme përmes lidhjes me internet.

Mirëpo, ka edhe disa burime tjera që thonë se Apple nuk do ta testojë këtë teknologji për momentin, për shkak se ende nuk është standardizuar metoda e pagesave.

Në anën tjetër, Google është duke e testuar këtë mundësi teknologjike në njërën prej pajisjeve që bazohen në sistemin e saj operativ Android. / Telegrafi /
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Me iPhone 5 do të paguani nga telefoni?

SHPRESOJ TE MOS DALE FARE NE SHITJE KY iPHONE 5!
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Me iPhone 5 do të paguani nga telefoni?

katra i roberoj njerzit nga paret, pesa do i lenka lakuriq me dure n'xhepa!
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Me iPhone 5 do të paguani nga telefoni?

Kte 5-n do ta shof ne reklama e ne vitrina se sme mbaron kontrata der ne 2013 vec nese dua te paguaj 600$ gje qe sme ka lene mendja! Mgjth 4 eshte flam fare dhe s'ankohem!
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
43,770
Pikët
113
Përgjigje e: Me iPhone 5 do të paguani nga telefoni?

Une perdor vetem para te thata

pra nuk do e perdor (neqoftese e blej, tani kam nje iphone tjeter)
 
Top