• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,889
Pikët
113
Trump autorisiert Sanktionen gegen Internationalen Strafgerichtshof wegen Ermittlungen gegen US-Army.

US-Präsident Donald Trump hat am Donnerstag eine Durchführungsverordnung erlassen, die Sanktionen gegen alle Personen ermöglicht, die im Namen des Internationalen Strafgerichtshofs untersuchen, ob US-Streitkräfte in Afghanistan Kriegsverbrechen begangen haben.


Bereits am 2. Juni hatte US-Außenminister Mike Pompeo in einem Interview angekündigt:
Sie werden in den kommenden Tagen eine Reihe von Ankündigungen sehen, nicht nur vom Außenministerium, sondern von der gesamten US-Regierung, die versuchen, sich gegen das, was der Internationale Strafgerichtshof vorhat, zu wehren.
Ein hoher Beamter der Trump-Administration sagte, dass die ICC-Untersuchung "von einer Organisation mit zweifelhafter Integrität vorangetrieben wird", und beschuldigte Russland, hinter den Ermittlungen zu stehen.
Der Befehl autorisiert Pompeo, in Absprache mit Finanzminister Steven Mnuchin in den Vereinigten Staaten Vermögenswerte von ICC-Mitarbeitern, die an der Untersuchung beteiligt sind, zu blockieren.
Der Internationale Strafgerichtshof in Den Haag hatte im März den Weg für Ermittlungsverfahren zu mutmaßlichen Kriegsverbrechen in Afghanistan freigemacht – auch gegen Mitarbeiter des US-Geheimdienstes CIA.

Das Weiße Haus teilte mit, der Präsident habe auch die Ausweitung der Visabeschränkungen gegen Mitarbeiter des Strafgerichtshofs und deren Angehörige genehmigt. Der Internationale Strafgerichtshof verfolgt Kriegsverbrechen, Verbrechen gegen die Menschlichkeit und Völkermord. 123 Staaten haben den Grundlagenvertrag des Gerichtes ratifiziert, die sogenannten römischen Statuten. Die USA sind kein Vertragsstaat des Gerichtshofes und lehnen diesen schon seit Jahren strikt ab.

11.06.2020 • 16:01 Uhr .

PS..... keta me identitet te dyshimte qe i paska (APET) manipuluar Rusia,si duket do i kene denuar pa dashje kta....Miloshevicat,Mlladicat pa hyre tek te <pafajshmit> si thaQnIcat.

Cilet mund te jene keta <shpijunat> e Rusise!!!!

Todd Buchwald (U.S. Ambassador and Special Coordinator for Global Criminal Justice, 2015-2017)
David Michael Crane (Chief Prosecutor of the Special Court for Sierra Leone, 2002-2005)
Benjamin Ferencz (Chief Prosecutor, U.S. Army at the Einsatzgruppen Trial, Trials of War Criminals before the Nuremberg Military Tribunals, 1947-1948)
Stephen J. Rapp (U.S. Ambassador at Large for Global Criminal Justice, 2009-2015)
David Scheffer (U.S. Ambassador at Large for War Crimes Issues, 1997-2001)
Clint Williamson (U.S. Ambassador at Large for War Crimes Issues, 2006-2009).

FAZITI.....


Perfundimi.....INJORANTET me flamure ne usa,genjejne kta JEVGJIT ne troje,MUA....ASiher.
Tschyss S......LUTCHER.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,407
Pikët
113
Report eksploziv nga New Your Times per UFO (Objekte Fluturuese te Paidentifikuara) qe nuk jane prodhur ne kete Toke
24 Korrik 2020


 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,889
Pikët
113
Burri mbyt gruan me shufër metali në Kamenicë.

Apet burimi....


FAZITI....shkrusi po del dhe mbas 10 minutash do me thote Danieli....Beno prap ti me kto gjonat e tuja.Nrofen o albaner.
Daniel....urte ATY se kot skom............frixher,pranej i ftofim apet.Sa bojne kto?
Kaq.
Dakord ne kte.....cokollaten jepja cunit.
Danke Beno.

Tungi....Daniel.

PS..............RELAX.


qüsnu.
 

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,889
Pikët
113
Kim: Arma bërthamore e garanton sigurinë dhe ardhmërinë e Koresë së Veriut.

Burimi..............


FAZITI....o i QUT gjemi,pavaresisht se ne forum e qujn te mare,apo i qajne hallin popullit korean.

Ne Iran paten...............ILUZIONE.

Hajde TUNGA.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,527
Pikët
113
Harvard Gazette
Analize intersante. Shumicen e parametetrave makro ekonomike i nxjerr pozitive deri ne momentin para covid... por pa i harruar pikat e dobeta: mungesa e investimeve te huaja se dhe perqindja e larte e popullsise qe mendon te migroj pergjithmone (mbi 50% sipas Gallup). Do ta shtoja edhe korrupsionin e qe ne analize nuk e hasa.

Keshilla e vetme per post covid.. qe te investohet me shume ne 'know how'. Keshille e drejte, sado qe mund te kushtoj shume.
 

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,889
Pikët
113
Urrejtjen tregojeni duke mos e votuar,jo duke e mallkuar se i vdiq nena.
Lereni te qaje.

Duke i shprehur kryeministrit të vendit ngushëllime më të përzemërta, më duhet të kuptoj diçka. Është e papranueshme dhe jashtë çdo njerzillëku, që kur dikush vdes, ju e mallkoni.
E para, zonja vdiq dhe ajo nuk ishte kryeministre.
E dyta, urrejtjen ndaj kryeministrit e tregoni me votë.
Jeni ju që e keni zgjedhur, madje me një shumicë mbresëlënëse votash.
Urrejtjen tregojeni duke mos e votuar, duke e kritikuar, por jo duke e mallkuar se i vdiq nëna.
Nëna është njeriu më i dashur për këdo. Sado i keq të jetë dikush, nuk mund ta mallkosh tek nëna e vdekur.
Shqiptarë, sot po ju drejtohem jo si Shqipëri. Jeta nuk ka fitimtarë. Të gjithe do na vdesi nëna, të gjithë do vdesim vetë, por kthejeni pasqyrën nga vetja.
Ashtu si ju ndjeni dhimbje dhe ai ndjen. Mos shikoni vetëm bardh e zi. Është për të vënë ulërimën si e kemi humbur ndjeshmërinë. I vdiq nëna. Njeriu që i dha jetë. Vdiq një njeri. Lëreni ta qajë!

Nga Silvana Begaj .

FAZITI.....TUNG.
 
  • Like
Reactions: par

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,235
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Barbara Doda

Ndoshta e kam nga mosha e papërvojë, ndoshta nga përpëlitja që ndjej mes ndjelljes mendore për të ikur dhe asaj shpirtërore për të qëndruar, por kam muaj që turturoj veten me pyetjen, që herë më duket banale e herë si më e rëndësishmja në botë: Perse nuk shkojnë gjërat në këtë vend?
Përse në shqiptarët nuk jemi të njejtët njerëz si këtu, si kur jemi jashtë?
Ia kam drejtuar këtë pyetje qindra herë miqve të mi e thuajse të gjithë më përgjigjen me një përzierje mes naivitetit dhe cinizmit: “Të bën vendi.”
Kam pesë muaj qe jam kthyer nga jashtë dhe akoma nuk po përshtatem dot. Më bën çudi, jam në vendin tim, me familjen time, me po ata miq që lashë dikur.
Pesë muaj nuk m’u desh të përshtatesha as në një vend të huaj, ku askush nuk fliste gjuhën time, ku nuk e vendosnin dot Shqipërinë në hartë. Mbi pesë mijë kilometra larg shtëpisë, asgjë nuk ishte njësoj. Por prap, sa thjeshtë përshtatet njeriu.
Nuk e dija se mund të ndihesh i huaj në vendin tënd. Të huajt duken gjithmonë të hutuar, nuk dinë nga të shkojnë, nuk janë të sigurtë çfarë të thonë, kujt ti flasin. Tani unë ndihem njësoj si ata, por ndryshe nga ata, ju mua më shihni si pjesë e juaja.
Shumë mendojnë se është e lehtë ta lësh vendin, familjen, punën, miqtë, e të shpërngulesh diku në botë.
Të tjerë thonë se ne që jemi këtu e do ta bëjmë Shqipërinë sepse jemi më të zotët e më patriotet ngaqë ndenjëm këtu. Se ata që ikin, dorëzohen, se ata që ikin, duan lluks dhe rehati.
Sa pak dinë këta, por edhe sikur shumë të dinë, sa të shkurtër e kanë gjykimin!
Jam e nxehur me njerezit, dhe nuk ndihem as në faj për këtë gjë.
Ja si është puna.
Të dy prindërit e mi janë të persekutuar. Ata betohen se e urrejnë komunizmin dhe gjithçka që krijoi ai regjim.
Por, prapë, pas rënies së komunizmit, prindërit e mi zhgënjeheshin sa herë që partia e tyre vinte në pushtet dhe nuk i punësonte. “I kemi shërbyer gjithë jetën, kemi qenë besnik, s’e tradhtuam kurrë,” ishte logjika nga buron e “drejta” e tyre për t’u punësuar në admisnitratën publike kur partia vjen në pushtet.
Prindërit e mi thonë se nuk janë komuniste, dhe tani ju betohem unë, ata nuk janë aspak. Por janë rritur në komunizëm, dhe atëherë njerëzit mendonin se po t’i shërbeje një kauze, një partie, një drejtori, një zyrtari, herët a vonë do shpërbleheshe nga partia për besnikërinë dhe shërbimin. Me këtë mentalitet komunist, prindërit e mi antikomunsitë kërkojnë të punësohën nga partia antikomuniste.
Natyrisht, drama e papunësisë, e varfërisë, e mungesës së mundësive në sistemin e ri që duhet të krijonte mundësi e mirëqenie por nuk i krijoi, në vend të tyre krijoi në komunizëm, dhe ne i morëm me vete në demokraci, modelin e militantit, servilit, sekserit, dembelit.
Prindërit e mi nuk janë fajtorë pse mendojnë kështu, nuk janë natyrisht as gjyshërit tanë. Por nuk janë as mësuesit tanë që iu desh brenda 24 orësh të bënin ndryshimin më të madh që i është kërkuar ndonjëherë ndonjë mësuesi, të ndryshojë krejtësisht çdo gjë tek e cila beson apo di.
Une nuk jam nxehur me ta.
Unë jam e nxehur dhe e tërbuar me moshataret e mi.
Djem e vajza të reja që promovojnë dhe ndjekin po te njëjtin model edhe pse kanë lindur shumë vite pas rënies së regjimit.


Unë urrej ata brenda të cilëve është ngjizur mentaliteti i shërbëtorit, të nënshtruarit, servilit dhe dembelit, të atij që beson se po shërbeve, po ndoqe besnikërisht, po nuk kundërshtove kurrë, do bëhesh i preferuari i zyrës, dhe me siguri një ditë do ta drejtosh ti atë zyrë.
Mes nesh mungon modeli i njeriut që mendon, njeriut që punon—mungon modeli i punës së ndershme dhe sakrifices.
Ai që punon, që ka disiplinë, që ka ego, që ka forcë të mendojë i shërben vetes dhe shoqërisë një mijë herë me shumë se çdo servil e dembel në botë.
Kur gjithë jetën, studion, punon, përpiqesh për të arritur qëllimet e tua, ndoshta dhe përtej mundësive, pret dhe është e pashmangshme pritja se një ditë do arrish aty ku dëshiron.
Vlerat e shoqërisë perëndimore ngrihen mbi themelet e shpërblimit dhe njohjes së mundit, dijes, krijimtarisë, ndershmërisë dhe sakrificës.
Por këto gjëra nuk vijnë me manual, sidomos në Shqipëri.
Në një vend ku fiton mediokriteti mbi meritokracine ka vetëm dy zgjidhje, o të largohesh, o të bëhesh si ata të tjerët, që deri tani ti i përcmon.
Fillon e kupton përse nuk shkojnë gjërat në këtë vend. Nuk na e sjellin të keqen të vjetrit, të keqen po e mbjellim vetë.
Një vend në të cilin të rinjtë zgjedhin lëpirjen dhe jo konkurencën, bindjen dhe jo rebelimin, doganjerin dhe jo sipërmarrësin, manipulimin dhe jo drejtësinë ai vend ka shkatërruar të ardhmen.
Aq e vështirë është që ne të rinjtë të ndryshojmë, të jemi perëndimorë?
Të mos hiqemi si europianë por të sillemi si të tillë?
Të mos kalojmë kohën në oborret e partive, por në biblioteka?
Të mos presim rradhën në dyert e forumeve politike por të kërkojmë, të rrezikojmë në sipërmarrje, krijimtari, shkencë e kudo?
Madje a ka mundësi dikush ti mbyllë këto forume? Ato janë kthyer në punishte të mbylljes së mendjes, të kultivimit të servilizmit, të nënshtrimit, të parazitizmit.
Për aq kohë sa partia është e vetmja rrugë që të rinjtë marrin drejt të ardhmes, e ardhmja e vendit është e mjeruar.
Ju biem në qafë të vjetërve. Themi që ata shkatërruan vendin, ata na e hoqën shpresën. Por ne sillemi si ata.
Si ata që kërkonin punë nga partia edhe ne kërkojmë që partia të na bëjë doganier, inspektor, drejtorë, deputet, mbret.
Ne jemi në moshën kur nuk i bihet gjatë, kur duhet të merrnim rrugën e gjatë të njohjes dhe eksplorimit të botës. Rrugën e studimit, të leximit, të eksperimentimit, të krijimit, të eksplorimit të ideve.
Duhet të ishim të pastër, të ndershëm, të pakompromis, të indinjiaur dhe rebelë. Jemi servilë, komformsitë, apatikë.
Kaq e vështirë qenka të të mos lëpihemi, të mos shitemi, të mos vjedhim?
Kaq e vështirë që të rinjtë të mos drejtohen tek suksesi personal, me talentin dhe aftësitë e tyre, tek dëshira për të qënë më të mirët në art, në sport, në shkencë, në sipërmarrje? Tek arritjet që mbajnë ta mbash kokën lart?
Unë besoj që po. Ne mund të jemi ndryshe nga prindërit tanë. Ne duhet të përqafojmë vlerat morale dhe punën.
Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e të mos mbetemi peng i përjetshëm i të kaluarës tonë.
Unë dua të besoj se ndoshta një ditë gjërat do të shkojnë përsëmbari në Shqipëri dhe ne të themi me krenari “të bekon vendi".
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
886
Pikët
63
Vendndodhja
Në shtëpi....
Operacioni “Oluja”: Vazhdon festa e kroatëve, në dorë mbajnë flamurin e UÇK’së si falënderim ndaj shqiptarëve
August 6, 2020





Dje dhe sot në Kroaci po shënohet përvjetori i 25’të i Operacionit të njohur “Oluja” (Stuhia), ku ushtria kroate dëboi forcat serbe dhe çliroi përfundimisht krahinën për rreth qytetit Knin.
Motoristët kosovarë të cilët marrin pjesë vazhdimisht në këtë përvjetor, këtë herë nuk kanë arritur të jenë prezentë shkaku i pandemisë.
Mirëpo, motoristët kroatë nderuan ish-luftëtarët e Kosovës të cilët morën pjesë në këtë operacion dhe në luftën e Kroacisë kundër serbëve.
Ata kanë bartur flamurin dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë marshit të sotëm, ku prezent ishin edhe presidenti kroat dhe kryeministri kroat.




Kujtojmë se motoristët kroat vitin e kaluar ishin në Kosovë si shenjë falënderimi për kontributin e shqiptarëve që dhanë në luftën e Kroacisë përballë armikut të përbashkët Serbisë.
Ata në 2019 bën homazhe tek varri i Heroit Adem Jashari, vizituan ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryetarin e Drenasit dhe Skënderajit











 
Top