• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Meda dikur ishte futbollist

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Shumë njerëz e pëlqejnë, por shumë pak flet për jetën e tij private. Këngëtari, për të cilin thuhet se ka bërë milionat duke kënduar në Gjermani, më parë kishte filluar karrierën e tij si futbollist.

Një burim që e njeh që moti këngëtarin nga afër, ka konfirmuar për Express Rozë se Mehdi Përgjegjaj – Meda ka qenë anëtar i një ekipi nga Bundesliga II gjermane. Sipas këtij burimi, këngëtari ka pasur një karrierë të suksesshme futbolli, por gjatë stërvitjeve kishte pasur një dëmtim në gju, gjë e cila kishte bërë që ai ta lërë futbollin dhe të fillojë me karrierën e tij si këngëtar.

Meda është njëri prej këngëtarëve që deri me tani prin në klikime në youtube.com. Këngët e tij dëgjohen 80 për qind më shumë, sesa të këngëtarëve të tjerë.

Kështu që këngëtari nuk duhet t’i bijë aspak pishman që e la futbollin.

Deri me tani, ai ka të realizuar 11 albume, më shumë se 80 këngë të ndryshme si “single”, por shumë pak ka arritur që të jetë i pranishëm me këngët e tij nëpër televizionet kosovare, edhe pse thotë se bën muzikë popullore.

Kështu nuk do të ishte çudi që këngëtari pas kësaj të blejë ndonjë ekip futbolli nga Kosova dhe të bëhet pronar i tij, ashtu sikurse u bë Afrim Muçiçi njëri prej aksionarëve të klubit futbollistik FC Prishtina. /Express



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Përgjigje e: Meda dikur ishte futbollist

E kishte len futbollin se su zgjat tamam... ishalla sna behet Bogdani kengetar.
I doli mire ketij qe la futbollin dhe kapi kengen hahaha

Mjerrim
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Meda dikur ishte futbollist

S'na lane radhe te pyesim, kto me status "dopjo"...

ncncncncnc...
 
Top