• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Medvedev kritikon tabletin Samsung Tab

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Presidenti rus Dmitry Medvedev në profilin e tij Twitter ka vendosur fotografinë e bërë me kompjuterin e tij tablet Galaxy Tab dhe ka vlerësuar se kamera e integruar në të nuk është edhe aq kualitative.
Medvedev është shfrytëzues i njohur i pajisjeve elektronike siç janë iPhone apo iPad, e ai është shumë aktiv edhe në rrjetin Twitter ku vazhdimisht publikon fotografi nga të gjitha udhëtimet e tij nëpër botë. Fotografitë më së shpeshti i përpunon me kamerën e tij digjitale Leica M9, mirëpo ‘cicërima’ e tij e fundit në Twitter ka një fotografi të cilën e ka bërë me kompjuterin tablet Samsung Tab.

Fotografia në të cilën shihet bora e parë në Moskë është përcjellë me komentin e presidentit rus se nuk është i kënaqur me kualitetin e kamerës në tabletin GT-P1000 Tab.

Kohë më parë Medvedev ka qenë në vizitë në Korenë Jugore, prandaj supozohet se atje edhe ka blerë kompjuterin tablet të kompanisë Samsung.
 
Top