• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Melinda, nga kampet e Bllacës në American Idol (VIDEO)

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Melinda Ademi (16) me origjinë nga Kosova, do të garojë në një nga spektaklet më prestigjioze dhe më të shikuara në Amerikë, i quajtur Amerikan Idol.
Mbrëmë, në edicionin e nëntë të këtij spektakli, në një konkurrim nga më prestigjiozet në SHBA, edhe kosovarja e re, me paraqitjen e saj dinjitoze mori vlerësimin absolut të jurisë dhe do të jetë garuese e ardhshme në këtë show amerikan.
Është! Melinda Ademi, e cila, ka qenë refugjate në kampet e Maqedonisë, por së bashku me prindërit e saj - iu largua luftës dhe masakrës së krye-kasapit të Ballkanit, Milosheviqit, në vitin 1999, për në botën e lirë.
"Viti i tmerrshëm i një gjenocidi të paparë, kur rrezikohej deri në shfarosje populli shqiptarë”, përkujtuan mbrëmë prindërit e Melindës skenat e 1999. Rrëfimi i tyre, shoqërohej me sekuenca televizive, përmes të cilave, miliona shikues amerikan kanë parë, pamjet tragjike, të shqiptarëve që largoheshin me dhunë dhe forcën e ushtrisë e policisë serbe.
Rreth një milion shqiptarë mes tyre edhe gra, fëmijë pleq, shqiptarë, edhe të sëmurë e të rraskapitur lanë shtëpitë e tyre në vitin 1999".
Mirëpo, ja që fati e solli të paktën fëmijët e tyre refugjatë, dhe vajza e tyre, 16 vjeçare të "kapë" edhe "Eldoradon".
Vajza e çiftit Ademi, tani ka fituar shansin e parë, që një ditë "mund të hidhet nga ‘trapolina’ e yjeve të këngës Amerikane, për suksese.
"Trupi" gjykues," Randy Jackson, këngëtari Jackson, aktorja, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler, mbrëmë në fillim të edicionit të 9-të thanë se" Familjarët s'ka dyshim që ndihen të privilegjuar për fëmijët e tyre në "American Idol",
Në facebook -un e saj Melinda Ademi shkruan se: "Unë jam Melinda dhe unë jam 16 vjeçare.Unë dua të këndoj! Gjëja më e dashur gjithë jetën time, është veçse të këndojë dhe këtë e kam nisë që unë kur isha vajzë e vogël. Ëndrra ime është që të bëhem një artiste e madhe. Unë e di se ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë do të jap gjithë atë talentin tim - për të arritur atë megjithëse dhe sfida që kam përpara është e madhe."
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=p4ZZPpK9FPU"]YouTube - American Idol - Melinda Ademi 01-19-2011
 
Top