• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Krimi dhe ndëshkimi.

Në realitetin fqinjësor “Krimi dhe ndëshkimi” ka marrë përmasat e irreales. Nëse krimi për një vrasje banale, dikur, përjetohej nga vetë individi i përkryer nga një ndërgjegjje virgjërore, sot krimi paguhet nga bashkëatdhetarët dhe nga një popull që duket se po mundohen ti veshin mantelin abstrat se në pjellën e saj ka vetëm ujq e çakej. Në 2005, një apel kundër ksenofobisë i nënshkruar nga “Vipat shqiptarë” në Itali dhe përballë, një demonstrim i hapur nëpër udhët e mbushura me kaq histori të lashta kriminale të lartësuara në vepra arti, pa dyshim që inicon një performancë, që ka dyanshmërinë e saj. E para, ajo forma e përkryer që merr eshkë menjëherë në formën e kryengritjes dhe që është shumë herë e bukur, e nxituar dhe shumë heroike. Dhe e dyta, ajo forma e heshtjes, e turpit, e përuljes vrastenike që kanë njerëzit e thjeshtë duke mallkuar veten, që dikush që ka pirë të njëjtin qumësht dhie që është brujtur me një histori heroike ka kryer këtë akt të turpshëm, që e bën të ulë kokën për vëllazrinë kombastike. Kobi i një jete të marrë kot dhe dëshpërimi i një akti barbar. Të gjitha në një kohë rekord…Vetëm hakmarrja ishte më shumë se gjak…ishte urrejtje…Ndaj kujt? Unë mendoj me bindje të plotë që urrejtja e një të porsaardhuri nuk ishte ndaj vendasve, ndaj atij baristi varez që donte të shuante sherrin ,dhe me atë përuljen prej vendaliu i ka shpëtuar ndonjë fjalë ashtu vetvetiu . Urretja e djalit nga Shqipëria ishte ndaj të kaluarës së tij. Ndaj atij vendi që shahet e grihet në triumfime politike, në deklarata absurde për të ardhmen e shqiptarëve, dhe në një varfëri të turpshme dhe të dhimbshme. Një krenari që ai njeri donte ta thyente,atje në mirëqënien me dritëza të kuqe e të bardha, atje ku ngjyrat kanë ëmbëlsinë e tyre dhe e kaluara nuk është vetëm një ninullë e ëmbël familjare.
Ai donte ta thyente edhe pse më shtazën që fle brenda njeriut mbante një thikë për tu bërë pjesë e fitimit të lehtë, pjesë e krimit dhe e amalgamës më të lëtyrë njerëzore. Por është një gjë e zakonshme t’i ngjitesh lymit të krimit. E mëson me të gjitha mjetet e saj shoqëria shqiptare, tashmë fotografitë e politikanëve kanë mbytur bulevardet, dikush i bën pyetje të mençura politikanëve të rinj, dikush arrin edhe ti fusë në filozofi ( këto të fundit nuk ja kanë hiç haberin) dhe kanë arritur të fryhen, të bëjnë premtime joshëse për simpatizantët, dikush prej tyre shtron dreka luksoze për pensionistët, dikush mëngjes për mëngjes pi një kafe me plakat e lagjeve dhe i flet për varrezat që do bëhen mauzoleume dikush pse jo nga kandidatet femra mbledh lëmshin e trikove kur plakat thurin triko për nipërit. Dhe të rinjtë shqiptarë marrin udhët e arratisë…Drejt një ëndrre….Si para disa vitësh…Asgjë nuk ka ndryshuar në panoramën e emigrimit:i lashtë, mizor dhe gjithnjë ndjellakeqës…pa asnjë strategji, mbushur vetëm me ëndërra…
Dhe pastraj vjen pendesa e shpejtë. Sapo ka kaluar zjarrmia, djali shprehet se nuk ka dashur të hakmerret, nuk ka dashur ta kryejë këtë akt. Dhe nëse flasim për adoleshentë amerikanë që kryejnë krime duke kopjuar akte barbare që sot përcillen nëpërmjet ekranit në prodhime të shumëllojshme, nuk besoj se bëjmë gjë tjetër veçse llomotisim në mënyrë vulgare. Nuk ka nevojë që i riu shqiptar të kopjojë histori të ngjashme dh të luajë supermenët. Realiteti shqiptar është i personifikuar me krime që nga banalet, tek gjakmarrja e deri tek krimet mafioze. Bota shqiptare e merr hakun me gjak jo sepse ia kërkon thirrja shekullore për ta bërë një gjë të tillë, por sepse ia injekton e sotmja:varfëria dhe injoranca, mungesa e civilizimit dhe mungesa e bashkëqytetarisë europiane. Përjetojmë një situatë inkadeshente që patjetër duhet të ruajmë ekuilibrat njerëzorë…Një popull që vuan nga dilemat e mëdha të minimumit të jetesës dhe të edukimit, të rinj që kërkojnë të shuajnë të kaluarën me gjak….
Realiteti Italian ka njohur bëma shqiptare nga më të çuditshmet. Aty ku ka lindur Mafia me gjithë mizoritë e saj, femra është shitur si dele dhe nga njerëzit e gjakut dhe nga bashkëshortët në mënyrën më antinjerëzore. Aty ku njerëzit parfumosen dhe për t’i bërë një xhiro qenve (që ato të kryjnë nevojat e tyre) shqiptarët të grumbulluar në tufa, hahen e grihen me zë të lartë dhe shprehin inferioritetin e tyre në rregulla joqytetare. Pa dyshim një qytet i qetë si Vareze, ku jetojnë njerëz shumë të qytetëruar, të ftohtë dhe të kulturuar është tronditur nga një akt i tillë barbar. Në jetën e tyre monotone, ku nuk ndodh asgjë, ku qetësia të mpin jetesën e përditshme një vdekje kaq e pafat, ka llahtarinë e saj brenda. Ka kthimin prapa. Italianët nuk e duna kthimin prapa. Ato duan të ecin përpara në rrugën e tyre drejt qetësisë dhe mirëqënies ekonomike. Dhe nëse 70 % e popullsisë italiane i shohin emigrantët shqiptarë si njerëz të krimit, si kontigjent që u merr punën, të ardhurat, që iu prish qetësinë, dhe si një problem në të ardhmen e tyre, pa dyshin që krimi i Varezes do e çojë këtë shifër në 98%. Dhe nuk mjafton apeli i “Vipave” shqiptarë që janë rregulluar mrekullisht në Itali për të qetësuar shprishjen e mendësisë së tyre. Edhe pse ato mund të jenë të qëllimuar të vazhdojnë protestën e tyre “Pride pro Albanian” E keqja e këtij krimi mbartet nga Atdheu mëmë, nga ai vend që ka përcjellë një të ri shqiptar në vendin fqinj. Si është e mundur që njerëzit dëshirojnë përsëri të ikin? Tashmë që 2 korrikut të 90-ës po i bëhen më se 15 vjet përkujtimore, të rinjtë përsëri duan të çjerrin realitetin trazovaç shqiptar dhe të arratisen në një vend tjetër, mjaft që të mos jetë vendi i tyre. 13 vjet më parë do të isha protagoniste e një prej emisioneve radiofonike që është bërë për emigracionin, quhej “Zemër”. Kish ndodhur ikja e madhe e ambasadave, më pas anije të tëra u mbushën me shqiptarë dhe u larguan drejt Italisë. Vendi ynë e përjetoi në mënyrë tragjike. Në atë emision unë bëja lidhjet e jashtme me shtëpitë e emigrantëve që ndodheshin në Gjermani dhe në Itali. Nga gjithë ato biseda të gjata më ka mbetur një imazh në mendje, që nuk do e harroj kurrë. Në të gjitha shtëpitë e emigrantëve, fotografitë e para që kishin mbërritur në familjen e tyre, kishte të bënin me frigoriferin. Djem shtatlartë apo trupvegjël bënin nga një shkrepje fleshi përpara frigoriferëve të mbushur plot me ushqime. Dhe prindërit ishin të kënaqur: “Të paktën mbushin barkun edhe pse nuk na kanë afër”, më shpreheshin jashtë mikrofonit….
Varfëria i katandisi shqiptarët të largohen udhëve të botës, veçanërisht ato shqiptarë që jetojnë në zonat rurale dhe larg qytetërimit të Tiranës me qindëra kilometra. Vuajmë pasojat e një ish sistemi absurd në mënyrën e të drejtuarit dhe sot…Varfërinë e politikës shqiptare…
Pa dashur dikush u bë kriminel…Nuk duhet shumë për tu futur në një rang të tillë…Mjafton vetëm pak, një krim banal dhe një shoqëri e tërë gjakoset me barbarizmin e gjakëderdhjes. Është një qeveri e tërë, një popull i tërë që kërkon gjak. Kërkon gjakun e civilizimit dhe të harmonisë dhe këtu nuk ke të bësh me ligje të rrepta, por me rregulla njerëzore të bashkëqytetarisë. Dhe ai qytetari i ndershëm shqiptar që prej vitesh kërruset në punë ndërtimi, në fabrikat e makaronave apo në sheshet e parkimit pa dyshim që do ketë kërrusje më të thellë. Do e shohin shtrembër, dikush që nuk e ka dhe aq mirë me pronarin mund të largohet dhe nga puna krejt kot, dikujt do ti largohen miqtë, dikush tjetër do të bëjë lojën e të inatosurit me këto të ardhurit nga zona rurale, dikush do harrojë që ka prejardhje shqiptari dhe kush do ja belbëzojë dikush, do ndërrojë muhabetin. Racizmi do ushtrohet dhunësisht ndaj atyre shqiptarëve të ndershëm që kanë zgjedhur rrugën e rëndë të mbijetesës nëpërmjet punës së ndershme, që kanë zgjedhur rregullat e qytetarisë dhe normalitetit. Por kurrzi i tyre në këto kohë të turbullta duhet të mbajë shumë sepse ka diçka brenda shqiptarit që e bën të ndëshkohet vetvetiu, tek i ndershmi fle ndërgjegjja dhe kur ajo zgjohet merr përmasat e kryengritjes kur përlytet emri i shqiptarit, kombit të tij. Dhe nëse në Itali ky emër është përlytur me qindra krime ordinere të ndodhura e të sajuara nga gazetat, pa dyshim, që tashmë do të pritet ndonjë ortek ndaj shqiptarëve. Ndaj atyre që kanë një ëndërr dhe duan ta realizojnë qetësisht si gjithë qytetarët e kësaj bote Sigurisht problemi më i madh është drejtësia italiane. Vrasësi nuk mund të dënohet me vdekje dhe pse disa parti ekstreme e kanë kërkuar këtë(drejtësia italiane nuk e lejon) por sigurisht që nuk do të dënohet as me ergastolo(dënim të përjetshëm) do të dënohet me disa vite burg që do vinë gjithnjë duke u reduktuar për shkak të moshës dhe pa dyshim për faktin që djali ka një moshë relativisht shumë të re. Çështjet do të shtyhen e do të shtyhen dhe hakmarrja e drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë ajo e merituara, sepse ligjet italiane kanë rregulla mbi rregulla ku mund të gjesh gjithnjë një çadër për tu mbrojtur. Për më tepër dhe pendimi dhe kërkimi i faljes nga nëna e djalit kanë qenë të menjëhershme dhe ato ndikojnë shumë në opinionin publik pse jo dhe në ligjet italiane. Nuk ka asgjë më ë butë se drejtësia italiane. Mund t’ja hedhësh shumë kollaj, mjafton të gjesh një avokat shumë të zot. Problemi është se kush do e paguajë valën e madhe të urrejtjes që do krijohet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, opinionin vrastar që fle tek çdo i huaj , racizmin.. Janë ato që do paguajnë me djersë, me vetëmohim dhe mbi të gjitha me nënshtrim të përvajshëm.
Në Itali krimin do e paguajë vetëm i vdekuri, që nuk jeton më... ndëshkimin do e paguajnë emigrantët e thjeshtë.
Është koha që qytetarët shqiptarë duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, kudo ku janë dhe pse atdheu dhe politika shqiptare ka kohë që i ka braktisur në rrugët e arratisë…..



Jepni mendimet tuaja përsa i përket arsyeve te krimit.
A mund te njohi arsye "marrja e nje jete"?!

Cili do te ishte ndëshkimi i duhur sipas jush?!
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Duket vajza që studion "Drejtësi", e paska lexuar Civilen dhe Penalen mirë :D

Unë dua të aplikohen sot e kësaj dite ligjet e Justinianit...!

“Ligji është arti i mirësisë dhe i drejtësisë” ;)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Shum interesant..un do thoja kete.qe Shqiptari dhe pse ka qene i mbyllur per 50 vite me radhe..mos me shum po ka qen Pasqyre e Ar gjerat e keqinja i mesoi jashte Shtetit..vertet sjetoj ne Itali aktualisht..po dikur kam qen dhe un..e kam pare jeten qe bejn Shqiptaret atje..ndaj dhe leviza..nuk e vej ne dyshim qe RRacizmi eshte kudo..dhe ketu ku jam..Ama ka ligje..atje jo!
Sa per denimin , krimin jam dhe sjam dakort , per faktin se:
Varet nga rrethanat si eshte kryer ai krim..dhe pastaj te meret masa..sepse shpesh here jan akuza te kota**Si ather kur e bija vrau te emen ne vaske dhe vellan** se ather kam qen vet ne Itali per pushime ..dhe shifja reagimet...mendoj se abuzojne me Shqiptaret ne menyren me absatrakte! ndaj jam kudra denimit me vdekje..!
Moss harrojme dhe kete..qe mafia italo_shqiptare po pushton boten..cdo gje i bejn bashke..ndaj dhe ata mos hiqen aq inocenta se me nje tas ushqehen..!

Boll per sot mu lodhen duart .
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Shum interesant..un do thoja kete.qe Shqiptari dhe pse ka qene i mbyllur per 50 vite me radhe..mos me shum po ka qen Pasqyre e Ar gjerat e keqinja i mesoi jashte Shtetit..vertet sjetoj ne Itali aktualisht..po dikur kam qen dhe un..e kam pare jeten qe bejn Shqiptaret atje..ndaj dhe leviza..nuk e vej ne dyshim qe RRacizmi eshte kudo..dhe ketu ku jam..Ama ka ligje..atje jo!
Sa per denimin , krimin jam dhe sjam dakort , per faktin se:
Varet nga rrethanat si eshte kryer ai krim..dhe pastaj te meret masa..sepse shpesh here jan akuza te kota**Si ather kur e bija vrau te emen ne vaske dhe vellan** se ather kam qen vet ne Itali per pushime ..dhe shifja reagimet...mendoj se abuzojne me Shqiptaret ne menyren me absatrakte! ndaj jam kudra denimit me vdekje..!
Moss harrojme dhe kete..qe mafia italo_shqiptare po pushton boten..cdo gje i bejn bashke..ndaj dhe ata mos hiqen aq inocenta se me nje tas ushqehen..!

Boll per sot mu lodhen duart .
Pasqyr e Ar nuk besoj te kemi qene ndonjehere.ne ato 50 vjet mbyllje populli yne ishte nje kope delesh qe zbatonte cfare i urdheronin. nuk kemi jetuar kurre jeten tone sepse ishim teper te zene per tu interesur per jeten e komshiut (kjo ndodh akoma edhe sot ne shqiperi, ca vese eshte veshtire per ti hequr).
shqiptari nuk mesoi te bente krime ne itali, shqiptari dinte ti bente krimet ,sepse ne egersine e kemi ne gjak.bijte e atij populli qe deri nje dite me pare levize i qete neper rruget e shqiperse dhe i kendonte nenes shqiperi e xhaxhit enver , po ata bij te nesermen moren anijet per tu larguar nga shqiperia bashke me mijera e mijera njerez te tjere dhe po te njejten dite filluan vrasjet, perdhunimet ,vjedhjet ne ato anije qe ishin te mbyshura me bijte e shqiptarise.. pra krimin nuk na e mesuan italianet,krimin ne e kemi ne gjak, cdonjeri nga ne (shqiptar apo i huaj ) cdo qenie njerezore mund te behet kriminel..
si eshte e mundur qe sapo vume kemben ne toke te huaj u beme mbreterit e trafikut te droges e te prostitucionit???
eshte e vertete , shume vjedhje apo vrasje ua kane lene shqiptareve edhe kur nuk i kane bere, ne itali shqiptari dhe emigracioni eshte shfrytezuar ne cdo fushate elektorale qe eshte bere, por le te themi dhe ate qe eshte,ne kemi vrare , kemi vjedhur e kemi perdhunuar me shume se cdo emigrant tjeter ne europe.dhe ne nuk na ka dale emri i keq vetem ne itali (ketu mbase pak me shume se ne vende te tjera, por kjo sepse jemi dhe me shume)por na ka dale ne te gjithe boten. dhe si thote ajo fjala e urte , ku ka ze nuk eshte pa gje.
eshte e vertete dhe tjetra , qe italia ka ligje te buta dhe kriminelet nje rrugdalje e gjejne gjithmone por e pyesim ndonjehere veten perse krimineli u be kriminel??? e verteta eshte qe ne jemi bijte e tranzicionit, dhe per kete kemi pagur shume.u beme ,vrases, hajdute, perdhunues, trafikante dhe kjo fale nje shteti qe akoma nuk duket gjekundi, kane kaluar 20 vjet nga renja e komunizmit por ne duket sikur akoma jetojme ne vend numero..
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
marja e nji jete nuk mund te quhet krim nese lexoni kanunin dhe momentet e pikat ne te cilat kjo marje jete eshte nji veprim social siç eshte denimi me vdekje sot neper bote
tani mblidhen nji tufe me njerez e te gjykojne ndersa ne ate kohe mblidhej katundi e merte vendim asgje ska ndryshuar çdo gje ishte si ka qen perjetesisht
krimi eshte pjese e jetes dhe ne disa rethana mund edhe te kuptohet sidomos kur behet fjale per jete ose vdekje midis teje dhe dikujt tjeter ne kete rast sbesoj se dikush ketu do i thoshte personit perballe me vrit se une ste vras dot :)
pra eshte menyre mbijetese ne disa rethana

ps: jam plotesisht dakord me shkrimin e mary skam çti shtoj me shume
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Baftjar ...kushdo jep mendimin e tij..Ligji i kanunit eshte me i vjeter se Shqiperia..s'eshte nderruar kaq kohe..sdo behem sebep un ta nderroj ..mos i ngaterro temat lol

mary...

si eshte e mundur qe sapo vume kemben ne toke te huaj u beme mbreterit e trafikut te droges e te prostitucionit???
eshte e vertete , shume vjedhje apo vrasje ua kane lene shqiptareve edhe kur nuk i kane bere, ne itali shqiptari dhe emigracioni eshte shfrytezuar ne cdo fushate elektorale qe eshte bere, por le te themi dhe ate qe eshte,ne kemi vrare , kemi vjedhur e kemi perdhunuar me shume se cdo emigrant tjeter ne europe.dhe ne nuk na ka dale emri i keq vetem ne itali (ketu mbase pak me shume se ne vende te tjera, por kjo sepse jemi dhe me shume)por na ka dale ne te gjithe boten. dhe si thote ajo fjala e urte , ku ka ze nuk eshte pa gje.***

Shqiptare jemi e vesht spo meremi... e thashe jemi e kemi qen Pasqyre dhe ar sepse eshte shume e vertet dhe s'ka njeri tma ndryshoje mendimin dhe nese ti thua jo..eshte si puna e virgjerise tek nje femer..a kupton qe deri dje..sdinim cfare eshte droga se per prostitucionin spo flas...se eshte zanat i vjeter ..mbase si term jo po menyre me te thjeshte ka qen.. ama te tjerat i morem nga bota.
Un per krimin , spo i ngrej flamurin qe eshte mire, absolutisht sjam dakort me pislliqen qe kan bere..e qe vazhdojne ..ama mos harro se ate qe bejn shqiptaret e bejn kushdo...e te maresh nje jete seshte e lehte.
Nga ana tjeter , le te ndodhe spo dal kundra..po pse ne bote ka shtete ather qe e kan ven kunder denimin me vdekje? se eshte dicka e mire apo jo.? ja te shohim vdekjen e injektuar te asaj femres si do jene reagimet ...
Un krimin e denoj ne menyre me absolute ..e eshte llogjike po ama varet nga rrethanat si, pse , qysh e tek...edhe dicka ..se e zgjata shume ..sido qe te jete shqiptari me keq se keta plehrat ku jetojme ne Jemi .....arsyet ..kushdo shqiptar i ndien te mirat e te metat qe ka vete.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,567
Pikët
113
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

@BEAUTE
te vetmen gje qe nuk e perfytyroja dot kur erdhi demokracia ishte
qe femrat shqiptare do beheshin prostituta rrugeve te EU
e kam fjalen per ata plehrat qe i mashtrojne,perdhunojne,masakrojne...etj.
E di cmu kujtua per momentin: kur vret nje Ari Panda ne Kine per ti shitur lekuren me vlere,te ekzekutojne me plumbe kokes(eshte dhe ligj sa per dijeni).
ndoshta nuk eshte zgjidhja e duhur...
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

..kushdo jep mendimin e tij..Ligji i kanunit eshte me i vjeter se Shqiperia..s'eshte nderruar kaq kohe..sdo behem sebep un ta nderroj ..mos i ngaterro temat
Kanuni s'mund të përfaqësoj emrin e një Kombi. Mund të thuhet që është i vjetër, po ta hiperbolizosh me emrin e një kombi është gabim i pafalshëm. Kemi të bëjm me dy kanune, ai i Lek Dukagjinit dhe ai i Labërisë, kanë përputhje në shumë aspekte, por asnjëherë të njëjt. Mbeten nga shkrimet më të hershme të Shqipes, por kurrësesi më të vjetrit. Kanuni ka kalur dhe kufijt e Shqipëris, është përdorur dhe ne Kalabri, ku kan vajtur Shqipëtarët gjatë periudhës së luftës kundër Perandoris Osmane. Lekë Dukagjini (1410–1481), Shqypnia njihet prejë shumë përpara Lekës, e shumë të tjerësh, ka pasur kollozë të tjerë përpara se tu shkruante ky dorëshkrim...! Nuk e di nëse e ke lexuar ndonjëherë dorëshkrimin e parë në Gjuhën Shqipe, ajo i mbetet Teodor Shkodranit. Ky po mund të thuhet, se Shqipëria mban gjallë veten përtej kufijve duke vërtetuar vërtetësin e këtij kombi...!
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Na e mesuan apo sna e mesuan, e kemi apo se kemi ne gjak krimin, cdo vend ka kriminele si dhe vrases serial madie me shume se tek ne, ne vende te tjera behen vrasje ne emer te perendise kur tek ne toleranca fetare eshte per tu admiruar, te pakten ketu tek ne nuk ka hyre njeri i armatosur ne shkolla apo ne institucione te tjera e te vrase kush ti dale perpara. Vendet e tjera i kane ligjet me te rrepta se ne dhe perseri behen krime, sepse disa rethana te bejne te besh ate qe nuk e ke menduar ndonjehere se do ta beje. Po qe per trafikimet e qenieve njerzore vendet e tjera i kan ber perpara nesh kur kane qene si ne. Sa per ligjin jam kunder denimit me vdekje
 
Top