• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mendja e shendoshe ne…palester

Beaute

👸
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,676
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Gjimnastika ne kushtet e shtepise duket pak si demode, ne nje kohe kur qendrat e fitnesit po perjetojne nje bum klientesh. Te fiksuar pas muskujve dhe kalorive, por dhe pas nje jete te re sociale, qe ndertojne brenda saj

Kur i kemi ngulur mire kembet ne shekullin e 21-te, zor se ka mbetur shqiptar qe ende ve shenjen e barazimit mes te qenit “i shendoshe” dhe “i shendetshem”. Por nese dikur trupat thatime, fibroze dhe faqet e terhequra ishin pasoje e “dietes” ne diktature, sot keto parametra po tentohen vetem per t’u ndjere mire. Jo vetem fizikisht. Mbi te gjitha shpirterisht. Dhe fjalen nuk e kemi per ate kategori mes nesh qe sot e gjithe diten ben “fiskulture” me varferine, por per njerez qe e kane urgjentisht te nevojshme te shkunden, te levizin, te shkathtesohen, te ruajne fizikun e rrezikuar nga obeziteti e jeta pa sforcime fizike.

Per kete duhet vullnet, dhe gjimnastika “ne kushtet e shtepise” eshte prone e te vullnetshmeve. Gjithe pjesa tjeter i ka “rene shkurt”, te pakten ne kryeqytet: Nje shfletim i shpejte i guides se Tiranes, per te gjetur numrat e telefonit te ndonje palestre. E kush e ka anashkaluar guiden sepse miqte i kane rekomanduar “vendin e duhur”, doren ne xhep eshte e sigurte qe e ka futur. Sepse kalorite sot, zor se mund t’i djegesh pa para. Pastaj kur paguan, je dhe me i motivuar. Mendohesh dy here para se te lesh nje dite pa shkuar, jo vetem se te rendon xhepi, por dhe sepse ne fakt nuk e le dot. Sepse te behet pjese e stilit te jetes dhe perpos mbajtjes se trupit ne forme ka dhe shume atraksione te tjera; miqesia e reja qe ke mundesi te krijosh, e pse dhe ndonje flirt. Dhe sepse ne palester nuk shkohet vetem per te bere muskuj apo per te mbajtur trupin ne forme. Sigurisht, shkohet dhe per te hequr stresin. Kjo e fundit e shpjegon me se miri faktin qe ne pjesen me te madhe palestrat frekuentohen nga nje shtrese e caktuar e shoqerise. Njerez qe pergjithesisht kane nje jete te ngarkuar dhe disa ore ne palester u sherbejne per te hequr qafe shumecka: Dhjamin e tepert, stresin dhe lodhjen mendore.

“Jo me kot thuhet qe nje trup i shendoshe eshte ne nje mendje te shendoshe. Jane te lidhura ngushtesisht me njera-tjetren. Madje ne bote, ne kompanite e medha ka qendra fitnesi, ne menyre qe punonjesit te shkarkojne energjite negative”, thote per Klan Manjola, instruktore e Fitness Bulls, nje nga palestrat me te frekuentuara ne kryeqytet. Me emrin e nje palestre jane gjithnje te bashkangjitur njerezit qe e frekuentojne, personazhe vip dhe instruktore. Per te paret jane te terhequr me shume amatoret, qe duan te shkojne ne aksh palester sepse shkon kengetari i tyre i preferuar apo prezantuesja me forma te kercyera. Ndersa frekuentuesit e rregullt, qe me shume sesa “vip-in” kane ne fokus trupin e tyre, do te zgjidhnin instruktorin. “Per mua eshte thelbesore nje instruktor i mire, te tjerat jane relative”, thote Ina, frekuentuese e rregullt e Fitness Bulls. Dhe nese jane te dyja, akoma me mire. Palestra eshte ajo qe del me me fitim, pasi ne fund ka me shume kliente. Dhe per keto te fundit sigurisht qe eshte dhe “lufta” me e madhe. Cmimet konkuruese dhe sherbimet suplementare jane arma me te cilen luftohet. Sigurisht emri i mire qe mund te kete fituar palestra nder vite, eshte nje plus, por kjo shkon paralel me pajisjet apo sherbimet shtese. Sepse pa to, zor se dikush do ta fuste doren ne xhep per te paguar jo pak per t’i djegur ato kalori, qe me aq zell i marrin dhe i heqin gjate dites.

"Une kam nje jete qe merrem me palester dhe sinqerisht nuk mund te bej dot pa te”. Ndaj dhe ne momentin me te afert, te jeni te sigurte se do te jene duke u bere qull ne djerse ne pisten e vrapit apo maje bicikletes me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre.
Nuk ka pushim per muskujt. palestra nuk eshte thjesht nje vend per te mbajtur trupin ne forme, por dhe nje terapi qetesuese. Ja vlen, edhe per cmimin qe te duhet te paguash per te mbajtur trupin dhe mendjen ne forme.

Sepse qe te frekuentosh nje palester e te kesh mundesi te perfitosh nga sherbimet e shumta qe ato te ofrojne, do te thote te kesh nje buxhet te mire financiar. E meqe ra fjala tek buxheti, nje buxhetori nuk do t’i leverdiste te shkonte ne nje qender fitnesi. Menyra me e mire per te, per t’u dobesuar ose per te ruajtur formen, do te ishte nje vrapim tek liqeni apo gjimnastike ne kushtet e shtepise. Per te frekuentuar nje palester te duhet te besh nje parapagim, qe pergjithesisht eshte mujor, por varion nga deshira e klientit, koha dhe parate qe ka ne dispozicion per te mbajtur nje forme te mire fizike.

Frekuentimi mund te behet nje here ne jave, nje ore, ne varesi dhe te pageses qe ke bere, apo dhe tre here ne jave. Cmimet jane te ndryshme.

Por si kudo, ne loje ka hyre konkurrenca: Sepse instruktoret mund te jene profesioniste te kualifikuar e me pervoje, por edhe studente te Institutit te Fiskultures; hapesirat mund te jene te bollshme ose te ngushta, te pastra, te ajrosura mire ose jo.

Megjithate, “hallexhinjte” kane cfare te zgjedhin, Zgjedhja eshte e juaja. Dhe e xhepit tuaj.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Stërvitja është një nga gjërat më të mira që mund të bëjë njeriu sot, po në Shqipëri nuk ka palestra të mira. Kryesorja në një palestër është klima dhe ajrosja, jo veglat. Palestrat shqiptare nuk kanë sisteme të mira të klimës, por edhe nëse kanë, nuk i përdorin siç duhet, se kursejnë energji.

Një palestër ku bëhesh ujë në djersë vetëm duke ndenjur, nuk është palestër. Më mirë bëj stërvitje në shtëpi, ose dil e bëj vrap pyjeve (në qoftë se ka).
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
24,605
Pikët
113
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Jam plotesisht dakort me ty,Bato.
Ne fakt me ben pershtypje ne videot e mesiperme qe te dy nga +/- 50 vjec dhe kercejne ne litar si 13 vjecare.
Ne jashte,kemi palestra luksoze,por edhe ata atje qe s'kane mund te bejne ushtrime te tilla,ne shtepi ose zyre.
 
Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Not,shetitje,vrapim etj etj yyy:d
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
24,605
Pikët
113
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Shume dakort. E vetmja gje e keqe eshte kur kryqezon plakat qe notojne si breshka dhe te bllokojne linjen :)

Cfare linje ore? Pse n'legen/govate noton ti? Shko o cun n'det,se ka edhe kripe...merr nje cike buke me vaj me vete edhe knaqesh! :p
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Jam plotesisht dakort me ty,Bato.
Ne fakt me ben pershtypje ne videot e mesiperme qe te dy nga +/- 50 vjec dhe kercejne ne litar si 13 vjecare.
Ne jashte,kemi palestra luksoze,por edhe ata atje qe s'kane mund te bejne ushtrime te tilla,ne shtepi ose zyre.
Prapambetja dhe moszhvillimi kanë pasoja në çdo gjë. Shqiptarët trashen dhe plaken shpejt, se nuk bëjnë as stërvitje dhe as kujdes në të ngrënë.

Nuk them palestra luksoze, po të kenë vetëm klimën, e të jetë freskët brenda. U regjistrova në një palestër para ca kohësh.. e pagova për një muaj, po vajta vetëm një ditë dhe e lashë. Mirë që ishte vapë e të kullonin djersët çurkë atje brenda, po s'kishte as letër për t'u fshirë. Njerëzit fshiheshin me peshqirë, ose nuk fshiheshin fare. Të gjitha veglat ishin me djersë, e nuk i pastronte askush.
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
24,605
Pikët
113
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Prapambetja dhe moszhvillimi kanë pasoja në çdo gjë. Shqiptarët trashen dhe plaken shpejt, se nuk bëjnë as stërvitje dhe as kujdes në të ngrënë.

Nuk them palestra luksoze, po të kenë vetëm klimën, e të jetë freskët brenda. U regjistrova në një palestër para ca kohësh.. e pagova për një muaj, po vajta vetëm një ditë dhe e lashë. Mirë që ishte vapë e të kullonin djersët çurkë atje brenda, po s'kishte as letër për t'u fshirë. Njerëzit fshiheshin me peshqirë, ose nuk fshiheshin fare. Të gjitha veglat ishin me djersë, e nuk i pastronte askush.
Atje ku shkoj une eshte si Taj Mahal. Ka kushte me te mira,se ne shtepi.
Por sikur shkoj per tu stervitur une...:p
 
thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
24,853

vapa ne palester nuk eshte problem
se njerezit ushtrohen ne temperatura te ndryshme
eshte djersa ne mjetet ushtruese qe e prish te gjithe punen

Atje ku shkoj une eshte si Taj Mahal. Ka kushte me te mira,se ne shtepi.
Por sikur shkoj per tu stervitur une...:p
ti shkon per meshkujt
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,403
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Lexova titullin e temes ,pastaj hapsin e temes ,:))e me doli Brari.
Sa mu be qefi ,dhe prap me dole Ti ,``Bej_dy_pompa``:(:)(:)((
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,111
Pikët
0
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Bato, s'e di ne cilen palester ke shkuar, por ne Tirane ka palestra me kushte shume te mira(moderne) dhe me ajer te kondicionuar.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

YOKO said:
Por sikur shkoj per tu stervitur une...:p
Nuk e di unë për çfarë shkon ti..

Në Shqipëri s'ka shumë vajza që shkojnë në palestra, po jashtë ku shkoj unë, gjysma janë femra, që stërviten me ca geta të ngushta fare, që të heqin mendjen.
Një pjesë e mirë djemsh shkojnë në palestër vetëm për të kënaqur sytë.. :p
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Bato, s'e di ne cilen palester ke shkuar, por ne Tirane ka palestra me kushte shume te mira(moderne) dhe me ajer te kondicionuar.
Për Tiranën nuk e di, flas për një qytet tjetër.
Shkova në palestrën që mbahej si më e mira në qytet e që s'kishte shumë që ishte hapur, por u zhgënjeva.
Ajër të kondicionuar kishte, por kishte aq pak saqë për t'u freskuar duhet ta futje kokën në çezmë çdo 5 minuta.
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,111
Pikët
0
Përgjigje e: Mendja e shendoshe ne…palester

Për Tiranën nuk e di, flas për një qytet tjetër.
Shkova në palestrën që mbahej si më e mira në qytet e që s'kishte shumë që ishte hapur, por u zhgënjeva.
Ajër të kondicionuar kishte, por kishte aq pak saqë për t'u freskuar duhet ta futje kokën në çezmë çdo 5 minuta.
Ne qytete te tjera nuk e di si eshte situata, por kjo varet edhe nga frekuentimi qe kane palestrat. Ne Tirane eshte perhapur tashme kjo mania apo kultura(me te drejte) e mbajtjes se trupit ne forme, qofte tek meshkujt ashtu edhe te fermat, ndersa ne qytete te tjera akoma nuk harxhojne leke per te shkuar ne palester. Keshtuqe edhe ai qe e hap, ka frike te beje nje investim te larte.
 
Top