• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mesha e Parë në gjuhën shqipe nga Fan Noli në Durrës

pirro20

Super Anëtar
Anëtar
Sep 1, 2011
Postime
201
Pikët
28

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL10 MARS 2015
FacebookWhatsAppTwitterEmail
Mesha e Parë në gjuhën shqipe nga Fan Noli në Durrës

Nga Pirro PRIFTI Para dy ditësh, të shtunën me 8 Mars 2014, u bë një meshë e përshpirtshme në Kishën Katedralen Orthodokse të qytetit të Durrësit, në kujtim Fan. S. Nolit (lindur në Ibrik Tepe 6 janar 1882 – vdekur në Boston me 13 mars 1965). Kjo datë përkoi sot me 10 Mars 2015 edhe me 101 vjetorin e mbajtjes së Meshës së Parë në gjuhën shqipe të këtij atdhetari të madh, Meshë e cila u mbajt me dt. 10 Mars 1914 jashtë Kishës së Shën Spiridonit, që sot nuk egziston më… Bashkia e qytetit të Durrësit në bashkëpunim me Kishën Orthodokse Durrës dhe me miratimin e KOASH, i vendosën për ndër të tij emrin e rrugeës: “Rruga Imzot Fan. S. Noli”.

Po 101 vite më parë, me datë 10 Mars 1914, Fan. S. Noli mbajti edhe meshën e parë historike në gjuhën shqipe në `kryeqytetin` e atëhershëm bregdetar afër Kishës së Shën Spiridonit, e cila nuk egziston më sot për shkak se u prish pas fjalimit të 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës, i cili vendosi në Kushtetutën e atëhershme Shqipërinë të vitit 1976, si vendi i parë ateist në botë. Fan S. Noli u lidh shumë me qytetin e Durrësit, ku jetoi e punoi jo pak, duke lënë gjurmë të forta e të rëndësishme në historinë identitare shqiptare. Fan Noli erdhi që më datë 7 Mars nga Shtetet e Bashkuara, u prit në qytetin e Durrësit nga patriotë e intelektualë mes të cilëve Stefan Kaçulini e Andrea Konomi. Me datë 10 mars 1914, tre ditë pas mbërritjes së Princ Vidit, ai do të mbante të parën shërbesë fetare në gjuhën shqipe në Kishën e Shën Spiridonit në Durrës. Fan Noli mbante titullin kryepshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, i Gores dhe i Shpatit, Primat dhe Egzark i Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i të gjithë Shqipërisë dhe selinë do ta kishte pikërisht në Durrës. Pllakata e vendosur në shtëpinë ku jetoi shkruan se Noli ka jetuar këtu gjatë viteve 1914 – 1915, por edhe gjatë viteve 1920 – 1924.

Mesha u mbajt në Kishën e Shën Spiridonit, e cila u shkatërrua në vitin 1967. Sot në atë vend ngrihet godina e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Sipas disa të dhënave të tjera, Noli erdhi në datë 7 mars të vitit 1914 dhe pas tre ditësh bëri meshën e parë. Noli meshën e parë e bëri në Durrës, por jo në ambientet e Kishës së Shën Spiridonit, por në ambientet e Pallatit Mbretëror ku do të qëndronte Princ Vid. Aty u organizua një tribunë e ngritur posaçërisht në qiellin e hapur, ku u mblodhën qindra njerëz nga të gjitha besimet. Megjithëse mitropoliti grek Jakovi u kishte bërë thirrje qytetarëve ortodoksë që ta bojkotonin, kështu që më shumë se një `Te Deum` dhe një tubim madhështor ishte një manifestim patriotik i dyfishtë sepse; së pari meshohej për herë të parë në gjuhën shqipe, së dyti Noli me fjalën e tij që i kishte peshë krijoi mbështetje për Princ Vidin, ai donte që të njihej shteti shqiptar (http://www.lajmeonline.eu/100-vite-nga-mesha-e-pare-ne-shqip-nga-fan-noli-video/).

Kështu që, fjala e Nolit në prani të çiftit princëror arriti kulmin jo vetëm në ceremoni, por për fjalimin e tij shprehës, shtypi e cilësoi si një fjalim të zjarrtë, të bukur dhe të nevojshëm. Ashtu sikurse e citon edhe shtypi, njerëzit e pritën me më të madhin entuziazëm, sepse Noli dha këshilla për popullin. Ai u kërkoi që ta mbështesnin shtetin e ri që kishte ardhur me në krye Princ Vidin dhe që të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre si qytetarë të devotshëm. Noli e mbylli fjalën e tij me: Rroftë Shqipëria e lirë. Kjo ceremoni la përshtypje të jashtëzakonshme dhe u kthye në ngjarje në jetën e qytetarëve. Sipas të dhënave të paraqitura dhe sipas fotos së mëposhtme shihet vetëm vendi ku ka qenë Kisha e Shën Spiridonit. Deri para disa kohësh siç tregon edhe profesor Gjegji, kjo derë origjinale e kishës së atëhershme nuk ishte në këtë vend pasi ishte hequr e dërguar në vend tjetër që në vitet ‘70. Por poeti, përkthyesi e shkrimtari i ndjerë Perikli Jorgoni së bashku me bashkëshorten e tij Elidën arritën ta gjenin aty ku ishte vendosur, në shkollën e mesme të Maminasit “Kajo Karafili”. Shumë kohë e mbajtën diku në pamundësi financiare për ta rivënë në vendin e saj. U desh pasioni i tyre personal mbështetur vetëm nga Eduart Ndreu, pasues i patriotit Elez Isufit nga Dibra, dhe e Julian Markos, pasues i patriotit korçar Thimi Marko për ta rivënë derën aty ku i takon vetëm pak javë më parë.

“Perikli Jorgoni (vdekur më dhjetor 2012) që ishte edhe nip i patriotit Hilë Mosi, la amanet që një shumë prej 600 mije lekësh e mbledhur me të shoqen e tij të përdorej për të bërë një bust për Fan Nolin. Realizimin e mori përsipër skulptori i njohur Idriaz Balani” , thotë Idriz Balani skulptor. Vjet me rastin e 100 vjetorit të mbajtjes së Meshës së Parë në Shqip në qytetin e Durrësit u kërkua që të vendosej një bust i Fan. S. Nolit në Durrës. Keqdashjet e disa personave për të akuzuar KOASH, sikur nuk donte që të vendosej busti i Fan S. Nolit, bënë që busti të vendosej në Elbasan sepse sipas sajesave të pseudo-priftit Nikolla Markut, i cili kishte thënë se Fan Noli kishte lënë amanet për ta vendosur bustin në Elbasan!
Sajimet e Nikolla Markut i hedh poshtë historiani Nasho Jorgaqi.

Pas vendosjes së bustit të kryepeshkopit Fan Noli në altarin e Kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi se, vendosja e tij në kishën e Elbasanit ishte një amanet i Nolit, drejtuar Lef Nosit, në një nga letërkëmbimet e tij. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, prof. Jorgaqi thotë se, ky fakt nuk është i vërtetë. Ai shprehet se, çdo vend i Shqipërisë ku Noli ka shkelur dhe ka bërë një aktivitet mund ta kujtonte me një bust. “Busti në Durrës i takon Nolit, jo vetëm se atje mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe, por ai u zgjodh si peshkop i Tiranës dhe i Durrësit” (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=50131). KOASH, e ka konfirmuar dëshirën për të bashkëpunuar dhe për ti ngritur një bust Fan. S. Nolit në një vend ku Bashkia e Durrësit të bjerë dakord. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për vendosjen e bustit të Imzot Theofan Stilian Nolit. Personi që ka të bëjë me këtë çështje të vijë të kontaktojë për të diskutuar rreth hollësive të mëtejshme”, thuhet në përgjigje.

Sot tregohet më së miri që KOASH dhe komuniteti orthodoks shqiptar ndajnë të njëjtën nderim dhe respekt për Peshkopin e parë të kishës Orthodokse të Shqipërisë dhe kollosin e letërsisë shqipe, me emrin Fan. S. Noli, i cili e bëri Jezu Krishtin të flasë shqip dhe Shekspirin të lexohet në shqip.
[email protected]
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,993
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia

Sa per korrektese,Fan Noli vdiq ne Florida jo ne Boston. Ne Boston eshte varrosur.
 
Top