• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Metastazave të rrezikshme të gjirit u jep fund, zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Metastazave të rrezikshme të gjirit u jep fund, zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve anglezë, të cilët …

zbuluan se nëse bllokojnë enzimën LOXL2, bllokojnë dhe shfaqjen e sëmundjes së kancerit në organet e tjera të trupit. Sipas përfundimeve të shkencëtarëve, kjo enzimë është shkaktare për metastazat e kancerit të gjirit duke ndikuar tek proteinat TIMP1 dhe MMP9. Studime të kaluara kanë treguar se këto dy proteina luajnë rol të rëndësishëm tek metastazat e tumoreve.

“Më tepër se 90% e vdekjeve nga kanceri i gjirit, shkaktohen nga transmetimi i sëmundjes tek organet e tjera si mushkritë, mëlcia dhe kockat”, thekson mjekja Xhanin Erler nga Instituti i Studimeve Kundër Kancerit, e cila drejtoi të gjithë studimin. Tashmë qëllimi i grupit të saj, është të zbulojë mënyrën për të bllokuar ndikimin e enzimës LOXL2, duke formuar ilace të cilat do të ndalojnë sëmundjen vdekjeprurëse në fazën fillestare të saj.

I njëjti grup shkencëtarësh zbuloi se enzima LOXL2, ka lidhje edhe me forma të tjera të kancerit. Kjo do të thotë se është e mundur të krijohet një lloj analize e cila do të masi nivelet enzimës fajtore, duke siguruar terapinë e duhur e cila do të veprojë me sukses qysh në fillim. Rezultatet e studimit u publikuan në “Cancer Research”.
devolli.net
 
Top