• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Metodat e arkeologjisë

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Arkeologjia eshte nje dege e atille kerkimi, qe asnje dege tjeter e shkencave natyrore dhe kulturore nuk perfshin lende aq te ndryshme mes veti.
Me gjurmime kriminalistike do te kontrollohen dhe interpretohen edhe gjurmet me te vogla. Ketu do t''''iu paraqesim disa metoda arkeologjike te cilat vehen ne zbatim.

Arkeobotanika

Gjithandej ku njerezit kane jetuar, ku ata kane pergatitur ushqimin e tyre ose ku kane ruajtur ate, gjenden edhe sot gjurmet ne forme te mbeturinave bimore. Ato mund te ruhen per nje kohe shume te gjate me ane te karbonizimit, thatesise ose permes deponimeve te njoma nen vende pa ajer. Megjithate mbeturinat bimore jane aq te vogla sa qe edhe gjate gjurmimit konvencional arkeologjik mund te mos vihen re. Sidoqofte kerkimet arkeobotanike i takojne gjurmimit standard arkeologjik.



Dendrokronologjia

Dendrokronologjia eshte nje metode qe shfrytezohet me ane te vijave qe krijohen ne peme me kalimin e kohes. Vija e nje peme te vetme per shembull mbulon nje periudhe kohore 50 vjecare. Kjo kohe mund te zgjerohet dhe duke kerkuar sekuencat e rratheve te pemeve te tjera, vijat e mostrave te vjetra here pas here vendosen ne kontinuitet korrekt kohor. Po qe se tregohet per nje rajon te caktuar kjo dendrokronologji e vijave, p.sh. ne Skandinavi, cdo moster e drurit mund te krahasohet dhe pastaj mund te vendoset nje kohe e caktuar.


Arkeometalurgjia

Paraardhesit tane kane perpunuar metalin ne menyra te ndryshme. Ata e kane prere, derdhur, skuqur dhe kane perdorur edhe shume metoda te tjera. Kalitja dhe skuqja per shembull lene gjurme ne berthame te metalit te cilat mund te verehen me mikroskop. Po qe se i krahasojme keto gjurme te mostrave te gjetura nga vende shume te largeta mes veti, mund te mirret se keto pjese vijne nga rrethi i njejte teknologjik ose ndoshta edhe prej te njejtit farketar. Po ashtu mund te percaktohet me ane te perpunimit kualitativ ose te menyres se perpunimit. Thene shkurt: Arkeometalurgjia na meson shume rreth artit te perpunimit te metaleve te kulturave te hershme. Ky artizanat ishte atehere nje teknologji e larte dhe e cila deri sot ka mbetur.
 
Top