• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Microsoft feston 25 vjetorin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Para 25 viteve, Bill Gates pronari dhe themeluesi i kompanisë Microsoft, e pati prezantuar në publik sistemin e saj të parë operativ. Sot, më shumë se 90 për qind e kompjuterëve personal përdorin pikërisht sistemin operativ të kësaj kompanie.
Windows 1.0 shitej për një çmim prej 99 dollarësh, ndërsa për këto para blerësit merrnin ndërfaqen grafike, e cila ishte ndryshuar njëherë e përgjithmonë.

Versioni i dytë i këtij softueri ishte paraqitur dy vjet më vonë, në dhjetor të 1987, dhe më pas kanë vazhduar versionet tjera, të cilat ne i kemi parë gjatë tërë këtyre viteve.

Ideja fillestare e këtij sistemi të ri operativ ka qenë që t’ua mundësojë përdoruesve që të shfletojnë vetëm përmes mausit dhe tastierës kompjuterike, si dhe të punojnë në disa aplikacione njëkohësisht.

Mirëpo, softueret e para të Microsoftit nuk ishin pranuar menjëherë nga përdoruesit. Ishte versioni i tretë i cili ishte paraqitur 10 vite më vonë, ai i cili zgjoi kureshtjen dhe interesimin e madh tek përdoruesit e kompjuterit, i cili madje ishte shitur në 10 milion kopje.
 
Top