• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mihrije Braha: Me plakjen, pakt asnjëherë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Edhe më kanë thënë, por vetëm ata që nuk e honepsnin dot Naimin, por mos harroni se edhe Naimit i kanë thënë për mua, ha ha ha bile-bile me fjalë na kanë ndarë nja njëzet herë deri më tani.


- Ju ka thënë ndokush po ç’e do atë, ti je yll para atij?

Edhe më kanë thënë, por vetëm ata që nuk e honepsnin dot Naimin, por mos harroni se edhe Naimit i kanë thënë për mua, ha ha ha bile-bile me fjalë na kanë ndarë nja njëzet herë deri më tani.

– Si keni reaguar?

Si do të reagonte një njeri ndaj çdo fjale jo të mirë për njeriun e zemrës.

– Çfarë ju bëri të vendosni që Naimi do të ishte burri i jetës suaj?

Çdo gjë që prezantonte Naimi e mbi të gjitha dashurinë që ma dhuroi, e cila është edhe sot e kësaj dite, diçka më e bukur që më ofrohet nga ai dhe të cilën me të njëjtën masë e kthej edhe unë.

– Ju ka shkuar ndonjëherë mendja të ndaheni?

Pas asaj, unë do të vdisja dhe s’do të jetoja për asnjë çast.

– Keni pasur konflikte, apo çdo gjë e kaloni me qetësi?

Mund të kemi pasur konflikte rasti apo të jetës së përditshme kur bëhet fjalë për dy njerëz që edhe mund të mos pajtohen strikt për çdo gjë. Konflikte të rënda asnjëherë.

– Mihrije, një gjë që bie në sy tek ju është se, duket sikur ora biologjike ju ka ndaluar, çfarë bëni që të jeni kaq në formë?

Unë për vete jam shumë e qetë dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini që kjo është ajo që më bënë të jem shumë relaks. Pastaj, unë jam një njeri i dashuruar për një njeri që më dashuron dhe lumturia e pafund e përshkon jetën time pranë dy njerëzve që i dua mbi çdo gjë në botë.

– Ka një sekret bukuria juaj, apo e keni të trashëguar?

Mund të them se e kam edhe të trashëguar, sepse nëna ime është shumë e bukur.

– E mendoni ndonjëherë veten plakë?

Asnjëherë pakt me të dhe s’mendoj për të ha ha ha , ç’t’i bëjmë, proces që nuk e ndalojmë dot, por unë se njoh as nuk dua ta njoh, nuk frikësohem prej saj dhe jam shumë e qetë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top