• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Milionerja u lë vajzave nga 1 euro

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113



Kur lexuan testamentin e së ëmës së vdekur, me siguri duhet të kenë menduar se bëhej fjalë për një shaka.

Një milionere australiane nga Adelaide, Valmai Roche, e ndarë nga jeta në vitin 2009 në moshën 81-vjeçare, ka dashur të japë një leksion të bukur për vajzat e saj.

Gruaja që zotëronte një pasuri prej më shumë se 3 milionë eurosh, ka dashur t’i lërë Deborah Hamiltonit, Fiona Roches e Shauna Roches një trashëgimi vërtet simbolike: 30 monedha argjenti me vlerë të ulët, “po aq monedha të lara me gjak sa iu paguan Judës”, ka saktësuar ajo në testament.
Praktikisht, ne nje ekuivalente të monedhës së sotme evropiane, vajzave të saj u ka rënë secilës si pjesë nga 1 euro. Ndërsa të gjithë pronat dhe pasurinë ia ka dhuruar një shoqate kristiane si “Knights of the Southern Cross”.

Po përse një sjellje e tillë ndaj familjes? Kësaj përgjigjeje i është përgjigjur Valamai në testament, ku shpjegon se i shoqi dhe vajzat, sipas saj, kanë qenë përgjegjëse të vdekjes së të ëmës, Dorothy Maud Haber, e vdekur befasisht në rrethana ende shumë të paqarta.

Por s’mbaron me kaq, sepse milionerja në dëshirat e fundit, flet për dhënien e xhevahireve të saj dhe thotë se do të jenë të të bijave, vetëm nëse do t’u përgjigjen me korrektesi pyetjeve ne lidhje me ditarin e saj të shkruar mes vitit 1974 dhe 1981. Domethënë një histori vërtet e pabesueshme, pikërisht me protagoniste nënën që si rrallë herë ka dashur t’i bëjë një “shaka therëse” të paharrueshme pjesës tjetër të familjes.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Mos te rafte per pjese nji nene si kjo se bohesh robot tu fol me vete
 
Top