• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ministri kapet duke u fshehur nën shtratin mbretëror

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Në internet janë përhapur fotografi të ish-ministrit të Drejtësisë së Swazilandit, Ndumisa Mamba, i kapur duke u fshehur nën krevatin e njërës prej 14 grave të mbretit të këtij shteti të vogël afrikan, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Mswati III (42 vjeç) largoi nga detyra ministrin e drejtësisë në fillim të gushtit pasi mësoi se ai kishte filluar një aferë dashurie me bashkëshorten e tij 22 vjeçare, gruan e 12-të me radhë, ish- missin Nothando Dube.

Fotografitë e ministrit të kapur në flagrancë ka kohë që po qarkullojnë nëpër internet, shkruan Daily Mail, duke cituar një burim anonim i cili thotë se mbretëresha vishej si ushtar, ikte nga pallati mbretëror dhe takohej me dashnorin e saj, i cili përndryshe është shok i fëmijërisë i Mbretit.

Policia u fut në hotelin ku dashnorët takoheshin rregullisht dhe e gjetën ministrin të fshehur nën krevatin e mbretëreshës. Mamba ndërkohë dha dorëheqje dhe gjendet në paraburgim.

Besohet se mbretëresha Dube do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në arrest shtëpiak te prindërit, prej të cilëve ndoshta mbreti do të kërkojë që t’ia kthejë një kope lopësh si dëmshpërblim për tradhtinë bashkëshortore të bijës së tyre.

Mswati, i cili ka 23 fëmijë, është sunduesi i fundit absolut në Afrikë. Ai është i njohur edhe për stilin ekstravagant të jetës, kurse shumica e banorëve të shtetit të tij jetojnë në varfëri ekstreme.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Ministri kapet duke u fshehur nën shtratin mbretëror

Mire e paska bo 14 cope qe paska ky ,i bje rradha rralle ...se po e nimonte njeçik su be qameti .
Afrika vetem ndihme ekonomike do ..fizike jo :p
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ministri kapet duke u fshehur nën shtratin mbretëror

mbreti do kerkoka dhe demshperblim....normal e paska ofenduar ne nder gruaja e 12
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Ministri kapet duke u fshehur nën shtratin mbretëror

Mire e paska bo 14 cope qe paska ky ,i bje rradha rralle ...se po e nimonte njeçik su be qameti .
Afrika vetem ndihme ekonomike do ..fizike jo :p
hahaha, mire ia ka ba ketij mendje madhi, qe ka menduar se i del ne kry 12 grave...Bravo mbretreshes dhe atij ministrit!...goxhe guxim...
 
Top