• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Minjtë mund të nuhasin bombat dhe drogën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Shkencëtarët izraelitë janë duke trajnuar minjtë të cilët mund të zbulojnë dilerët të cilët shpërndajnë drogën apo kamikazët me bomba.
Shkencëtarët kanë krijuar një skaner, të ngjashëm me skanerin e trupit, i cili përbëhet nga tri shtëpiza të vogla në të cilat gjenden minj special. Ata pohojnë se minjtë janë më të besueshëm në zbulimin e drogave dhe bombave sesa qentë dhe rrezet rëntgen. Kur të nuhasin drogën apo eksplozivin, ata aktivizojnë alarmin.



“Minjtë nuhasin drogën dhe eksplozivin ashtu siç nuhasin macen, pas së cilës ikin. Pikërisht ikja e tyre aktivizon alarmin”, ka thënë shpikësi Eran Lumbroso, kompania e të cilit BioExplorers shpreson se ndonjë kompani më e madhe do t’u ndihmojë në fazën përfundimtare të projektit.

Pajisja është testuar vitin e kaluar në 1.000 blerës prej të cilëve 22 kanë pasur eksploziv të rrejshëm. Minjtë i kanë zbuluar ata me sukses. Ideja do të mund t’u interesonte sigurimeve në aeroporte, skanerët aktual të cilave shkelin privatësinë e udhëtarëve.

Ky hulumtim është publikuar në revistën shkencore New Scientist.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Minjtë mund të nuhasin bombat dhe drogën

he he he !

``16``
 
Top