• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Minutat e fundit të një ylli

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Kronikën minutë pas minute të fundi tragjik të Majkëll Xheksonit, e sjellim pikërisht sot, me datën 25 qershor, në një vjetorin e vdekjes së tij.

Në mëngjes, provat e turneut ku kërcente e këndonte, ndërsa në mbrëmje, momentet tragjike mes ankthit dhe mbidozave të ilaçeve.

Njëzet e katër orë para vdekjes: është ora 14.30 e drekës, ditë e mërkurë, data 24 qershor 2009. Michael Jackson zbret shkallët e vilës gjigante, e cila ndodhet në rrugën 100 të “North Carolwood Drive”, në Holmby Hills, ku shtëpitë si në përralla të “Beverly Hills”-it sfidojnë ato të “Bel Air”-it në luks pa limit.

Vera e lagësht e Kalifornisë vazhdon të shfaqë anën e saj më të ëmbël: termometri shënon më pak se 20 gradë celsius dhe freskia, që vjen nga deti e shton më shumë lagështinë. Në dhomën e gjumit, e mobiluar në stilin e rilindjes, temperatura është jashtëzakonisht e lartë: çmenduria e fundit e Majkëll-it, është fjetja me ngrohësin ende të hapur, me grilat dhe perdet e mbyllura. Pesëdhjetë koncerte të ezauruara dhe një turne në Londër, që duhet të rindezë yllin e mjegulluar nga skandalet. Frika mbi gjendjen e tij shëndetësore e kanë detyruar “Aeg”, shoqërinë që ka organizuar turneun botëror, të mohojë gjithçka përmes një deklarate për shtyp: “Majkëll është në formë të shkëlqyer. Edhe pse në moshën 50-vjeçare, duket si një djalosh çapkën dhe më 13 korrik, ashtu siç është programuar, shfaqja do të fillojë në arenën e Londrës”.

14.45

Majkëll, e di që e pret një tjetër ditë e tmerrshme. Ka ende shumë prova për të bërë për shfaqjen, e cila do të quhet “This is it”, njësoj si kënga që do të publikojë. Megjithatë do të ketë arritur të pushojë, sepse kuzhinieri i tij personal thotë se Makëll, u buzëqesh të gjithëve. Më pas vjen një vakt i shpejtë: ton peshku, sallatë organike, lëng karote dhe portokalli. Kjo është “darka e tij e fundit”.

19.30

Makina me Michael, Faheen dhe Michael Amir Williams, asistentin personal, arrin në “Staples Center”. Është arena, që ylli i popit ka zgjedhur për të bërë provat; është stadiumi ku pas 12 ditësh do të zhvillohet funerali i tij.

20.30

Kënga e parë në prova është “Wanna be startin, “Billie Jean”, “Smooth Criminal”...

24.00

Është mesnatë dhe magjia ende nuk ka përfunduar. Majkëll dhe balerinët provojnë sërish koreografinë e këngës “Earth song”.

05.00

Është mëngjesi i fundit i jetës së tij dhe Michael Jackson qëndron me sytë e ngulitur në tavan, shtrirë mbi krevatin e perandorit. Doktori provon sërish me lorazepam. I jep edhe dy miligramë.

12.27

Sirena e ambulancës thyen heshtjen e “Carolwood Drive”.

14.26

Spitali vërteton: Michael Jackson ka vdekur. Lajmi publikohet fillimisht në sajtin e thashethemeve TMZ: “Lamtumirë mbretit të popit”. Lajmet e para hedhin hipoteza mbi një vetëvrasje të mundshme.
 
Top