• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mishel Obama për pushime në Spanjë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Zonja e parë e SHBA-ve, Mishel Obama dhe njëra prej vajzave të saj javën e ardhshme do të pushojnë në Spanjë, publikoi Shtëpia e Bardhë.
Mishel Obama në fillim të qëndrimit në Spanjë zyrtarisht do ta vizitojë mbretin Huan Karlos dhe mbretëreshën Sofia, ndërsa „ndërsa pjesa e mbetur do të jetë udhëtim privat i nënës dhe vajzës me miq shumëvjeçar familjar“, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Mediumet spanjolle publikuan që të dielën se tërë familja Obama do të vjen për pushime në Marbela, por pas demantit nga Shtëpia e Bardhë publikuan se vetëm Mishel dhe vajza më e vogël Sasha (9) do të qëndrojnë në pushimoren andaluziane prej katër deri më tetë gusht. Presidenti Barak Obama dhe vajza e dytë do të qëndrojnë në SHBA.

Mishel Obama ka rezervuar 30 dhoma për të dhe për shoqëruesit e saj në hotelin Benahavis, në afërsi të Marbelës. Ajo nuk ka pasur kërkesa të posaçme, ka deklaruar pronari i hotelit Rikardo Aranc, duke sqaruar se hoteli në ato ditë do të funksionojë si zakonisht.
 
Top