• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Misioni i perendise

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Ç’fare do te thote termi mision i Perendise?


Duke studiuar ne teresi lenden e misionit termi Mision ka kuptimin qe te arrish dike atje ku nuk mundej ndryshe te arrihej dhe duke e kerkuar vazhdimisht.

Ndersa termi mision i Perendise ka kuptimin e thjesht qe vete Perendia eshte Ai I Cili eshte duke kerkuar njeriun .

Qe nga fillimi kur njeriu ran e mekat Perendia ka qene duke e kerkuar ate per ta shpetuar nga mekati.

Duhet te kuptojme faktin se Perendia e krijoi njeriun qe te jetojne sebashku dhe te komunikojn sebashku .

Njeriu u largua duke u rebeluar gjithnje edhe me shume dhe prania e Perendise nuk ishte me me te. Kjo per fajin e njeriut .

Qe ne kopeshtin e Edenit Perendia i foli njeriut duke e kerkuar ate .

Pergjate gjithe ruedes se historise njerezore Perendia gjithmone e ka kerkuar njeriun ne skutat me te thella te mekatit ku njeriu ishte futur. Perendia zgjodhi nje popull per ta bere ate popull si agjensine misionare te Tijen ne menyre qe te kerkoje te humburit ne te gjithe boten.

Perendia zgjodhi Izraelin qe ky i fundit te ishte drite per kombet . ne kete menyre Perendia ishte duke thirrur kombet ne shpetim.

Perendia ka qene gjithmone ne mision per te arritur njeriun. Madje Zoti ka derguar edhe profete per te paralajmeruar kombet.

Asnjehere Zoti nuk ka lene njeriun pa e shfaqur Veten e Tij qe njeriu te njohe Ate. Zoti madje i dha edhe nje ligj Izraelit por perseri qellimi kryesor ka qene per te arritur tere kombet .

Madje Perendia dergoi edhe Birin e Tij te Vetemlindurin ne menyre qe te merrte mekatet e botes dhe keshtu do te gjente njeriun duke e shpetuar ate nga mekati, mallkimi .Jezusi ishte personifikimi i Perendise , madje vete Perendia ne mish. Perendia u be edhe njeri qe te arrinte kombet , jo vetem Izraelin.

Keshtu misión i Perendise vazhdon akoma me kishen. Kisha sot perfaqson trupin e Krishtit ne toke dhe c’do dite e me shume perpiqet qe te arrije te humbur me ndihmen e Frymes se Shenjte.

Sot ne c’do moment te jetes kuptojme qe jetojme ne nje kohe misión qe drejtohet nga Fryma e Shenjte. Perseri Perendia duke perdorur kishen eshte duke kerkuar ate qe ka humbur

.Sipas edhe fjaleve te Jezusit Misioni i Perendise eshte te shpetoje ate qe kishte humbur.Perendia vazhdon akoma te jete ne mision deri sa te vije perseri Jezusi , ICili do te marre te gjithe ata qe ishin gjetur.

Ne fund Perendia do te japi edhe nje shans te fundit ne mijevjecarin e mbreterimit te Jezusit, qe njerezit ta shohin dhe te besojne ne Te. Dhe te gjithe ata qe do te besojne tek AI do te jene gjetur. Misioni i Perendise akoma nuk ka perfunduar sot .

Ne kisha duhet te bindemi Atij per drejtimet e Tij per te gjetur te humburin.

vazhdon..........
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Misioni i Perendise

DometheniA misiologjike te pasazheve te meposhtem.



Is 42:1-9 >>> Ketu flitet per Mesian ICili do te vije dhe do te kete si qellim shpetimin e kombeve gje qe eshte misión kryesor i Perendise si dhe do te jete drite e kombeve. Jezusi do te jete drite e kombeve qe bota te shohe dhe te njohe Perendine. Perendia do te vendose drejtesine ne vend, qe eshte nje nga pjeset kryesore te misionit te Perendise. Perendia do te shpetoje njeriun por duke vene drejtesi duke denuar Jezusin per mekatet e njeriut. Gjithashtu Jezusi do te jete beselidhja e Perendise me krejt boten. Nepermjet Krishtit kushdo qe beson do te shpetohet.




Is 43:1-13>>> Ketu tregohet qarte zjgedhja e Izraelit si popull i vecante i Perendise por me qellimin qe permes ketij populli do te vije Mesia , shpetimtari i botes, nga ku shikojme edhe misionin e Perendise. Gjithashtu veme re se Izraeli i roberuar ne roberi do te dale perseri prej roberise per qellimin kryesor qe mesia do te vije permes tyre dhe qe do te shpetoje boten. Por kuptojme gjithashtu se Izraeli ishte zgjedhur si nje populli vecante per aresyen se do te ishte deshmitari i vetem i Perendise ne menyre qe kombet te largoheshin nga idhujt dhe te ktheheshin tek Perendia.





Is 44:1-5>>> Shikojme qarte aresyen pse Zoti ka zgjedhur Izraelin si popullin e Tij . Sepse ata do te kene te shkuar emrin e Perendise ne jetet e tyre duke qne keshtu deshmitare te Perendise per kombet e tjere.





Is 49:1-13>>> Ne kete pasazh te gjate flitet shume per misionin e Zotit per kombet. Qe ne fillim te pasazhit treohet qarte se kujt I drejtohet ky pasazh. Perendia po i drejtohet te gjithe banoreve te tokes. Aty flitet per nje person te zgjedhur nga Perendia , ICIli do te jete bekim per tere popujt. Vihet re ne fakt edhe aresyeja e zgjedhjes se Izraelit, por edhe Mesia si misherim i Izraelit. Madje kaq qarte dhe bukur tregohet se si Mesia eshte thirur per te mbledhur serish Izraelin por nuk eshte vetem kaq sepse eshte shume pak qe Ky Mesi te shpetoje vetem izraelin, por Ai vjen gjithashtu per te qne drite e kombeve, shpetimi i kombeve.Ky Mesi do te jete aleanca ose beselidhja qe vjen permes Izraelit per tere popujt dhe do te nxjerre jashte nga erresira te verberit dhe do te sheroje te semuret. Ky eshte permbushja e planit misionar te Perendise. Ky eshte Jezusi.






Is 50>>> Shikohet qarte se mqns israelí nuk kishte permbushur qellimin e tij ne toke dhe ishte kthyer drejt paudhesise , ai ishte shitur neper kombe. Por pastaj ka nje shprese qe vjen nga Izraeli prej Perendise. Ai eshte i vajosuri i Perendise. Eshte Ai qe ka Frymen e Zotit per te sjelle te humburit tek Perendia.
 
Top