• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Misteri i vrasjes së Kennedy-t

art01

Chef
Anëtar
Mar 19, 2012
Postime
4
Pikët
0
Fidel Castro ishte ne dijeni te atentati ndaj presidentit amerikan, John Kennedy, nje prej ngjarjeve më misterioze në historine e Shteteve te Bashkuara dhe botes. Zyrtarisht, Castro eshte pastruar nga cdo akuze qe e perfshinte ate ne vrasje.

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=35Ehr8IwW8A[/ame]

Hetimet dolen ne perfundimin se Lee Harvey Oswald, nje simpatizant komunist, veproi i vetem.Por, nga nje ish-anetar i CIA-s thote se kishte prova qe Castro ishte ne dijeni per vrasjen qe do te ndodhte, nje deklarate qe ngre hipoteza ne prag te 50-vjetorit te vrasjes se presidentit amerikan, nje prej momenteve me te rendesishme te historise se shekulit te 20-te.

Brajan Letell, qe studjoi çështjet e Kubës si analist i CIA-s në vitet 1960 dhe me pas u be shefi i Marredhenieve te Sherbimeve Sekrete per Ameriken Latine permes librit te tij “Sekretet e Castros, CIA dhe Makina e Sherbimeve Sekrete te Kubes”, qe do te publikohet muajin e ardhshem, shprehet i bindur se Castro dinte gjithcka per vrasjen e Kenedit.

Mengjesin e 22 Nentorit te vitit 1963, qe Kenedi u vra ne Dallas, Kastro urdheroi nje prej zyrtareve te larte te Sherbimeve Sekrete në Havana "të ndalonte çdo komunikim radio te paspecifikuar dhe te perqendrohej ne ate detajin e vogel, atje ne Teksas”. Kater ore me vone u mesua lajmi se Kennedy kish vdekur.

Në një interviste te publikuar te dielen në “Miami Herald” Letëll, aktualisht profesor ne Universitetin e Miami-t, shpjegoi se e kishte zbuluar informacionin ne intervista me ish-zyrtaret e sherbimeve sekrete, te mbeshtetura ne dokumente te deklasifikuara, te cilat jane te hapura per publikun.

Letëll thote se Castro ishte i vetedijshem se Osvald qe iu mohua marrja e vizes kubaneze ne ambasaden ne Meksico City, i kishte thene stafit se do ta vriste Kennedy-n dhe Fidel Castro i dinte qellimet e tij dhe nuk beri asgje per te ndaluar kete akt.

"Unë nuk them se Fidel Kastro urdheroi vrasjen, nuk them as qe Osvald ishte nen kontrollin e tij. Ndoshta edhe mund te kete qene, por nuk kam mundur te gjej fakte per kete. Gjithcka qe une shkruaj- thote Letëll- e mbeshtes ne dokumente dhe ne regjistrimet e burimeve. A e donte te vdekur Fideli, John Kennedy-n? Po. Ai kishte frike prej tij sepse Kennedy e kish ne shenjester. Ne mendjen e Fidelit -shpjegon Letëll,- ai s'po bente gje tjeter vecse po mbrohej”.

Ne librin e tij – i cilesuar si nje studim i thelluar i operacioneve sekrete te Kubes hedh drite edhe mbi perpjekjet e CIA-s per te vrare Castro-n duke perdorur cigare dhe stilolapse me helm. Por keto perpjekje u ndaluan, menjehere pas vrasjes se Kennedy-t.

burimi
 
Fiore

ON/OFF
Anëtar
Mar 3, 2012
Postime
915
Pikët
0
Vendndodhja
Venus
Përgjigje e: Misteri i vrasjes së Kennedy-t

-fershellen-E cuditshme eshte,se nga nje ane thuhet ,qe vrasja e Kenedit eshte nje nga misteret me te medha dhe nga ana tjeter pranohet qe Kastro kishte dijeni per atentatin ,por qe ka dale i paster nga akuzat.Hajde merre vesh cfare duan te thone!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113

Nuk vritesh nga nje atentator me 4 krisma ne pozicione te ndryshme.
Loby luftes e vrau,teoria ime!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Misteri i vrasjes së Kennedy-t

Po dyshin kush e vrau???
Castro nuk besoj!
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,359
Pikët
113
Vendndodhja
Plumbi që vrau presidentin amerikan, Kennedy u porosit nga CIA

Studiuesi italian, Claudio Accogli, ka bërë të ditur se plumbat që dolën nga arma që vrau presidentin amerikan JF Kennedy në vitin 1963 ishin porositur nga CIA.

Accogli këto fakte i bën të ditura në librin e tij “Kennedy duhet të vdesë”, libër studimor që ka dalë në shitje në Amazon.

Accogli shkruan se në dokumentet e kohës rreth armës është gjetur se plumbat ishin prodhuar në një fabrikë amerikane me porosi të agjencisë sekrete CIA.

Shkrimtari italian thotë më tej se arma e përdorur në atë që quhet vrasja e shekullit ishte “Gladio”, lloj pushke italiane me precizon të lartë nga distancat. “Glaudio”, thotë ai, ishte një pushkë e huaj për shërbimet sekrete amerikane dhe për vetë NATO-n dhe zgjedhja e saj si mjet për vrasjen e Kennedy-t është bërë për të humbur gjurmët.

John Fitzgerald Kennedy u ekzekutua në Dallas më 22 nëntor të 1963-it, dy vjet pasi mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vrasja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet një mister. Fillimisht u arrestuar Lee Harvey Oswald, që dyshohej si autori i vrasjes, por në fund në akuzën e ngritur kundër tij, mungonte ajo e vrasjes së Kennedy-t.

Në vend të kësaj, ai u akuzua për vrasjen e një oficeri policie. Por para se të gjykohej, Jack Ruby e qëlloi atë për vdekje, duke shtuar akoma më shumë misteret rreth vrasjes së presidentit amerikan. Vetë ky i fundit vdiq nga kanceri më 3 janar 1967, para se të dilte në gjyq.

Pasuesi i Kennedy-t, Lyndon Johnson urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor në Kongres për hetimin e vrasjes së tij. Komisioni drejtohej nga Earl Warren. Në përfundim të hetimeve komisioni "Warren" tha se Oswald ishte vrasësi i vetëm i presidentit.

Rezultati i këtij hetimi ngjalli dhe ngjall akoma debate. Pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e një konspiracioni për vrasjen e Kennedy-t dhe se Oswald u përdor si “karrem”. Një sondazh i Fox News në vitin 2004 doli në përfundimin se 66 për qind e amerikanëve thonë se ka patur konspiracion dhe 74 për qind e tyre besojnë se Oswald ishte vetëm zbatuesi.

/Shekulli Online/ E.L/
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
26,043
Pikët
113
Përgjigje e: Plumbi që vrau presidentin amerikan, Kennedy u porosit nga CIA

Ky 'shekulli' ka lujt! E c'lajm eshte ky? Cili fakt u zbardh nga italiani,qe s'dihej deri tani?
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,359
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Misteri i vrasjes së Kennedy-t

VRASJA E JOHN F. KENNEDY / Simboli i enigmave të Amerikës

Kanë kaluar mbi 50 vjet, por ato pamje mbeten esenca e Amerikës. Më shumë se sa zbarkimi në Normandi, balta e Hiroshimës, këmba e Armstrongut në Hënë, fundi i Marylin Monroe, rënia e Kullave Binjake, Amerika që askush nuk mundet ta harrojë – simboli i misterit të Amerikës – është në fotogramet e shkrepur, zmadhuar, pastruar, mbi të gjitha ngadalësuar (për t’u përpjekur për të adaptuar absurditetin e ngjarjeve me shpejtësinë e ekzekutimit të tyre) të atentatit të pabesueshëm kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara. Gjithcka ndodhi në të njëjtën kohë, atë 22 nëntor të vitit 1963…

… Presidenti i ri dhe i pashëm, në bordin e një makine tip Lincoln të hapur, i pambrojtur pavarësisht dukjes së shërbimit të fshehtë, motociklistëve, policisë. Bashkëshortja e tij e re gjysmë franceze që, në mesin e modës lokale mban veshur një tailleur Chanel të kuq që në fund do të përfundonte i mbuluar me gjak. Vrasësi që qëllon nga një depozitë librash shkollorë me një armë të vjetër që e ka blerë me korrespondencë dhe që më pas do të vritet edhe ai direkt në televizion prej pronarit të një klubi nate, para se të mundej të thoshte se kush ishte dhe kush ë dërgonte…

bota.al
 
Teoria e pare qe bie e komisionit ´´Warren.. eshte qe nuk u qellua nga mbrapa,apo goditja vdekjeprurese...
E vrau aparati Shteteror made in USA.
Per temen kam lexuar shume(pa mendjemadhesi),vetem trupeshqit besojne qe Osvaldi per 6 sec qelloi me tre plumba.
Ishin 7 plumba.
PS: te bie koka mbrapa,kur qellohet nga para
http://whatreallyhappened.com/RANCHO/POLITICS/JFK/kennedy-assassination-head.gif
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,037
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Misteri i vrasjes së Kennedy-t

*

Eshte nje Dokumentar, i cili perseritet per cdo vit, me rastin e pervjetorit te vdekjes/vrasjes se Kennedy-t. Aty flasin te gjithe deshmitaret e kohes... Megjithese nuk thuhet dic konkrete, e cila do ta zbardhte kete rast, megjithate perfundimi eshte ky:

Pak kohe para aktit vrases Kennedy ka pasur nje Telefonate te gjate dhe mjaft miqesore me presidentin kuban Fidel Kastro... Me nje fjale, me kete Telefonate eshte trasuar udha per te vene marredhenie bilaterale mes ketyre shteteve, keshtuqe e lane te takohen dikur me vone...

Mirepo, "dikujt" i pengonte pa mase vendosja e marredhenive bilaterale, sepse plani i ketij "dikushit" ishte qe Kuba te gelltitej ose, ne rastin me te vogel, te behet "Republike Banane"... Se si vazhdoi historia e Kubes e dijme tashme...eshte shpallur shteti me armik i SHBA-ve, i vendosen sanksione te rrepta, u shantazhua etj. etj.

Kete e pagoi me jete Kennedy. Vrasesit jane ata vet, pra. Nuk eshte mister vrasja e tij. Mister eshte se kush saktesisht e porositoí apo dhe ekzekutoi ate njeri. Por as kjo nuk luan dot rol.

Keta te cilet mundohen ta bejne kete rast edhe me te mistershem ne fakt bejne biznes me kete ceshtje. Paraqesin teori te reja, te cilat, jo qe e sqarojne kete rast porse e mjegullojne edhe me teper. Natyrisht qe perfitimet jane marramendese... duke shkruar libra (bestsellere), incizuar "Dokumentare" te ndryshem e deri tek filma te ndryshem artistike...

*
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Misteri i vrasjes së Kennedy-t

Edhe bisedimet me Hrushov,
Edhe Mosad
Edhe Mafia Marsejeze.
Plumbi vdekjeprures kishte hyre ne uje,dhe i pa demtuar u gjet prane nje tjetri ne spital!
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,359
Pikët
113
Vendndodhja
Aktori i “Kumbarit” bën rrëfimin e bujshëm: Ju tregoj kush ishte vrasësi i vërtetë i Presidentit Kennedy

Gianni Russo, aktori që ka interpretuar në filmin “Kumbari”, ka vendosur që të rishkruajë historinë e Amerikës me disa deklarata të forta mbi vdekjen e Presidentit John F. Kennedy.

Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail”, 75-vjeçari që luante rolin e Carlo Rizzi, shprehet se vrasësi famëkeq Lee Harvey Oswald nuk ishte ai që vrau Kennedyn.

Russo ka pasur lidhje të forta me bosët italianë të mafias Frank Costello, Sam Giancano dhe Carlo Gambino dhe shprehet se të njëjtët mafiozë që e sollën në pushtet JFK, edhe e hoqën qafe Presidentin së bashku me vëllain e tij Robert.

“Tre familje kishin tre qitës të ndryshëm për ta vrarë më 22 nëntor 1963. Unë e di se kush e vrau në të vërtetë. Nuk ishte Lee Harvey Oswald. Ishte Johnny Roselli ai që qëlloi dhe e vrau. Ai po qëndronte në kanal dhe kishte pamjen më të mirë”, deklaron aktori.

Sipas Russos, hetimet po shkonin drejt Rosellit, por, përpara se ai të dëshmonte, e vranë: “E gjetën të copëtuar në një valixhe”.

Kur u pyet nëse ishte i frikësuar nga mafia pas këtij rrëfimi, Russo u përgjigj: “Nuk ka pse të jem sepse nuk ka më njeri këtu, kanë vdekur të gjithë”.

/A2news/
 
I VETMI shtet ne BOTE qe ...SOLLI MAFIAN ne=PUSHTET.

ASKUSH tjeter.

Sory...ai rusi apet po ...VRET???????????????????
 
Top