• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mitologjia shqiptare video

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=xY85Ow-7SaQ"]YouTube- Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare(te kremte,rite ,besime dhe simbole)

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=5wt_LhQxwDw"]YouTube- Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.(Pjesa e dyte)

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=5wt_LhQxwDw"]YouTube- Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.(Pjesa e dyte)


[ame="http://www.youtube.com/watch?v=5wt_LhQxwDw"]YouTube- Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.(Pjesa e dyte)



[ame="http://www.youtube.com/watch?v=5wt_LhQxwDw"]YouTube- Mitologjia dhe Demonologjia shqiptare.(Pjesa e dyte)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Për të dhënë një pasqyrë më të gjerë, më të plotë të mitologjisë së një populli, nevojitet kohë më e gjatë dhe punë sistematike hulumtuese në terren në vise të ndryshme, përveç studimit të literaturës ekzistuese për këtë temë shumë të gjerë dhe shumë të lashtë. Tek ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një sprovë konkrete, për të përmbledhur në një botim botën mitologjike shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe, në disa vise, e ruajtur dhe e gjallë deri më sot.Por, megjithatë, materiale të mbledhura, vështrime dhe studime fragmentare kemi, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga njerëzit tanë të aftë për këtë punë.

Të dhëna dhe analiza më të plota gjenden në veprat e albanologëve të njohur, siç ka qenë, p.sh., Hani, Nopça, Durham, Lamberci, dhe shumë të tjerë. Autorë shqiptarë dhe mbledhës të materialeve të mitologjisë sonë popullore ka shumë, të cilët në revista të ndryshme (p.sh., “Leka”, “Hylli i Dritës”, “Drita” etj…), ose në botime të tjera kanë dhënë kontribut të vlefshëm për njohjen dhe ruajtjen e kësaj pjese të rëndësishme të kulturës shpirtërore të popullit tonë.

Punën më të madhe për këtë e kanë bërë etnografët tanë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë me kontributet e tyre të vlefshme shkencore të botuara në revistën “Etnografia shqiptare”, “Kultura Popullore”, e materialeve në Institutin e Kulturës Popullore.Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit të një vepre më të gjerë, në të cilën do të paraqitej, të paktën në vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, në kushte të reja ekonomike, kulturore dhe përgjithësisht shoqërore, ka humbur fare rolin e dikurshëm të saj dhe së shpejti mund të qitet në harresë përgjithmonë. Kështu do të varfërohej historia e kulturës së popullit tonë.

Nga shumë punime të autorëve tanë e të huaj, këtu po përmendim vetëm dijetarin tonë të shquar prof. Eqrem Çabejn (1908-1980), i cili qysh në vitin 1939, ka dhënë një pasqyrë të shkurtër, por të qartë, të mitologjisë sonë popullore, botuar frëngjisht në revistën “Revue international des etudes balcaniques”, nga e cila po paraqesim vetëm disa të dhëna dhe mendime të tij, të cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar më vonë edhe në botime të tjera të ndryshme.


Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane. Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.Në besimet popullore, thotë Çabej, ruhen shumë figura të moçme, të cilat në mitologjinë tonë paraqiten me emër të ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Në mitologjinë tonë shpesh përmenden “hijet”, si figura mjaft të papërcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e një demoni, të një fantazme. Në Kosovë me fjalën “hije”, në kuptimin mitologjik, mund të përfshihen demonë të ndryshëm, por para së gjithash – bota “andej varrit”, të vdekurit, zakonisht shpirtra të ligj. Balozi i detit përmendet në folklorin tonë mjaft shpesh.

Në Kosovë ka kuptimin e një përbindshi. Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane. Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe këto mitologjike, të njohura ndër shumë popuj.

Këtu po përmendim vetëm disa qenie të tjera të kësaj sfere si i paraqet Çabej, të cilat në Kosovë njihen pak ose aspak, të paktën me emrin përkatës. Kështu, p.sh., në Kosovë nuk dëgjohet për Erretat e Sheut, të cilat Çabej i përmend sipas të dhënave të albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta është ndër ne e panjohur. Kështu u quajka në viset tona veriore “një pelë përrallore, me në shpinë kalorësin të quajtur Dhevështruesi”.

Tek arbëreshët e Italisë ekziston Fata, e cila duhet t’i përgjigjet zanës ndër ne. Në gojëdhënat e zonës së Përmetit përmenden Floçkat, vasha të bukura me flokë të gjata, që mendohej se rrinin në ujëra e në puse. Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin të ngjashme me Floçkat. Hyjrija e Detit është një lloj sirene, pastaj Xhullitë e Judi, janë figura të njohura në zonat tona të veriut, por edhe ndër bullgarë e rumunë. Karakonxholli është figurë mitologjike ndër ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Në Kosovë njihet me emrin “Kallakonxhë”, e cila udhëtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di të orientohet në hapësirë. Gogu, Sanagogu ose Herri është njëlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokërrmeli. Figura mitologjike më pak të njohura janë gjithashtu Mëmëdreqja, lloj përbindshi në bestytnitë e hershme ndër shqiptarët (arbëreshët) e sicilisë në Itali, kurse në besimet e tyre në Kalabri Manaqeli ka qenë njëlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orët e Malit kanë qenë lloj zanash, emri i të cilave rrallëherë zihej në gojë. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zëvendësohej me emërime, si p.sh., “Qofshin të bardha”, “Ato të lumturat”, “Ato të mirat” etj., siç thuhet në Kosovë. Në viset e veriut Shurdhi ka qenë demon i rëndësishëm.Në mitologjinë e trakëve të vjetër ky ishte hyjni e motit të keq. Figurë e ngjashme me Shurdhin, në veri ka qenë Verbti. Gjarpri i shtëpisë në disa vise quhet Vitore.

Në mitologjinë e shqiptarëve të Çamërisë Vitoret ishin tri Fatitë që mendohej se i vinin foshnjës te djepi natën e tretë të lindjes dhe ia caktonin fatin që do të kishte në jetë. Emri i vitores në thelb është vejtore, “ajo që end pëlhurë, endëse, emër që del edhe me trajtën vektore”, – pra, ato ishin endëse të pëlhurës së jetës. Zana – në mitologji është simbol i një vashe me bukuri të pashoqe.

Ky emër rrjedh prej hyjnisë romake Diana – hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisë.

Huazimi i figurave mitologjike në popujt e Ballkanit dhe më gjerë ka qenë i ndërsjelltë, duke bërë edhe përshtatje të ndryshme në emër, e disa raste edhe në kuptim. Kjo dukuri është që nga koha antike. Kështu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndër shqiptarët gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me më pak rëndësi se siç e kishte në Greqinë antike, dhe me emër të vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenë e njohur në mitologjisë ilire dhe trakase, ndoshta më me pak autoritet se te romakët, por prapë me kurorë hyjnie. Mitologjia jonë është tepër e ngarkuar me figura e besime të ndryshme.

Përkundrazi, ilirët – të parët e shqiptarëve, duket se kanë qenë më realë ose të paktën më racionalë në këtë pikëpamje. Ata besonin në fenomenet e natyrës. Për ta zot ka qenë, para së gjithash, dielli, pastaj hëna, ujët, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj. Pra, ilirët besonin në trupat qiellorë dhe në fuqitë natyrore, të cilat ndikonin për të mirë ose për të keq mbi jetën e veprimet e tyre të përditshme. Mitologjia e të parëve tanë të lashtë, pra, nuk ka qenë e ngarkuar me shtriga, lugetër, magji, etj., të cilat u shfaqën ndër ne shumë më vonë.

Profesor Çabej ka botuar në revistën “Yllyria” një studim tjetër mbi zakonet dhe doket e shqiptarëve, ku, përveç të tjerash, shpjegon edhe disa të dhëna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive të ndryshme të saj. Më vonë (më 1942) ka botuar një studim të posaçëm me titull “Diana dhe Zana”, dhe më 1972 artikullin “Disa figura të besimeve popullore shqiptare”. Ai, ndër të tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) përmenden në “Mesharin” e tij “gjigantët” – fantazma me shtat të gjatë e natyrë luftarake.

Ai gjithashtu përmend fjalën “hije” me kuptimin e një fantazme tjetër. Edhe në veprat e Pjetër Budit (1566-1622) ka elemente të besimeve tona popullore. Në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus prophetarum” më 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike. Nga fjala “gjigant”, të cilën e përmend Buzuku, vjen fjala “vigan” që është sot e përhapur në gjuhën tonë, me kuptim të njeriut me shtat të rritur, të lartë, të zhvilluar.

Në Mirëditë, shkruan Çabej, ekziston një figurë mitologjike me emrin kuptimor “Dheveshtruesi”, i cili “në net pranvere vë veshin tek dheu, për të dëgjuar a vjen njeri për së largu dhe a gjëmon ujët e nëndheshëm. Ai gjithmonë shkon kaluar në vithe të “Dhamsutës”, një pelë e pagojë që kalon nëpër male e dete dhe shpie larg e larg atë që do të shpëtojë me anë të saj”.

Në Dukat të Vlorës, në malësitë e Labërisë, besohej në një lloj zane shtatgjatë, të cilën e quanin Suta “drenusha” dhe përfytyrohej në trajtën e një lope.Ndër shqiptarët e jugut, në Toskëri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtë. Në majë të tij jetojnë gjallesa mitologjike, një zog i shenjtë, hyjni të ndryshme.

Njerëzit bënin be mbi këtë mal si në një gjë më të shenjtë e më të shtrenjtë “për Baba Tomorrin”, “për të mirin Tomorr”. shumëkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia përmend, por thonë “ai” dhe bëjnë be “për atë çukë”.

Figura, personazhe mitologjike ndër ne ka shumë, siç shihet edhe nga kjo që u tha më sipër, por besimet dhe ritet magjike në kuadër të mitologjisë, gati që as nuk mund të numërohen, sepse çdo krahinë, çdo zonë, bashkësi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund të kenë disa veçori, disa besime e bestytni, disa “bidate” ose zakone, të cilat nuk i ka tjetërkush. Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketë botën e tij vetjake nga sfera e magjisë dhe e mitologjisë në përgjithësi. “Tim për shpi, adet për njeri”, thotë populli.

Mitologjia është pus pa fund, të cilit nuk i shteret kurrë ujët. Prandaj, si u tha më parë, edhe me këtë rast mund të japim vetëm fragmente nga kjo fushë e gjerë e kulurës shumë të lashtë, më të lashtë se çdo religjion dhe çdo normë tjetër morale të kodifikuar, në çfarëdo mënyre, qoftë nga çfarëdo bashkësie të shkallës primitive ose të përparuar kudo në botë.

Zakonet e ndryshme me ceremonial të caktuar, veprimet magjike, në shumicën e rasteve lidhen me stinë të motit, me festa, me ditë të shënuara, me pjesën e caktuar të ditës, pastaj me vend ose me objekt të caktuar.

Disa “adete” bëhen në pranverë, disa të tjera në vjeshtë, disa ditën e ndonjë feste, të tjerat ditën e martë, të premte, etj., kurse disa paradite ose në mbrëmje, sepse “ashtu duhet”, disa zakone lidhen me një kodër, me një lis, me varre, me vende të shenjta ose të nderuara, dhe kështu me radhë. Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumë punëve.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare


Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Bleta në Mitologjinë Shqiptare

Sipas besimeve popullore, Bleta dikur ka qenë njeri; për këtë thuhet vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse është mëkat i madh të nëmësh Bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, pse besonin se në të kundërtën Bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”.

Nopca e lidh këtë nderim për Bletën me mitraizmin, por do të ishte më afër mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, që mbase na kthejnë te Melisa e lashtësisë, te nimfa e shndërruar në bletë, pra te stërgjyshja e të gjitha bletëve dhe nëna e Dyrrahut.

Quhet edhe mblet/ë-a, gjet/ë-a, mjacëzë , mjaltëz, fryma e shenjtë, mizë, mizë mjalti, mizare, punëtoret. Del edhe në toponimi: Guri i Bletës (Kryezi-Pukë), Shteku i Bjetës (Apripë e Gurit-Pukë), Lugu i Bjetës (Skavinë-Pukë), bleta e Marcolit (Kroni i Madh-Shllak), Curri i Bletës (Benë-Shllak), Rrethi i Bletës (Vukël
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Divi në Mitologjinë Shqiptare

Përbindësh i përrallave dhe i besimeve popullore shqiptare, me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerzore, gjigand. Përfytyrohet si llupës i madh, që ha mish njeriu, rrëmben vajza dhe i shpie nën dhe, ku ka banesën e tij. Në Elbasan thonin se Divat kishin për detyrë të vlonin ujët e Llixhës nëpër kazanë të mëdhenj. Prejardhjen e kësaj fjale G. Meyeri e nxjerr nga turqishtja. Div “demon, xhind, gjigand”. Thërritet edhe Dif-vi, Def-vi.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Dhevështruesi në Mitologjinë Shqiptare


Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, qëparaqitet në trajtë antropomorfe. Në Mirditë besojnë se netëve të pranverës ai i vë veshin dheut, për të përgjuar në mos vjen njeri për së largu, apo për të dëgjuar zhaurimën e ujrave të nëndheshëm. Del gjithnjë kaluar në vithe të Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon male e dete dhe shpie larg atë që do të shpëtojë nëpërmjet saj. Ata i ndjek mëzi i saj, që me hingëllimat e tij lajmëron Dragojtë për kalimin e pelës.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Orët në Mitologjinë Shqiptare



Figurë e mitologjisë shqiptare. Në besimet popullore, Ora “paraqitet si një gjë e padukshme, përgjithësisht pa trup dhe pa formë, përvec se kur është e trupëzuar”, si një vashë a gjarpër që ruan një njeri, një shtëpi, një fis etj. Kështu, Shala e di se Orën e vetë e ka në majën e Rrshellit. Ajo është këshilltarja e kreshnikëve. Besohej se jetonte në male, pyje, kroje, ose pranë njerëzve, u ndihmonte të mirëve dhe ndëshkonte të këqinjtë.

Në shpellën e kreshnikëve, Ora i shfaqet Mujit si ‘nji gjarpër i madh shkrola-shkrola’, që qëndron në bisht e shndërrohet në një ‘vashë bardhushë’, të ‘bukur si drita’, apo si në këto vargje të ciklit të kreshnikëve: “Gja e vogël ora që po ishte, Si dy rrufe n’at ballë dy sy m’i kishte.” Krejt i ndryshëm është përshkrimi që na ka lënë Mis Durhami. Sipas saj, Orët “zakonisht duken natën si shkëndija të bukura” . Ato i vërtiten përreth udhëtarit, duke e hutuar, për të mos e lënë të shkojë më tej. Në kësi rastesh, duhet të rrish e të presësh deri sa të këndojë gjeli i parë, kur ato zhduken menjëherë.

Vec kësaj, Orët, me sa duket, kanë ëndje edhe për gjëra të tjera: ato u hipin kuajve natën dhe u lidhin nyje krifat. Këto nyje nuk duhen zgjidhur kurrsesi. Orët ruajnë edhe thesaret e fshehura, prandaj i ngatërrojnë kërkuesit që të mos t’i gjejnë. Vendpushimet e zakonshme të orëve ishin mrizet. Për këtë arsye, malësori shqiptar i konsideronte të paprekshëm këta lisa të shenjtë. Besohej se po të pritej lisi i ndonjë mrizi, madje qoftë dhe vetëm një degë e tij, dëmtuesi ose ndonjë pjestar i familjes së tij do të pësonte medoemos ndonjë fatkeqësi. Orët pushonin edhe në udhëkryqe, në qafa malesh, në ballë të urave, në brigjet e lumenjve e të përrenjve etj.

Emri i orëve shpeshherë nuk zihej në goje se ishte tabu, prandaj dhe zëvendësohej me emërtime eufemistike, si psh., “Qofshin të bardhat” etj. Del në shumë shprehje e frazeologji popullore: Ora e shpis, Ora e njerit, Ora e fisit, Ora e bajrakut; ndihmo Zot e Ora e Shalës!, e ka Orën e madhe; të dektë Ora! t’u vraftë Ora!, t’u ligtë Ora!, e ka Orën e cuet, njeri me Orë, Orëbardhë, Orëlig, Orëpremë, Orëzi, Orëzezë, Orëfjetë, Orëshambë, më poq Ora, më qiti Ora, më ruejti Ora!, më tha Ora, njeri që flet me Orë, të marrtë Ora e ligë!, pac Orën e mirë! Njeri me Orë etj.).

Ka shumë të ngjarë që, ashtu si zanat, edhe tek Orët të ruhen figura të lashta të kohëve pagane, të përtëritura me një emër të ri. Në Shqipëri ekzistojnë shumë toponime, që lidhen drejtpërsëdrejti me këtë figurë: Kroi i Orëve (Shalë e Rragam-Tropojë), Logu i Orëve (Kir-Pult), Shpella e Orëve (Ganjoll), Bira e Orvet (Aprripë e Gurit-Pukë), Shpella e Orëve (Mërtur). Por meqë Ora është dhe roje, gjejmë edhe toponime ku pasqyrohet ky tribut i saj, si: Shkami i Rojes (Aprripë-Pukë), Shpella e Rojes (Gushtë-Shllak).
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Shtojzovallet në Mitologjinë Shqiptare


Figura të njohura të përrallave të Shqipërisë së veriut, që përfytyrohen si vajza shumë të bukura e me fuqi mbinatyrshme që duan këngë e valle. Vendbanimi i tyre i parapëlqyer ishin bjeshkët dhe pyjet e dendura, ku ato e shkonin kohën duke kënduar e vallëzuar. Quhen edhe Shtozorreshta, Shtozote.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Xhindët në Mitologjinë Shqiptare



Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e betytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet të ecë apo të derdhë ujët e hollë natën pa thënë destur dhe bismillah. Për po këtë arsye bënin kujdes edhe gratë që të mos hidhnin ujët e nxehtë me të cilin kishin larë kënanë e nuses, se po të digjnin ndonjë xhind, nusja do të shkallohej.

Në krahina të ndryshme besohet se zbresin netëve nëpër përrenj, duke u rënë daulleve dhe duke bërë potere të madhe. Në Korcë nuk e lënë ujin e të vdekurit vetë në zjarr, se thonë se e pinë Xhindët. Kurse në Tiranë, kur e fusin foshnjën në djep për herë të parë, nën shtroja i shtinë një gozhdë dhe një qese përplot me fara liri, që kur të vinë Xhindet për të marrë foshnjën, të harrohen dyke numëruar kokrrat e melit e të mos i bëjnë keq fëmijës. Në labëri, lehonën nuk e lënë të dalë jashtë për dyzet ditë: thonë se po të dalë përpara kësaj kohe do të shuplaket, sepse do t’i shkelë e kështu të sëmuret e të dalë mendsh.

Kur janë duke kënduar, nuk duhet të thuhet se po këndojnë Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe këta zhduken me të dëgjuar këngën e këndezit: ‘…këndoi kokoshi dhe iknë xhinërit’ [Pedersem, Maro Përhitura]. Në Veri, një njeriu të cilit i bie sëmundja e tokës, i thonë “Mos ke shkelë kund në trevezë zanash?”. Shëmbëllyeshëm, sipas besimit popullor, një njeri mund “të shuplaket po të shkelë në sofër (trevezë) të Xhindeve.

Nisur nga kjo e dhënë, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’është, vec se një Zanë e rrëgjuar dhe e kontaminuar prej një prej figurave më të njohura të demonologjisë islame Xhindi (‘xhini’ në njëjës). Dhe rastet kur nën emrin e krishterë apo islam fshihen mbeturina të figurave më të lashta mitologjike nuk janë të rrallë. Thërriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare

Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara . Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.

Mendimi se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin. Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata mbrujnë plotërinë, njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtyllë është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Amëlsima në Mitologjinë Shqiptare



Është mënyra që përdoret për të shëruar ndonjë që ka marrë një shuplakë nga hijet, nga Të shuplakurit a Shuplakja. Një plakë e vesh të sëmurin me petka të pastra e të bardha dhe e shpie në ndonjë vend të qetë e të veçuar, apo në ndonjë shtëpi të boshatisur. Sa mbërrijnë atje, ajo i përshëndet hijet si të ishin aty para, e ul të sëmurin në gjunjë, i cili i mbledh duart përpara dhe lutet. Pastaj i jep për të pirë ujë trëndafili dhe rrin ndonja dhjetë minuta me të, pa folur asnjë fjalë, duke përgjuar disa shenja të fshehta. Më në fund hijeve: “Bëfshi natën e mirë”, e ngre të sëmurin dhe e përcjell për në shtëpi, duke përshkuar një rreth. Ngandonjëherë i sëmuri ulet Brenda një rrethi, të shënuar që përpara. Pas tri ditësh, të sëmurin e lajnë me Ujë të Pafolur. Në këtë ujë ziejnë gjethe të ëmbla (gjethe ftoi, shege, molle, trëndafili dhe karafili) dhe gjethe të rënda (gjethe dafine a lari, gjethe selvie, urthi etj.) Numri i gjetheve varet nga shkalla e sëmundjes. Besohet se tri ditë pas kësaj ceremonie i sëmuri e mban mend vendin ku është plakur, atëherë ai stërpiket me ujë trëndafili, të cilin hijet e pëlqekan shumë, ose po hedhin ndonjë gjë të mbështjellë, në mënyrë që ai që ta shkelë, t’i marrë sëmundjen.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Mitologjia shqiptare video

Pupëza në Mitologjinë Shqiptare





Legjenda për Pupëzën shëmbëllen në shumë anë me legjendën e shndërrimit të motrës në qyqe, vetëm se kësaj here, ajo që kthehet në pupëz nuk është motra, por nusja, kurse i vrari nuk është vëllai, porse dy dhëndurrë, dy mëtues, që duan të venë kurorë me të njëjtën vajzë. Ata ndeshen në udhëkryq në krye të dy karvaneve me krushq dhe aty shkrepin pushkët. Nusja e tmerruar dhe e cuditur, nis e bërtet:”Mos! Jo! Prisni! Jo! Pu-pu-pu!” Po përleshja vazhdon dhe nusja që s’mund të bëjë asgjë, i shikon dhe e tmerruar bën vetëm “Pu-pu! Pu-pu!” Zallahia nuk zgjat shumë, sepse në tërbim e sipër, krushqit vrasin njëri-tjetrin, aq sa nuk mbetet askush gjallë. Nusja e tmerruar merr vrapin e ik nga sytë këmbët, duke bërë pu-pu! pu-pu! Dhe në vrap e sipër kthehet në atë zogun e bukur që sot quhet pupëz. Kjo legjendë rrëfehet në Pogradec.
 
Top