• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mjekët e Lohanit nën hetime

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Kaliforni, 15 shtator - Mjekët, të cilët dhanë ilaçet që e vunë në vështirësi Lindsay Lohanin, janë duke u hetuar nga zyrtarët e Bordit Mjekësor të Kalifornisë.

Ekspertët mjekësorë janë takuar me babain e aktores, Michael Lohan, dhe avokaten e tij, Lisa Bloom, pasi ata hapën rastin për mjekët e saj, për të cilët Lohan insiston se nuk e kanë diagnostikuar mirë vajzën e tij.

Bloom i dërgoi një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë në korrik, duke kërkuar një hetim për “mjekët e paskrupullt, të cilët dhanë shumë medikamente...”, njoftojnë burimet.

Raportet sugjerojnë se Lindsay kishte marrë “Dilaudid”, “Adderall”, “Nexium”, “Zoloft”, “Trazodone” dhe “Ambien” për kushte të ndryshme mjekësore, kur u kontrollua në një objekt rehabilitimi pas lirimit nga burgu këtë verë. Mjekët që atëherë kanë përcaktuar se ajo është keq diagnostikuar me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) dhe ka marrë medikamente, të cilat nuk duhet t’i kishte marrë.

Bloom tha se “Bordi Mjekësor po heton dhe Michael e unë po bashkëpunojmë me ta”.
 
Top