• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mjekesia & Sherbimi

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,476
Pikët
83
Vendndodhja
Marvel Universe
Iron nuk e di si jane infermjeret aty, por ketu jane ti pushkatosh.. Shumica e komplikacioneve vjen prej tyre. E bejne punen sa per te thene dhe jo si duhet, as nuk e respektojne kushtet aseptike... Shumica e perfuzioneve infektohen.. Ti i thua te beje nje hemokulture, ajo as nuk e dezinfekton vendin e shpimit dhe kur te vjen rezultati pozitiv ne 4mikrobe, ecbu gjithmone jane poz me polimikrobiene... Ngaterrojne ilacet nga nje pacient ne tjetrin.. Ka pacient qe jane ne izolement psh à clostridium difficile, ato nuk respektojne dhe perhapet infeksioni ne te gjithe katin.. Lufte tere diten, duhet tu rrishe si xhandari nga pas, por eshte e pamundur tere kohes.. Ti u thua shefes se tyre, por asgje nuk ndryshon.. Vecse i heqin nga nje vend dhe i cojne ne nje vend tjetër, por pas nje periudhe kohe vijne prap...
Ketu mundohen sipas mundesive dhe per disa gjera nuk u ve dot faj sepse nuk jane kushtet. Ka shume mangesi keshtu qe nuk mund te besh krahasimin me ato andej. Nga ana teorike cdo gje duket bukur e mire sepse shperndahen letra e postera etj si duhet me shmang infeksionet nozokomiale por pastaj kur kthehen tek aplikimi fillojne mungesat qe me dorezat e per te mos folur me teper.
Gjithashtu ke disproporcion mes raportit infermier/pacient ku raporti shkon ne 1 infermier per 10 paciente per te mos thene qe mund te gjesh edhe raport 1 infermier per 20 paciente. Tani mendo ti besh terapine 20 pacienteve dhe nderkohe te ruash te gjitha normat dhe mundesisht te perfundosh brenda turnit tend.
Thene te gjitha keto, eshte e veshtire tu ngjisesh nje faj qe te jete i drejtperdrejt i tyre
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,137
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Kam që mga ora 20.00 në radhë tek pediatria e fëmijëve.
E pafalshme të shohësh se si fëmijë me të vjella dhe tempraturë kanë mbushur korridorin.
Kur erdha kisha 100 pacientë të vegjël që prisnin radhën, në këto momente kam dhe 25 fëmijë të tjerë.
Kurrë shërbim më të varfër dhe të pajutifikueshëm nuk kam parë tek Pediatria.
Nuk ka justifim për këta drejtues të Q S U T.
E pafalshme.
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,137
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Milionat për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale , “luksi” që s’ia lejon vetes as Gjermania dhe Italia
Nga FAKTOJE

28, January, 2020
INVA HASANALIAJ
Koncesioni për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, i nisur prej 2016-s është objekt i kallëzimit penal në strukturën e sapo krijuar kundër korrupsionit (SPAK). “Faktoje” verifikoi se i njëjti shërbim në Itali dhe Gjermani është disa herë më i ulët krahasuar me Shqipërinë. Por veç çmimit të ulët, gama e instrumentave të përfshira në sterilizim në Gjermani dhe Itali është shumë herë më e lartë. Ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, faturën e energjise elektrike në këto vende nuk e paguan spitali por kompania që merret me sterilizimin.
Në 10 dhjetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë firmosi kontratën koncensionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, me një kohëzgjatje prej 10 vitesh. Ideja për dhënien me koncesion të këtij shërbimi u prezantua nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në 2014-n dhe qëllimi sipas tij ishte ulja e infeksioneve spitalore, përfshirë edhe ato post-operatore për shkak të pajisjeve të vjetëruara. Partia Demokratike e ka denoncuar këtë projekt si aferë korruptive kur procedura e tenderit ishte kryer tashmë dhe pritej firmosja e kontratës koncensionare mes kompanisë fituese Sani Service dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Çfarë kanë përfituar shqiptarët deri më sot nga ky koncesion?

“Faktoje” komunikoi fillimisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale ku sipas saj numri total i instrumentave kirurgjikalë që përfshihen në kontratë sipas Ministrisë së Shëndetësisë është 120,000.
Ndërkohë vetë sterilizimi i këtyre paisjeve është i ndarë në tre kategori të cilat përkojnë me llojet e ndërhyrjeve.
Sipas MSH në vitin 2016 kur nisi ky koncesion, shpenzimi i kryer nga buxheti i shtetit sipas tre kompleksiteve (i ulët, mesatar, i lartë) është 189,369,960 lekë. Në vitin 2018 shpenzimi është 2,078,891,040 lekë ose 12 mln euro, një shumë që ka shënuar rritje të theksuar vit pas viti.

Kostoja e sterilizimit disa herë herë më e lartë se në Itali dhe Gjermani
*Nga kërkimet e “Faktoje” rezulton se sterilizimi i një seti të kompleksitetit mesatar është thuajse i barabartë me pagën minimale mujore në Shqipëri 26 000 lek.
Për të bërë një krahasim, “Faktoje” pyeti sesa është kostoja e sterilizimit në Itali dhe Gjermani. Sipas shifrave të bëra publike nga “Qendra përgjegjëse për sterilizimin dhe paisjet mjekësore” e cila bashkëpunon me institucionin e “Sigurimit Shëndetësor Ligjor” në Gjermani, dezinfektimi (si proces i veçuar) i 1220 instrumenteve kirurgjikale në një muaj kushton 100 €. Ndërkohë midis të dhënave të tjera të siguruara nga kjo qendër shpenzimet për pastrim dhe dizinfektim në total së bashku me zëra të tjerë si tabaka për pastrues dhe dezinfektues apo dezinfektim i duarve përpara ndërhyrjeve përbënte një total prej 361 €/muaj.

Në rastin e Italisë “Assosistema” është shoqata tregtare që përfaqëson kompanitë që shesin shërbime të sterilizimit, ndër të cilat edhe spitale. Kostoja mesatare vjetore e parashikuar sipas kësaj kompanie për secilën ndërhyrje të vetme të sterilizimit e cila është është 48,35 €. Te dhënat për sterilizimin në Itali “Faktoje” i gjeti përmes kolegëve italianë të factchecking.
Kush paguan për energjinë elektrike të shpenzuar nga koncesionari i sterilizimit?
Nga kërkimet mbi PPP e sterilizimit “Faktoje” u informua se një ndër shpenzimet me peshë të konsiderueshme shkon për energjinë elekrike. Kërkuam informacion nga Ministria e Shëndetësisë se sa janë shpenzimet e kompanisë “Sani Service” për energjinë elektrike, por çuditërisht në 2 qytete kjo faturë paguhet nga buxheti i spitaleve. Sipas Ministrisë për periudhën 2016-2019 kompania “Sani Service” ka paguar për energjinë elektrike në QSUT në total 30,496,396 lekë .
Përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë
Po sipas Ministrisë së Shëndetësisë pagesat për energjinë elektike për Durrësin dhe Lushnjën bëhen nga vetë spitalet.
Siç shihet nga tabela, vetëm spitali i Durrësit ka paguar thuajse 4.5 milionë lekë të reja në 2018-n për energjinë elektrike.
Spitali i Lushnjes rezulton të ketë paguar thuajse 3.5 milionë lekë të reja vetëm për 10 muaj të vitit 2019, ç’ka do të thotë se shifra në fund të vitit ka qenë edhe më e lartë.
Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se në spitalin e Lushnjës shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale filloi punën në shtator 2018 në zbatim të kontrates së lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Saniservice Sh.p.k .
Në sqarimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet: “Në qendrat e Back-up, përveç qendrës Back-up të QSUT-se, Autoriteti (dmth Spitali ne rastin tonë) i siguron Koncensionarit energji elektrike, ujë, avull, impiante, etj. me shpenzime në ngarkim të autoritetit.”
Në ambientet e Sterilizimit pranë Spitalit Lushnje kryhet përpunimi (sterilizimi i paketave) edhe për spitalet Fier, Berat, Korçë, Pogradec, Ersekë.
Po Gjermania sa paguan për energjinë elektrike
Nga të dhënat që “Faktoje” siguroi nga “Qendra përgjegjëse për sterilizimin dhe paisjet mjekësore” në Gjermani është se për sterilizimin e 1220 instrumenteve kirurgjikale në një muaj kostoja e energjisë elektrike është 120 €.
Çfarë ka gjetur KLSH për sterilizimin:
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018 thuhet se nga auditimi për përmbushjen e përgjegjësise të FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) për PPP e sterilizimit vlera e shërbimit është rritur 954 milionë lekë ose 84% krahasuar me 2017-n. KLSH vëren se strukturat përgjegjëse nuk janë vënë në lëvizje për të analizuar faktorët që çuan në këtë rritje të paparashikuar të shpenzimeve, duke lënë një deyrim të prapambetur prej 306 milionë lekësh.
Ajo që duhet theksuar është fakti se numri i ndërhyrjeve gjatë periudhës 2015-2018 ka shënuar rritje.
Duke iu rikthyer qëllimit me të cilin qeveria justifikoi nismën për sterilizimin që po u kushton taksapaguesve, “Faktoje” bëri edhe një verifikim nëse ishte ulur numri i infeksioneve post-operatore, por verifikimi tregoi se ulja e numrit të infeksioneve ishte sa gjysma e pritshmërive dhe se shifrat e ministrisë së Shëndetësisë nuk bazoheshin në një regjistër, por në disa studime të cila kjo ministri ende nuk na i ka vendosur në dispozicion .
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,476
Pikët
83
Vendndodhja
Marvel Universe
Me fal, kishte ndokush ndonje dyshim se do te ishte ndryshe?
Keto fjale jane thene e sterthene me kohe por ne veshin se shqipetarit ka arritur fjala "falas" dhe prandaj jemi ketu ku jemi!
Qe te jemi edhe njehere te qarte: Nuk ka mjekesi falas. Ka mjekesi me mekanizma te tille qe te duket sikur eshte falas (sot paguan ti taksa per ate qe ka nevoje sot ne menyre qe neser kur te kesh ti nevoje do te paguajne te tjere per ty, etj etj)!
Gjithsesi, mos u ngaterro me keto ceshtje se jane shume te komplikuara por me thuaj: e pe si e nxorri gishtin kryeministri ne parlament? E pe si e shau Rudina? E pe si ju pergjigj kryeministri? Vetem se skam nanjonin me pi i kafe se kishim per ti kalu nja 2-3 ore duke i diskutu kto gjona dhe kishim mbush masditen! Po te tjerat eeee...ne te semes!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,137
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Nisma #Thurje
Përgjigje Edi Ramës.
Proçesi i sterilizimit realizohet nga disa pajisje që quhen autoklava. Çdo spital në Shqipëri është i pajisur me autoklavë. Kanë qenë në punë deri para konçesionit dhe janë zhvendosur në magazina sot, edhe pse funksionojnë për mrekulli.
Mjetet kirurgjikale futen në autoklavë dhe sterilizohen në një proçes aspak të komplikuar.
Kjo ndodhte dje, kjo ndodh edhe sot.
Kështu bëhej dje, kështu bëhet edhe sot. Thjesht fotot sot janë më cilësore dhe plot shkëlqim.
Nuk e shpiku Edi Rama sterilizimin e as Ilir Beqaj.
Ajo që ata shpikën është mënyra se si të grabisin nëpërmjet sterilizimit.
Nëse dje i gjithë proçesi na kushtonte thjesht 2.4 euro për çdo set kirurgjikal, sepse shpenzimet ishin vetëm për ujin dhe energjinë që vinte në funksion autoklavat, sot ky proçes na kushton plot 190 euro për set (mesatarisht).
Pra sot paguajmë rreth 80 herë më shumë, ose nga 14 deri në 17 mln euro në vit.
E zëmë edhe se të gjitha autoklavat dhe mjetet kirurgjikale që kanë spitalet janë shkatërruar.
U tërbuan një natë mjekët dhe i thyen i bënë copa për inat të qeverisë.
A e dini se sa lekë duhen për të pajisur gjithë spitalet e vendit me autoklava moderne dhe mjete kirurgjikale moderne?
Rreth 15 milionë euro, dhe këtu flasim që të pajisim edhe spitalet që nuk kryejnë operacione sepse kirurgu ka ikur në Gjermani.
Pra me lekët që i paguajme privatit konçesionar në 1 vit, kishim modernizuar gjithë proçesin e sterilizimit në gjithë vendin.
Ndërkohë që konçesionin qeveria e ka dhënë për 10 vjet duke i paguar qindra miliona euro ndër vite.
Me këtë ritëm kompania, 40% të aksioneve të së cilës i ka një ish emigrant i specializuar në fushën e lyerjeve, do të na zhvasë mes 140 dhe 170 milionë euro.
Mes këtyre shifrave dhe hetimit që po bën SPAK falë kallëzimit tonë, ndodhet edhe arsyeja pse kërcen si kokoshi Edi Rama kur i prek sterilizmin, apo pse angazhohen gazetarë mercenarë kundër Nismës Thurje.
Urojmë që SPAK me këtë hetim të tregojë se koha kur askush nuk ndëshkohej, edhe pse i kapur me presh në duar të marrë fund.
Urojmë të tregojnë edhe se mes drejtësisë dhe presionit të kryeministrit ata i përulet të parës.
Sa na takon ne, do vazhdojmë ta bëjmë pa devijim. Ia kemi detyrim fëmijëve.
Shqiptarët mezi po e presin një fije drejtësi!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,137
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Sapo lexova që një nënë e re vetëm 23 vjeçare ka ndërruar jetë 12 orë mbas lindjes te spitali amerikan Tiranë.
Asnjë media nuk e pasqyron, asnjë portal nuk jep të dhëna.
Jeta osh qef ( nuk është portal )është munduar të kontaktoj por ka hasur në heshtjen e tyre.
Ec e besoj gazetarucë që merren me bëma kriminelësh për ti rehabilituar por jo me gjëndjen aktuale të shoqërisë që lëngon.
Lëngon nga shëndetësia, arsimi, drejtësia, prona, media e lirë, rritja e kriminalizimit në shoqëri.
Klodianë të "off shore" që duhet me ua ........... gjithçka ju përket dhe ju mban pragu.
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
12,952
Pikët
113
@Mandi @Esther
Kam nje handbook (70 faqe) nga Zhejang University per trajtimin dhe parandalimin e Covid 19, ne format pdf.
Forumi ofron mundesine qe te karikohet nje material i tille? Mund t’iu sherbeje mjekeve ketu :)
 
  • Like
Reactions: DUA

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
6,575
Pikët
113
@Marya
@Rexhina
@Persona
Kam më shumë se një muaj që kam mbushur dhëmballën dhe kam dhimbje herë pas here në intervale disa minuta.
Nuk e kuptoj diçka të tillë se nuk më ka ndodhur me rimbushjet e tjera.
Ç'më rekomandoni nëse keni patur ndonjë rast konsulte të tillë?
Faleminderit!
mund te qelloi qe dhembi te jete i ndjeshem pas trajtimit
une nuk jam stomatolloge, shikoje me mir me ate qe te ka trajtuar :)
te shkuara
 
  • Like
Reactions: par

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
12,952
Pikët
113
@Marya
@Rexhina
@Persona
Kam më shumë se një muaj që kam mbushur dhëmballën dhe kam dhimbje herë pas here në intervale disa minuta.
Nuk e kuptoj diçka të tillë se nuk më ka ndodhur me rimbushjet e tjera.
Ç'më rekomandoni nëse keni patur ndonjë rast konsulte të tillë?
Faleminderit!
Ndoshta eshte per t'u hequr nervi. Duhet dentisti, ne nuk te bejme pune. Te kaluara. :)
 
  • Like
Reactions: par

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
39,715
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
@Marya
@Rexhina
@Persona
Kam më shumë se një muaj që kam mbushur dhëmballën dhe kam dhimbje herë pas here në intervale disa minuta.
Nuk e kuptoj diçka të tillë se nuk më ka ndodhur me rimbushjet e tjera.
Ç'më rekomandoni nëse keni patur ndonjë rast konsulte të tillë?
Faleminderit!
kjo me ka ndodhur dhe mua, shko se mund te heqin pak pjesen lart te mbushjes “shave it off”
 
  • Like
Reactions: par
Top