• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mjekesia & Sherbimi

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
13,510
Pikët
113
Marrin plazmen e gjakut, qe sherben, per rritjen e antitrupave qe te luftojne covid,..

Por kjo gje nuk sjell fitim per bigfarmen,..kshu qe i mshohet vaksinimit me astrazeneca...
Nuk besoj se eshte ky rasti, pasi duhet te kishin kerkuar persona te cilet e kane kaluar infektimin. Duhet pare pastaj sa aktiv i kane antitrupat sepse e humbin shume shpejt forcen, ndaj edhe kemi ri-infektim te te semureve.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
Nuk besoj se eshte ky rasti, pasi duhet te kishin kerkuar persona te cilet e kane kaluar infektimin. Duhet pare pastaj sa aktiv i kane antitrupat sepse e humbin shume shpejt forcen, ndaj edhe kemi ri-infektim te te semureve.
Aty kerkohet gjak 0+me antitrupa50, po ta lexosh, gje qe ti se ben,..:p

E ke mendjen vec te konget e Molit,..:D
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
R.I.P

5 ditë më parë kërkuan gjak për të, Covid-19 i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë

Mjekja ishte prekur nga Covid-19 prej disa kohësh, ndërkohë ditët e fundit për fat të keq gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar, duke humbur kështu jetën. Lajmin e hidhur sot e ka bërë me dije djali i mjekes me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Featured image of article: 5 ditë më parë kërkuan gjak për të, Covid-19 i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë
Foto ilustruese
20 Mars, 2021 10:55
TIRANË- Mjekja endokrinologe, Varvara Lile, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mjekja ishte prekur nga Covid-19 prej disa kohësh, ndërkohë ditët e fundit për fat të keq gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar, duke humbur kështu jetën. Lajmin e hidhur sot e ka bërë me dije djali i mjekes me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq ë shokë . Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të dashur, mamasë time Valentina Lile . Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë” U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase,” shkruan djali i së ndjerës.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
5 ditë me parë, familjarët e saj kanë bërë apel në rrjetet sociale duke kërkuar dhurues gjaku, pasi mjekja kishte grip gjaku “0+”, dhe ishte i vështirë për t’u gjetur.
(a.k.dosja.al)
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
Skandal/ QSUT u “jep” tre vafte ushqim në ditë të vdekurveMars 24, 2021



Nga Boldnews.al
Nëse dhimbja njerëzore, skandalet dhe korrupsioni me jetët e qytetarëve do kërkonte një vend, padyshim që do e gjente në QSUT (Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’). Pas skandalit të mbajtjes për 70 ditë në morg të një qytetari, pasi kishte ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, por nuk lajmeroheshin familjarët, të tjera ngjarje makabër shënohen nga ky institucion shëndetësor.
Boldnews.al disponon dokumentacione që një person edhe pasi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i prekur nga Covid-19, vijon që të “ushqehet”. Kjo çudi që zhbën ligjet e natyrës apo të Zotit, ndodh në QSUT.

Boldnews.al i ka të dhënat e plota mbi pacientin dhe rastin, por për arsye etike ka vendosur që të mbulojë identitetin, duke iu përmbajtur vetëm të dhënave që tregojnë se sipas QSUT-së, edhe një i vdekur ushqehet, madje me tre vafte në ditë…
I ndjeri ka ndërruar jetë më datë 6 shkurt të këtij viti në Spitalin Infektiv, por duke kontrolluar medikamentet e marra, apo edhe dietën ushqimore, në kartelën elektronike SISP (e instaluar prej disa vitesh në QSUT) ku gjithcka është online edhe e bazuar mbi kartelën mjekësore të pacienteve, konstatohet fakti i rëndë.
Në të shkruhet edhe se i ndjeri ka marrë ushqim tre vafte më datë shtatë. Pikërisht në kohën kur familjarët dhe të afërmit po i jepnin lamtumirën e fundit, duke shtruar edhe drekën e mortit. megjithatë, për shtetin tonë, për QSUT-në, i ndjeri ka ngrenë tre vafte, që korespondojnë një ditë pas vdekjes.

Ky është shtet “social”, QSUT është institucion i “rëndësishëm”, pasi ushqimin ta jep plot me kalori dhe proteina, edhe pasi ke ndërruar jetë. “Dieta diabetike 800-3000kcal, diapozon që përfshin diabetikët-obezë dhe ata të dobët, diata diabetike me diabet të ekuilibruar 2300 kcal (proteina 88 g, lipide 92 g, glucide 278 g)”-kjo është dieta ushqimore që i është dhënë personit që ndërroi jetë, tre vafte në ditë.

Nuk mbaron vetëm me kaq, sepse ironia e kapërcen kufirin e malinjitetit, duke përçudnuar dinjitetin njerëzor. Pacienti i cili ishte i shtruar më shumë se dy javë, në momentin e shtrimit nuk i caktohet ushqim, por vetëm tre ditë më pas. Në momentin e shtrimit nuk ka pasur ushqim nga spitali, duke mbetur për shtetin i pa “ngrënë” kur ishte gjallë (pavarësisht se ushqimet janë dërguar nga familjarët), por QSUT i jep të ushqehet madje me shumë kalori kur ai ka ndërruar jetë.

Gjithashtu nga kartela mjekësore konstatohen të tjera probleme, por në këtë rast u ndalëm vetëm në faktin që QSUT të jep ushqim pas vdekjes, duke ngritur me të drejtë pikëpyetje nga shumë qytetarë mbi seriozitetin që po trajtohen të sëmurët.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
E rëndë në Fier, vdes në sallën e lindjes 30-vjeçarja, foshnja shpëton, familjarët kallëzojnë mjekët për neglizhencë: Na dhanë dy versione

Vdes 30-vjeçarja ne maternitetin e Fierit. FNgjarja ka ndodhur të shtunën. Foshnja ndodhet në gjendje të mirë. Familjarët e të resë akuzojnë mjekët për neglizhencë.
Featured image of article: E rëndë në Fier, vdes në sallën e lindjes 30-vjeçarja, foshnja shpëton, familjarët kallëzojnë mjekët për neglizhencë: Na dhanë dy versione
Foto ilustruese
12 Prill, 2021 11:41
FIER– Elisabeta Lamaj 30 vjeçe, dhe banuese në Ballsh ka gjetur vdekjen të shtunën në maternitetin e Fierit ku kishte shkuar për të sjelllë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ngjarja e rëndë është bërë publike vetëm sot, dy ditë pasi e reja ka ndërruar jetë.
Lamaj është paraqitur në maternitetin e Fierit bashkë me familjarët e saj dhe ka bërë spinalen, (gjilpëra për të përgatitur gruan para lindjes). Sapo ka bërë spinalen, gruaja është ndjerë keq, dhe mjekët kanë parë gjendjen e rëndë të saj.
Ata e futën në sallën e operacionit dhe aty 30-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa mjekët më pas u përqëndruan për të shpëtuar jetën e foshnjes. Bebja e porsalindur, një vajzë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i 30-vjeçares i është nënshtruar autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj, ndërkohë që familjarët kanë hedhur akuza ndaj mjekëve për neglizhencë. Ata pretendojnë se mjekët nuk janë kujdesur mjaftueshëm për të renë, dhe se për këtë arsye ajo ka ndërruar jetë. Familjarët kanë bërë edhe kallëzim në polici për mjekët.
Pas kallëzimit që kanë bërë në polici për neglizhencën e mjekëve, familjarët shprehen se bluzat e bardha në metrnitetin e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Lamaj ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak.
(f.m/dosja.al)
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
Filloj diktatura e proletariatit edhe n'Kusov,..

E arrestuan se nuk pranonte vizita pas orarit të punës, mjekët në Kosovë dalin në protestë, kërkojnë lirimin e kolegut
FOTO

Hoti u arrestua ditën e djeshme për shkak se nuk pranoi që të asistonte një person jashtë orarit të punës.
Featured image of article: E arrestuan se nuk pranonte vizita pas orarit të punës, mjekët në Kosovë dalin në protestë, kërkojnë lirimin e kolegut
Foto nga protesta
16 Prill, 2021 14:28
KOSOVË- Mjekët në Kosovë kanë dalë në protëstë ditën e sotme në Podujevë për shkak të arrestimit të mjekut pulmologut Ibrahim Hoti mbrmjen e djeshme. Hoti u arrestua ditën e djeshme për shkak se nuk pranoi që të asistonte një person jashtë orarit të punës.
“Deri në lirimin e dr.Ibrahim Hotit. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, thuhet ne deklaratat e protestuesve. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Oda e Mjekëve gjithashtu janë bashkuar me protestën e mjekëve dhe kanë kërkuar që të lirojnë doktorin e arrestuar.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
1 / 3

Foto nga protesta











Ditën e djeshme Prokurori i Shtetit autorizoi Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimeve hetimore, mbi mjekun Ibrahim Hot me shkakun “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
(I.A/dosja.al)
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113

Mjekja Lida Shosha tregon historinë prekëse: Pacientja më tha le të vdes në duart e tua (film)

NgaMedia
2 orë me pare

0


Kirurgia e mirënjohur Lida Shosha ka rrëfyer në emisionin “E ardhmja është vajzë” një histori shumë prekëse me një paciente nga Kosova, e cila ishte në rrezik për të vdekur. Mjekja e ka konsideruar këtë moment si më të vështirin dhe më stresuesin që ka kaluar ndonjëherë.

“Po përmend vetëm njërën, një paciente e imja nga Kosova, e cila kishte një formacion të lartë tumoral, ishte 42-vjeçe. Kolegët e Kosovës e kishin hapur, e kishin parë që tumori ishte tmerrësisht i madh dhe e kishin mbyllur sërish, kurse ajo vjen nga Kosova dhe para derës sime thotë dua një konsultë me ju. I bëj konsultën, bëjmë rezonancën dhe del që tumori ishtë shumë i madh dhe rreziku i një hemoragjie në sallën e operacionit ishte prezent.
Një rrezik i tillë, i cili mund t’i merrte dhe jetën. Gjithçka ishte e hapur, pacienti e dinte mirë situatën, familjarët e saj dhe ajo thotë: “Shiko, unë mendoj që nëse është për të vdekur, le të vdes në duart e tua”. Kur pacienti të thotë këtë gjë, mjeku vihet përpara një përgjegjësie të jashtëzakonshme, sepse di vështirësinë e operacionit, por ai shikon edhe ngulmimin e pacientin deri në fund. Kjo bën që mjeku edhe atë stepje që ka ta kalojë, të thotë në rregull, ne do futemi në këtë rrugëtim, i cili mund të jetë më keq se ferri. E futëm pacienten në operacion, ashtu si kundër tumori ishte shumë i madh dhe bëri një hemoragji nga masat e mëdhaja. Di që ekipi i anestezistëve po bënte maksimumin, në një moment doktoreshë Marjeta më thotë: “Tensioni është katër me dy i pacientit”. Domethënë pacientin po e humbim. Unë të betohem që tensioni im vajti zero dhe nuk e di se si në ato momente arrita ta ruaja qetësinë dhe të luftonim bashkë me një ekip të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë. Shpëtoi dhe pas dy javësh vjen nga Kosova dhe unë akoma dridhesha”,- rrëfeu mjekja.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,799
Pikët
113
  1. Home
  2. Aktualitet
  3. Ilaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën…
AKTUALITETIlaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën…
FOTO

Çifti dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar.
Featured image of article: Ilaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën…
Familja nga Gjilani
10 Maj, 2021 15:58
TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vdekjen e tre familjarëve nga Kosova, pasi kishin konsumuar kërpudha helmuese. Të tre, menjëherë pasi kishin nisur që të shfaqnin shenjat e para të helmimit kishin marrë mjekime, të cilat kanë mbetur mbi tavolinën e banesës.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Top Channel, çifti dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar.

1 / 2




Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pasi nuk kanë vënë re përmirësim në gjendjen e tyre, ata kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ia kanë dalë që të mbijetojnë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani; Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë ndërruar jetë. Autopsia ka treguar se ata kanë ndërruar jetë për shkak të konsumit të kërpudhave helmuese, por familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.
(k.m/dosja.al)
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,334
Pikët
113
Paskan ikur kot te shkretet. Injoranca me neglizhencen ben deme kaq te medha.
Lemon soda, ruajna Zot. Uji i ngrohte mund t’i kishte shpetuar, ashtu si ia shpetoi im ate jeten vellait kur pati reaksion nga pickimi i bletes.
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,713
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Paskan ikur kot te shkretet. Injoranca me neglizhencen ben deme kaq te medha.
Lemon soda, ruajna Zot. Uji i ngrohte mund t’i kishte shpetuar, ashtu si ia shpetoi im ate jeten vellait kur pati reaksion nga pickimi i bletes.
Pickimet e bletes apo te gredhit mund te kurohen edhe me mjalte.Po ku ju tek per kerpudha tani ne maj atyre!
 
Top