• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Modifikimi i sjelljeve

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Pavlovi me bashkëpunëtorët Pasuesit e Pavlovit konstatuan se sjelljet mund të „kushtëzohen“ te të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe erdhën në përfundim se përdorimi i këtij „kushtëzimi“ është i pakufishëm. Qëllimi kryesor i këtij „refleksi“ ishte „modifikimi i sjelljeve“ në përshtatshmëri me situatën.





Pasi që të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit dhe gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës, edhe njeriu si pjesë përbërëse e këtij sistemi, anon drejt formave më të larta e më të përsosura të dijes.
Apetitet e tij drejt zbulimeve të reja nuk u shuan kurrë. Zbulimet e shumta shkencore sollën vështrim krejtësisht të ri, si për vetë njeriun ashtu edhe për natyrën, botën e kozmosin në përgjithësi... Megjithatë, edhe përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, në qendër të vëmendjes mbeti truri me të gjitha misteret e tij. Synim i kahmotshëm i njeriut ka qenë, e është edhe sot: sundimi i trurit, e njëkohësisht edhe sundimi i njeriut.
Eksperimentet në këtë drejtim datojnë që nga kohët më të hershme, por kërkimet e mirëfillta shkencore fillojnë me shkencëtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij të quajtur „refleksi i kushtëzuar“. Në vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, për të cilin edhe u laurua me Çmimin Nobël për mjekësi. Pavlovi duke punuar me qentë, vërejti se ata fillonin të sekretonin pështymë para se t’i ushqente. Kjo tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojë këtë reagim të qenëve me të cilin edhe u bë shumë i famshëm. Pak çaste para se t’ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje. Në fillim qeni nuk shfaqi ndonjë reagim të veçantë ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi të sekretonte, sapo dëgjonte tingullin e ziles. Qeni këtë e kishte kuptuar si një sinjal se së shpejti do të ushqehet.
Pavlovi kreu edhe një numër të madh eksperimentesh për të zbuluar lidhjet ngacmim-reagim. Si ngacmues neutral ai paraqiste dritat, tingujt e zileve, këmborat etj. Zakonisht, njërin nga këta ngacmues ai e shoqëronte me ushqim dhe me një solucion acidi të holluar ose me shok të dobët elektrik. Këto reagime, Pavlovi i quajti „reflekse“ dhe filloi të interesohej edhe më shumë për mekanizmat fiziologjikë të këtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.
Më vonë, pasuesit e tij konstatuan se sjelljet mund të „kushtëzohen“ te të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe erdhën në përfundim se përdorimi i këtij „kushtëzimi“ është i pakufishëm. Ky zbulim bëri bujë në gjithë botën dhe për të u interesuan shumë psikologë të famshëm, si: Tolmani, Wotsoni, Skinneri etj., të cilët edhe filluan ta aplikojnë, së pari nëpër shkolla e pastaj edhe në shoqëri të gjërë. Qëllimi kryesor i këtij „refleksi“ ishte „modifikimi i sjelljeve“ në përshtatshmëri me situatën.

B. F. Skinner
Posaçërisht në këtë drejtim u angazhua psikologun amerikan Burrus F. Skinner, i cili njëherit dha edhe kontribut të madh për shkencën e sjelljes. Ai bënte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nëpërmjet informacioneve të marra nga analizat e sjelljeve, dhe, me këtë, bëri ndryshime kolosale në sjelljet e shoqërisë amerikane, që i sollën atij edhe autoritet shumë të madh. Ai këtë metodë e futi në përdorim që nga çerdhet e fëmijëve, shkollat, uzinat e deri te shtëpitë e pleqve. Mirëpo, rezultatet e kërkimeve të Skinnerit, përveç rëndësisë së madhe që kanë për psikologjinë moderne, për modifikimin e sjelljeve, për të mësuarit e programuar etj., të aplikuar në të gjitha shtresat e shoqërisë, njëkohësisht paraqesin edhe frikë, sepse ofrojnë mundësi të pakufishme edhe për keqpërdorim, përkatësisht manipulim me njerëzit, nëpërmjet „refleksit të kushtëzuar“, pastaj „veprimit të kushtëzuar“ etj., me plane të programuara qysh përpara. Për këtë Skinneri shkruan edhe në librat e tij „Përtej lirisë dhe dinjitetit“ që e botoi në vitin 1971, dhe „Mbi reflektimet e mëtejshme“ të botuar me 1987.
Studime të mëtejme në këtë drejtim bëri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, të cilat i përshkruan në librin e tij „Paaftësia për ta ndihmuar vetën“, të cilin e botoi me 1975. Ai këtë paaftësi e studioi nëpërmjet kushtëzimit klasik të qenve. Në një eksperiment, eksperimentuesit stërviten nëpërmjet një tingull që shoqërohej me një shok elektrik, katër qenë. Eksperimentuesit prodhonin një tingull, i cili pas 10 sekondash përcillej me një shok elektrik. Qentë në fillim klithnin dhe vraponin përreth për të gjetur ndonjë strehim, por pas shumë shokeve elektrike, kur e panë se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinë përtokë dhe filluan ta vuajnë shokun elektrik. Në provat e mëtejshme, qentë as që u përpoqën t’i shmangen sulmit; ata u dorëzuan plotësisht. Pra, ata u bënë të paaftë për ta ndihmuar veten.
Seligmani, thotë se kjo paaftësi edhe te njerëzit fitohet në mënyrë të ngjashme sikur te eksperimenti i mësipërm, gjë që ngjalli apetitet e shumë diktatorëve për të mbisunduar mbi masën, gjë që në shumë shtete edhe u zbatua në praktikë. Pasojat e një eksperimentimi të tillë me qëllime të caktuara, nëpërmjet mjeteve që disponojmë sot, mund t‘i paramendojë secili... Pra, përveç rolit të madh pozitiv që pat ky zbulim i Pavlovit, dhe që u përdor me sukses në shumë sfera të jetës, duke i kontribuar shumë njerëzimit, në anën tjetër, hapi edhe rrugët e reja drejt një kontrolli masiv, të kushtëzuar sipas nevojës, në drejtim të të cilit po punohet intensivisht.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
36,251
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

Pra, përveç rolit të madh pozitiv që pat ky zbulim i Pavlovit, dhe që u përdor me sukses në shumë sfera të jetës, duke i kontribuar shumë njerëzimit, në anën tjetër, hapi edhe rrugët e reja drejt një kontrolli masiv, të kushtëzuar sipas nevojës, në drejtim të të cilit po punohet intensivisht
Sigurisht.... si pshm ne lidhje me Lekun, Superfuqine, lufterat, urine/etjen etj etj .....Mund te themi qe intensivisht tashme eshte arritur.
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

Çdo gjallese ne nje menyre a ne nje tjeter mund te kushtezohet, dhe nepermjet ushqimit qe eshte paresori, sepse instikti i mbijeteses sjell veprimin e kushtezuar.
Por zbulimi i Pavlovit tek qente nuk ka sjelle asgje me shume perveç qaforeve elektrike qe perdorin sot instruktoret e qenve per ti detyruar qente qe ne menyre te shpejte te mesojne ate te cilen nuk po e realizon ushqimi.
pikerisht ne nje situate te tille kam pare nje qen te rraces mangusta qe u stervit nepermjet terrorit te qafores elektrike.
Dhe si perfundim kam dale me konkluzionin qe kushtezimi paresor tek gjallesat me ndjesi eshte dhuna. fakt i hidhur por real.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
36,251
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

Se mos vetem tek gjallesat loool
 

BlueRose

Audere semper
Anëtar
Jul 20, 2011
Postime
6,357
Pikët
113
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

Me kujtoi aferen e Trofim Lysenkos ky artikulli, sjelljet totalitare i mbyten idete te gjorit.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
36,251
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

V. SUMMARY
Although artificial emotions have been widely used in
robotic systems in the context of human-robot interaction,
the moral emotions have been largely overlooked. In this
paper we have chosen one of these emotions, guilt, and have
demonstrated how it can be modeled based on psychological
theories of behavior. From this model we have implemented
it computationally and created a proof of concept
demonstration in a military context, demonstrating its utility
for altering behavior based on emotional state.
There remains considerable additional work to be
completed to ensure that all robotic artifacts act
responsibility, not only in military situations. Toward that
end, we hope to explore a broader spectrum of moral
emotions, such as compassion, empathy, and remorse, to the
end that we can ensure that human dignity is protected
whenever and wherever robotic systems are deployed in the
presence of humanity. Obviously this is a long-term goal,
but one we feel is of great significance
Y in robots though ...ft guilt
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Modifikimi i sjelljeve

Sepse eshte me pak i demshmi si emocion, ndaj te tjereve, krahasuar me shume te tjere. Nese do te behej nje proof-of-concept me emocione te tilla si "Love" apo "Hate" apo "Joy" apo "Sorrow", apo "Pride", etj, keta jane ne shume relata te ngushta me entitete te tjere qe nuk jane "self". Dhe eshte e thjeshte te mendohet se si 'harm' mund te linde nga nje gjendje "overwhelmed with love" apo "overwhelmed with hate", etj ne nje sistem robotik. You really, really, don't want that.
 
Top