• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Molla e Njutonit niset drejt hapësirës

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Një pjesë e pemës nga e cila ra molla, që duke goditur sër Isak Njutonin, e frymëzoi atë për të formular teorinë e gravitetit, do të udhëtojë drejt hapësirës ku tashmë do të jetë e ekspozuar ndaj mungesës së gravitetit për zbulimin e të cilit ajo kontribuoi.


Me rastin e 350-vjetorit të themelimit të “Royal Society” në Britani, president i së cilës ishte vetë Njutoni, astronauti britanik Piers Sellers do të marrë me vete në hapësirë copën e pemës, gjatë misionit të ardhshëm të NASA-s, që pritet të zgjasë 12 ditë.

“Jam i bindur se Njutoni do të gëzohej nga kjo dhe nëse nuk të kishte pasur problem qëndrimin në hapësirë, kjo do të ishte prova që ligji i tij i parë mbi zhvendosjen ishte i saktë”, u shpreh Sellers për BBC. Së bashku me copën e pemës, të ruajtur nga “Royal Society”, misioni do të çojë në hapësirë edhe një fotografi të Njutonit.

Jemi të kënaqur dhe krenarë që një pjesë kaq e rëndësishme e historisë shkencore dhe pjesë e koleksionit të “Royal Society”, do të mund të përmbushë këtë mision historik në hapësirë”, deklaroi presidenti i institutit, lordi Rees.

Fotografia dhe copa e pemës do të rikthen më pas sërish në arkivin e institutit menjëherë pas përfundimit të misionit në hapësirë dhe do të jenë pjesë e një ekspozite mbi historinë e “Royal Society”. Pas ekspozitës të dy objektet do të bëhen pjesë e një koleksioni të shfaqur herë pas here në institut.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Molla e Njutonit niset drejt hapësirës

E ta provojne si dihet na dalin moll qe rrin ne ajer jo qe bien ne tok :p:p
 
Top