• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Morfologjia

Rina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
1,590
Pikët
0
Morfologjia

Morfologjia është ajo pjese e gramatikës e cila në radhë të pare studion ndryshimet që pësojnë fjalët në fjali, d.m.th lakohen dhe zgjedhohen.

Por, morfologjia merret edhe me ndarjen e fjalëve nëpër klasa, që quhen pjesë të ligjëratës (emra, mbiemra, nyje, përemra, folje etj.)

Morfologjia merret gjithashtu edhe me studimin e pjesëve përbërse te fjalës (rrënjë, parashtesa, prapashtesa, mbaresa) si edhe me tipet kryesore të formimit të fjaleve.


...
 

Rina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
1,590
Pikët
0
.

Fjala dhe pjesët e saj përbërse

Fjalët e një gjuhe mund të kenë një përbërje të thjeshtë ose pak a shumë të ndërlikuar.

Fjalë të tilla si fshat, qytet, shkollë, etj. e kanë një përbërje të thjeshtë dhe s’mund të ndahen më tej në pjesë përbërëse më të vogla.

Por, fjalët fshat-ar, qytet-ar dhe shkoll-ar përbëhen prej dy pjesësh, nga të cilat e para (fshat-, qytet- dhe shkoll-), është kryesorja dhe quhet rrënja e fjalës, kurse e dyta (-ar), që i është shtuar rrënjës prapa, quhet prapashtesë.

Edhe fjalët për-hap, për-mbyll, për-plas etj., janë të formuara prej dy pjesësh, nga të cilat e dyta është kryesorja (rrënja). kurse e para (për-), që i është shtuar rrënjës përpara, quhet parashtesë.

Rrënja, parashtesa dhe prapashtesa shërbejnë për të formuar fjalë të ndryshme, me kuptime të caktuara.

Gjatë përdorimit të tyre në fjali të ndryshme, fjalëve mund t’u shtohen një apo më shume pjesë të tjera që nuk shërbejnë për të formuar ndonjë fjalë të re, por vetëm forma të ndryshme të së njëjtës fjalë. Këto quhen mbaresa.

P.sh. në fjalinë, I dhashë sqarime një fshatar-i , pjesa e fundit (mbaresa –i) e emrit fshatar-i, shërben për të sajuar formën e rasës dhanore të pashquar, njëjës.

Po kështu në fjalinë, E hap-a librin , mbaresa – a, që i është shtuar në fund foljes hap-, shërben për të sajuar formën e vetës së parë njëjës, të së kryerës së thjeshtë.

Pra, fjalët në përbërjen e tyre përveç rrënjës mund të kenë edhe parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa. Rrënja, parashtesa dhe praparashtesa shërbejnë për të sajuar fjalë të ndryshme, me kuptime të caktuara, kurse mbaresat shërbejnë për rë sajuar forma të ndryshme të së njëjtës fjalë.

...
 
Top