• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mos puthni derisa e keni herpesin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Herpesi është një infektues, prandaj mos puthni derisa e keni. Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë.
Çdo ditë ndërroni mjetet higjienike personale, çarçafët, peshqirët, jastëkët si dhe askush tjetër të mos i përdorë. Mundohuni të mos e ngacmoni vendin e infektuar, nëse këtë e bëni, atëherë duhet t’i pastroni mirë duart. Duhet mënjanuar veçanërisht prekjen e syve dhe organeve gjenitale, sepse mund të nxisni infeksion serioz.

5 mënyra për zbutjen e simptomave të herpesit

1. Vendin ku paraqitet infeksioni nuk bën ta mbani të thatë, sepse lagështia e ngadalëson regjenerimin.

2. Plasaritjet, nuk guxojnë të ndrydhen, gërvishten; duhet pritur që ato të përthahen dhe vetvetiu të humbin.

3. Nëse herpesi shfaqet shpesh, duhet ta konsultoni mjekun më të afërt në mënyrë që të përshkruajë ndonjë bar kundërviral në formë të kremit apo tabletave.

4. Dhimbja që është simptomë karakteristikë e kësaj sëmundje, mund të zbutet apo lokalizohet me ndonjë analgjetik, siç është aspirina, etj.

5. Në qoftë se te fëmijët paraqitet herpesi i buzës, duhet që të marrin sa më shumë lëngje dhe ushqim të qulltë.

Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë. Megjithatë, pas infeksionit të parë, ky virus mbetet në organizëm dhe mund të riaktivizohet, shpesh në të njëjtin vend.
 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,444
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Mos puthni derisa e keni herpesin

Kam degjuar qe shfaqet edhe nga nje infeksion qe mund ta marresh nge nje mardhenie seksuale.

Gjithsesi me ka ndodhur kur jam me grip te me shfaqen por shume rrall.
Jan shume uncomfortable sidomos kur shfaqen ne buze, cdo her qe qesh e acaron.
 
Top