• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Ca gjëra i kuptojmë, për të tjera jemi gati për gjithëka që të mësojmë ë’bluan në kokë ai. Por tani është më e lehtë me 11 sekretet e tyre të zbuluara

Kur kemi qenë adoleshente, i dashuri moshatar apo pak vite më i madh se ne, sigurisht që ishte shumë i lumtur që kishte në krahë një vajzë simpatike, të zgjuar, të ëmbël, që dukej shumë mirë me ato veshjet e thjeshta sa herë hynte në shkollë. Po ja që një ditë me siguri ka kaluar një nga to vajzat super-seksi të qytetit dhe ai nuk e ka pasur problem të kthente kokën dhe të na linte me minuta të tëra përballë atij spektakli të pakëndshëm. Kur e kemi pyetur me mërzinë e justifikuar nëse e pëlqente aq shumë atë tjetrën që po ia ngulte paturpësisht sytë, ai sigurisht ka shprehur gjithë “burrërinë” e tij me një përgjigje të prerë: “Po më pëlqen, pse mos të më pëlqejëë!”. Ja arsyeja që pas disa ditësh nuk na shikonin më bashkë.

Por vjen një kohë në jetën e ëdo mashkulli kur ai zbulon dobinë që ka fshehja e një pjese të madhe të impulseve të tij. Ai nis gati të mësojë përmendësh ato kotësitë e vogla që ne kemi aq qejf t’i dëgjojmë: “Dal për vrap vetëm për të mbajtur trupin në formë që të të mbaj pas vetes”. “Jo, zemër, unë mendoj se ti i jep shumë mirë makinës”. “As që e vura re fare atë, po shihja ato atletet në vitrinë”. Dhe në fakt kjo për ta nuk është një gënjeshtër e pacipë, kjo është thjesht një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta. Megjithatë, jo të gjithë specialistët e martesave bien në një mendje. “Këto gënjeshtra të bardha janë të pafajshme, por mund të të ngatërrojnë ndonjëherë. Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diëka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diëka tjetër. Madje shkojnë dhe më tej: Mos ka një marrëdhënie paraleleë Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla”. është si të thuash një mision i pamundur për të na kënaqur gjithmonë. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Këtu janë më kryesoret. Disa i kemi dyshuar prej kohësh, disa janë pak të hidhura dhe disa shumë të ëmbla. Hidhini një sy artikullit dhe do kuptoni se e vërteta rreth meshkujve nuk është aq e shëmtuar.

Sekreti nr. 1: Po, ata joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera, po kjo nuk do të thotë se nuk na duan

Në rast se pyetja më e vjetër në historinë e ëifteve është: “ëfarë ka për drekëë” ajo që vjen pas është “Po shikoje atë tjetrënë”. Dhe përgjigjja e vërtetë do të ishte: “Po, po e shihja”. Dhe në rast se ne ndonjëherë mendojmë se partneri nuk e vuri re aspak atë ëupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins në majë të këmbëve kilometrike, atëherë duhet të mësojmë që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diëka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo neve nuk na pëlqen aspak, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një “objekt” me pol të kundërt dhe me pamje joshëse kalon pranë.

Sekreti nr. 2: Ai shkon për vrap për të qëndruar pak larg teje

Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga ne që ankohemi pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin kështu. Pra, të shkuarit për vrap nuk është thjesht vrap. Madje që në mes të rrugës ata i kap një dëshirë për t’u shtrirë në divanin e sallonit me kalamajtë që bërtasin përreth. Po ja që sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për të na marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.

Sekreti nr. 3: Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që na bëjnë

Kjo në fakt është goditje pak e fortë për ne, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata na duan fort. Ata mendojnë se jemi fantastike (sa kohë flitet për një lidhje të shëndoshë). Shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë që na kanë qëndruar besnikë e kanë kaluar një pjesë të jetës me fëmijët, familjen dhe miqtë e përbashkët apo përballë televizorit në dhomën e ndenjjes.

Por ama shumica e tyre nuk i kanë kaluar vitet më produktive duke menduar: “Mezi po pres të bie në dashuri me një vajzë dhe të plakem me të”. Në vend të kësaj sigurisht që kanë vrarë mendjen se me sa femra të ngjashme me Pamela Anderson do flenë para se të kalojnë të 30-at. Dhe zakonisht u duhen ca vite sa ta heqin nga mendja këtë mendim.

Sekreti nr. 4: Të fituarit e parave e bën ata të ndihen të rëndësishëm

Në disa ëifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që na thonë. Në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që nuk është se ne do ta besonim që ai e ka të lehtë të presë kur gatuajmë ato që kemi blerë me lekët e fituara vetë.

Sekreti nr. 5: Megjithëse shpesh protestojnë, ata kanë qejf të rregullojnë gjëra nëpër shtëpi

Duhet t’ju lutemi me ditë për rubinetet, kanatat e dollapëve, suvanë e tavanit, që ata më në fund pas shumë kundërshtimesh, shtytjesh e harresash të marrin ato vegla që nuk ua dimë as emrin e të nisin punën. Por kjo zvarritje nuk është asgjë më shumë se një lojë fëmijësh, që atyre u pëlqen. Sepse në të vërtetë ata e kanë me qejf rregullimin e gjërave. I bën të ndihen mirë kur nga duart e tyre rregullohet diëka që pa këtë ndërhyrje do mbetej e prishur përgjithmonë (sigurisht ekzistojnë dhe hidraulikët e marangozët, duke ditur se këta në shtëpinë e tyre bëjnë të njëjtat kapriëo). Por qëllimi pse nuk e thonë kurrë këtë është se gratë, sipas tyre, nuk e bëjnë dot ndryshimin ndërmjet të rregulluarit e një rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur të dyja detyra të meshkujve, që duhet t’i kryejnë në fundjavë, pak a shumë në kohën kur ka nisur ndonjë ndeshje futbolli apo garë makinash. Por ata e duan atë lutjen tonë të përsëritur, inatin, tonë dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjë kompliment të thënë shkarazi dhe sigurisht dhe shkallët që nuk kërcasin. Ja ku u doli sekreti!

Sekreti nr.6: Atyre u pëlqen kur i përkëdhelim dhe kujdesemi për ta si mama, por i tmerron ideja se do bëhemi si mamatë tona

Për këtë duan një shuplakë të fortë. Po s’kemi ëfarë bëjmë. Vetë po kërkonim të mësonim sekretet. Pastaj, jo për t’i justifikuar, por nuk u vihet shumë faj. Fundja fare ata i kanë vjehrra.
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Titulli: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

Sekreti nr. 7: Çdo vit (apo dekadë) na duan më shumë

Sigurisht, duken si të rritur. Kanë në gardërobë ca kostume. Madje ndonjëherë porosisin dhe verë të mirë pa iu trembur syri. Por megjithëse i ngjajnë babait të tyre kur ka pasur atë moshë, ata akoma ndihen po ata djemtë katërvjeçarë që e tërhiqnin babain nga këmbët e pantallonave.

Me aq shumë kate ta paarritura në qiellgërvishtësin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40, 50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë na duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat tona intelektuale dhe shpirtërore, që në fillim nuk i vënë rëndësi. Ato pritshmëritë “në pasuri e varfëri”, “në të mirë e në të keqe” nuk dalin përpara që në fillim. Në këto kohë të rralla ata ndërgjegjësohen për çfarë nuk ishin bërë të ndërgjegjshëm më parë.

Sekreti nr. 8: Ata shpesh nuk e kuptojnë fare bisedën

Të gjitha ne gjatë ditës mendojmë ca çështje të komplikuara e të thella rreth lidhjes. Dhe kur kthehemi në shtëpi duam të diskutojmë rreth tyre. Gjatë këtyre diskutimeve që do t’i kishte zili as më shumë e as më pak po ndonjë filozof apo psikolog, partneri yt rri ulur përballë duke mërmëritur herë pas here fraza të llojit “Patjetër, të kuptoj” , “Kjo është e logjikshme” apo “do mundohem t’i bëj gjërat më mirë”. Epo ai nuk po kupton asgjë. As ka kuptim fare për të e gjitha kjo. Dhe vërtetë nuk do t’i përsëriste gabimet po të kuptonte për çfarë po i flasim. Nuk është se nuk i bëhet vonë. Por aty ku ne kemi aftësinë për të tjerrë dhe analizuar çështjet, atij i korrespondon ndonjë mendim për sportin.

Sekreti nr. 9: Ata kanë shumë frikë kur jemi ne në timon

Do ta dish si ta katandisësh burrin tënd të fortë dhe të pamposhtur në një masë drithëruese frikeë Kërkoji çelësat e makinës. Ata kanë frikë për vdekje kur në timon qëndrojmë ne. Edhe pse ai mund të ketë përpunuar metoda diplomatike për të shmangur çastin kur ne kërkojmë të drejtojmë makinën për t’u ulur në vendin e shoferit, ai ka një mosbesim të madh për aftësitë tona në këtë drejtim. Ti ndërkohë je e bindur se e bën këtë dhe më mirë se ai, po vetëm se po humbet rrahjet e zemrës që i ke provokuar partnerit e jo prej dashurisë.

Sekreti nr. 10: Ata gjithmonë do donin të ishin 25 vjeç

Thuajse të gjithë të rinjtë telashet, aventurat, koncertet, kampingjet, udhëtimet nuk i kanë lënë pa provuar. Dhe kanë shumë të drejtë të ndiejnë mall për to. Qenë kohëra të lavdishme kur plot besim në vetvete dhe shpresa të çmendura gati preknin qiellin. Pa kërkesë llogarie, pa përgjegjësi, i gjithë angazhimi ishte: sa më shumë femra, pije, dallgë të larta dhe rrugë të vështira. Tani sigurisht kanë komoditetin, një grua që do t’i dojë gjithë jetën, që e kanë zgjedhur vetë, një punë të rehatshme, por ama megjithëse na duan, shpirti nuk u ndahet as nga ai stil jete, që të paktën në retrospektivë nuk ka të sharë. Kështu që nuk duhen kritikuar kur sjellin cd të grupeve të rok-ut në shtëpi, apo kanë me aq merak ato dorezat prej meshini.

Sekreti nr. 11: Po t’u japim pak, janë gati të na japin botën

Mund të ketë ndodhur që disa prej tyre vendimin më të rëndësishëm në jetë për sa i përket martesës së tyre e kanë marrë pas një çasti reflektimi, larg syve të vajzës që duan apo përkëdheljeve e të saj. Ndoshta shtrirë në bordin e një varke që vozit në ujërat e një deti, ku ajo nuk e ka ndaluar të shkojë, apo në një kasolle në mal, ku ajo sërish nuk është treguar dyshuese para se t’i uronte të bënte qejf. Ata e dinë se kjo i kushton një femre dhe e vlerësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që një mashkull nuk e thotë kurrë: në rast se e lejon të kalojë një natë me shoqërinë, të harrohet në një mbrëmje pokeri, të shkojë për peshk ose për vozitje vetëm, nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta vlerësojë më tepër se ç’pandehim ne. Dhe rrallë do dojë të lërë vetëm një partnere të tillë. Kjo është e vërteta./cdodite/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

un sdu te dij te tijat ai mos dij te miat, larg nga syt larg nga zemra sdi gje sdu me dit gje, e kshu ja kalon me mir...
 

Firewall

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
126
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

PUPE aty mbahu ti ske provu ndonjeher vertikalen ne ajer pa i von duret ne tok prandaj flet kshu hahahahaha shtremse :)
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,597
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

Sekreti ..... 1.......3.......6........9........11

.....Shume sekrete paskan k'to meshkujt , se paskam ditur .....por une do kem parasysh k'to qe shkeputa -bla-"qesh"
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,309
Pikët
113
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

Sekrete jane keto?! Meshkujt nuk dine as ti fshehin keto "sekrete". U lexohen menjehere ne fytyre.``fumato``
Boh ajo puna e timonit. Tmerr e kam te ngas kur jam me burrin. :D
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
50,007
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

joshen nga dhjet femrat ne dite, pak si e madhe kjo numer, me no like :D
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,597
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

joshen nga dhjet femrat ne dite, pak si e madhe kjo numer, me no like :D
ha ha ....

Mos e le me kaq ....vezhgoje ne Heshtje -qesh-
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
50,007
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

hahaha si kam pare femrat qe punon, por sma ha mendja ka ndonje te bukur se do permende dicka :D e di si jan meshkujt, kur nje femer e bukur flirton me ta do thon dicka partneres lol, ne fakt edhe nese nuk ishin te bukura do thonin dicka te te bejn xheloze :)
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,597
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

hahaha si kam pare femrat qe punon, por sma ha mendja ka ndonje te bukur se do permende dicka :D e di si jan meshkujt, kur nje femer e bukur flirton me ta do thon dicka partneres lol, ne fakt edhe nese nuk ishin te bukura do thonin dicka te te bejn xheloze :)
O me beso meshkujt/burrat e martuar ne pergjithesi , jane shume te bezdisur...ne lidhje me k'te fakt , ta them sinqerisht -qesh-
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
36,399
Pikët
113
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

U mblodhen llapazenet gjoja dini sekretet tona ju :p
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,497
Pikët
113
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

shyqyre!!! kujtova se i kishin mare vesh kur pash titullin e temes. :d
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,597
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

Shih k'to gjoja tani , lexoni ju moj -fershellen--party-
 

ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,514
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

Na i nxoren te gjitha ne shesh :p
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
50,007
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: Mos ta dijë gruaja - Sekretet e meshkujve

O me beso meshkujt/burrat e martuar ne pergjithesi , jane shume te bezdisur...ne lidhje me k'te fakt , ta them sinqerisht -qesh-
lol true that, vec ka rendesi mos ti thon dicka keto femrave qe i joshin, se mendja do bej punen e vet :p
 
Top