• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Motot E Shteteve

Romina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2009
Postime
63
Pikët
0
MOTOT E SHTETEVE

Të gjithë shtetet dallohen nga flamujt e tyre. Disa kanë edhe nga një moto për përforcimin e unitetit kombëtar. Në Komunitetin Europian vetëm pak shtete nuk kanë moton e tyre. Midis tyre janë Irlanda, Italia dhe Portugalia.

1. Belgjika: "Bashkimi bën fuqinë"- Një pjesë e popullsisë së Belgjikës, Wallon-ët dhe Flamend-ët, nuk e pranojnë ende këtë moto.

2. Britania e Madhe: "Zoti dhe e Drejta ime"- Marrë nga Henry VI, kjo moto shpallet për herë të parë nga Richard I gjatë betejës së Gisor-it gjatë së cilës francezët u mundën. Nëpërmjet kësaj motoje Richardi I donte të thoshte se ai nuk ishte më një vasal i Francës dhe nuk ia detyronte mbretërimit e tij tjetërkujt veë Zotit. Një moto kjo që dëshmon ende për rivalitetin ndërmjet Anglisë dhe Francës.

3. Danimarka: "Ndihma e Zotit, dashuria e popullit, forca e Danimarkës"- Kjo është në fakt motoja e mbretëreshës Margareth II. Zoti, populli, kombi një treshe që e gjejmë shpesh në themelet e shteteve të ndryshme dhe që dëshmon qartë për forcën e karakterit dhe për pavarësinë të cilën ky vend e dëshmoi gjatë referendumit të parë të tij mbi traktatin e Mastricht-it.

4. Franca: "Liri, barazi, vëllazëri"- Kjo gjendej në gjithë monedhat që francezët kanë përdorur. Kjo moto i përgjigjet idealit të shpallur në kohën e Revolucionit të 1789-ës.

5. Greqia: "Liri a vdekje"- Kjo ishte thirja e nacionalistëve grekë që arritën t'i japin fund pushtimit otoman më 21 Mars 1821. Këtë thirje e shfrytëzoi pastaj poeti Donisis Solomos për hymnin kombëtar grek.

6. Hollanda: "Do të mbaj"- Motoja paraqet mbi emblemën e familjes d'Orange sovranin e një principate të Francës Jugore. Revolta e Hollandezëve kundër mbretërisë spanjolle nxiti Guillaume Nassau t'a bëjë të vetëm moton kur ai trashëgoi principatën më 1544. Një moto kjo që mbetet e domosdoshme dhe aktuale edhe sot kur thuhet se hollandezët ëposhtë nivelit të detit-duhet të mbajnë detin vazhdimisht jashtë kufijve të tokës së tyre.

7. Luksemburgu: "Duam të mbesim këto që jemi"- Më 1839 Luksemburgu fitoi pavarësinë e tij pas problemeve të shumta që kishin të bënin me territoret e tij. Kjo është një shpallje që tregon kënaqësinë e një populli të vendosur të qëndrojë në pozicionet e tij.

8. Spanja: "Ende më larg"- Më larg shtyllave të Herkulit që ndodhen mbi emblemat kombëtare dhe që simbolizojnë Ngushticën e Gjibraltarit.
Një "më larg" që vendi e ka prekur,sepse ai e ka shtyrë ndikimin e tij deri në Amerikën Latine.

9.Gjermania: "Unitet, drejtësi dhe liri"- Vargu i parë i Hymnit Kombëtar është bërë motoja zyrtare e Gjermanisë. Një frazë kjo krejtësisht aktuale që prej rënies së murit të Berlinit.

Vende të tjera në botë kanë devizat, motot e tyre. Kështu Zvicra ka një moto, të cilën të gjithë do të bënin mirë ta mernin për vete dhe të formonin një komunitet të vërtetë: "Një për të gjithë dhe të gjithe për një". Në Kili motoja dëshmon për vendimin e një populli që llogarit mirë para se t'i ëojë gjërat deri në fund: "Në emër të arsyes ose të forcës". Në SHBA, vendoset gjithshka mbi një mbështëtje me origjinë hyjnore: "Te Zoti, besimi ynë". Kurse ishulli Maurice ka një moto që është një ftesë e vërtetë: "Yll dhe ëelës i Oqeanit Indian".
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Motot E Shteteve

5. Greqia: "Liri a vdekje"- Kjo ishte thirja e nacionalistëve grekë që arritën t'i japin fund pushtimit otoman më 21 Mars 1821. Këtë thirje e shfrytëzoi pastaj poeti Donisis Solomos për hymnin kombëtar grek.
Sa te eger jan ..-pff-

Po Albania....? :O -mendon-
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Motot E Shteteve

Shqiperia ka moton:ç'thone partite ben populli.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Motot E Shteteve

lol

Sefo , i ngjajm Spanjes '' ( sa me larg c'thot partia ) :p
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,955
Pikët
113
Përgjigje e: Motot E Shteteve

Zyrtare nuk ka asnje Shqiperia por e bukur do ishte : " Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!"
 
Top