• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Është një zbulim i jashtëzakonshëm, të cilin mjekët nuk dinë t’i japin asnjë shpjegim.
Në një artikull të publikuar sot në një revistë amerikane, u bë e njohur historia e një fëmije të lindur pa disa pjesë të trurit, i aftë të bëjë gjëra të pabesueshme.
Vetë mbijetesa e tij është tërësisht e pashpjegueshme për mjekët, pasi 3-vjeçarit i mungon truri i vogël dhe pjesë të tjera të rëndësishme të trurit.
I quajtur Chase Britton, fëmija jeton i lumtur në Nju Jork. Prindërit e tij sigurojnë se i pëlqen të këndojë dhe të qeshë gjatë të gjithë kohës.
Në vitin 2008, David dhe Heather, prindërit e tij, u bënë prindër të një djali të dytë të quajtur Troy, edhe ai i lindur në mënyrë të parakohshme dhe me keqformime.
Troy arriti të mbijetonte vetëm gjashtë javë pas lindjes, por vëllai i tij me “gjysëm” truri, edhe ai i lindur përpara kohe, jo vetëm që i ka kaluar javët e para, por gëzon një shëndet të plotë, të njëjtë me atë të çdo 3-vjeçari tjetër.
”Mjeku na thirri dhe nuk dinte se çfarë të na thonte”, tregon Zoti Britton. “Askush nuk ka parë kurrë më parë diçka të tillë. Shkuam më pas tek neurologët dhe ata u shastisën edhe më shumë. Ngelën duke thënë që kjo është e pamundur.
Sipas tyre, djali ynë nuk duhet të ishte në gjendje të jetonte, por edhe nëse do t’ia dilte, është e pamundur për ta të shpjegojnë se si ai bën funksione, të cilat kryhen normalisht nga pjesët e trurit që atij i mungojnë”.
Në pjesën ku 3-vjeçari duhet të kishte trurin e vogël, ai ka vetëm një lëng organik. Kjo pjesë e trurit kontrollon frymëmarrjen dhe funksione të tjera si gjumi.
Djali është në gjendje të marrë frymë dhe të flejë pa probleme, ndërsa tek një njeri normal, një dëmtim në trurin e vogël sjell menjëherë vdekjen, pasi pushon funksioni i mushkërive.
Misteri është edhe më i thellë nëse merr parasysh që në skanerat dhe ekot gjatë zhvillimit, tregohet qartë se djali i saj kishte trurin e vogël dhe një tru tërësisht normal.
Nëse kjo do të konfirmohet nga mjekët, atëherë kjo çështje, do të hedhë poshtë të gjithë parimet bazë të shkencës mjekësore.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

e pa besueshme ...cka mos njeri ndegjon ne ditet e sotme:d
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

Po peshku qe ska tru fare edhe perseri jeton...
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

....Nëse kjo do të konfirmohet nga mjekët, atëherë kjo çështje, do të hedhë poshtë të gjithë parimet bazë të shkencës mjekësore.

Pikerisht, mendimi i pare qe me lindi sapo lexova vetem titullin e temes.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

Ndoshta qelizat e trurit te vogel i jane "zhvendosur" ose "bashkangjitur" qelizave te trurit te madh : 2 in 1 ..aha . Bazuar ne shprehjen :Jo cdo gje qe ndricon eshte flori ose jo cdo gje qe nuk duket (ne pamje te pare ), nuk egziston" mund te them qe edhe lengun qe ka ne vendin e trurit te vogel ben funksionin e saj ...
Natyra ka anen e saj mistike , qe shpesh e ka treguar me gjera te tilla qe ne i marrim si cudira .
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

Nuk e kuptoj perse habiteni. Ne shprehjen popullore nuk thuhet kot 'ai e ka ne terezi, e ka trurin dyst fare' :D

Ndryshe njeriu sapo ka filluar ta zbluoj trurin e tij por akoma nuk di pothuaj asgje mbi te.
Ka dhe nje rast tjeter te dikujt qe banon ne jug te Frances dhe qe ka 80% trurit ne hematom te plote, nderkohe qe ai personi eshte komplet normal. Vet doktoret mbesin pa mend kur shikojn grafit. :D
 
Top