• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Musaka me patate

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Për 4 vetë

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepë 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 lugë gjelle salce)
- kripë, piper, dafinë

Për salcën e bardhë:

- Gjalpë 1 lugë gjelle
- miell 1 lugë gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokërr
- kackavall (djathë) të thërmuar një lugë gjelle

Gatimi:

Patatet qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me vaj në zjarr të ngadalshem në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Shtohen domate të qëruara dhe te prera në copa kubike, pak salcë, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine.
Në tavën e lyer me vaj shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaverdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta
 
Top