• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Muzgu i Piramidës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113




Moto e Perandorive: Të jap bukë dhe mbrojtje, ti më jep vendin (njerëzit i robëroj unë).

Po dihet se çka është Perandoria! Truall i ndarë, por sundimtar! Po edhe sikur një muzgë, kur piramidës i bie! Vende bashkë me njerëz nën sundim. E njerëz të robëruar me tru të shpëlarë. Gjithnjë pretendohet se, Qendra e Perandorisë është boshti i tokës – kah sillet gjithçka. Aty, në trojet perandorake, zakonisht më së shumti prehet monedha. Prehet edhe në vende tjera, por ajo është, ajo që e arkëton atë. Megjithëse prodhuesi mund të jetë vend tjetër, prapë: Rroftë Arkëtuesi! Poshtë Prodhuesi! Arkëtues është perandori, e prodhues punëtori.

Ora e Perandorisë gjithnjë e vazhdimisht është në alarm. Çdo herë kur alarmon, priten lajmet më të reja. Ndonjëherë për paqe e ndonjëherë për luftë. Strategji perandorake, e kundërta me strategjinë rëndomë: aty ku njerëzit rrinë urtë, por të dobët, alarmi i luftës, e aty ku njerëzit zihen, por të fortë, alarmi i paqes. Natyrisht, si paqja e si lufta shërbejnë herë për të shtuar zhurmë (fuqinë), kundër rrezikshmërisë (urrejtjes), e herë për të ruajtur qetësinë (gjumin) kundër zhurmës (zgjimit). Jo, nuk është monedhë me dy fytyra, por të dyja shërbejnë dhe kanë një fytyrë: aty ku ka qetësi, të shtohet qetësia, e aty ku ka zhurmë të shtohet zhurma; fytyra: rroftë Perandoria!

Sheshet dhe qendrat perandorake duhet të jenë vende të mrekullive! Vende të çudirave. Po, sepse për të sunduar mendjet, duhet më përpara t’i magjepsë ato. Po çka kur një vend është i zbrazët në këtë rrafsh, po, është i zbrazët edhe me çka të joshë. E si ato mendje t’i mbajë të magjepsura! Apo nga magjia të mos kthjellen. Perandoria gjithnjë ka zgjidhje. Çka është modë e trendi! Shkenca, jo, magjia! Atëherë, mblidhi magjistarët më të fortë anekënd botës – urdhëron paria e Perandorisë. Fillimi është aheng, e punë nën tokë, e pjesa tjetër plan i Perandorisë.

Të gjithë bashkërisht armiku të mposhtet, qoftë armiku edhe një njeri i vetëm. Perandoritë për të mbajtur pushtetin frikë krijojnë. Forcën e demonstrojnë. Po edhe inteligjencë përpiqen të imponojnë. Jo, me bukë sprovojnë, kush kokën ngre, bukë s’ka, e kush ulë kokën, bukë ka! Po urdhëron Perandoria, gjithçka thotë, e ka me gjithë mend. Të gjithë duhet t’i binden, përndryshe i pret mjerimi. Kështu frika ndillet, kur Perandoria ngrihet! E forcën duke demonstruar, inteligjencën shpalon, njerëzit të magjepsur, zemrat u robërohen e mendjet u zvogëlohen.

Është koha e Trekëndësheve, e Syrit depërtues, e Veshit shpues, e Gjuhës magjepsëse! Kur heroizëm është tradhtia, kur zgjuarsi është rrena, kur ngadhënjim është përmbysja. Përmbysja kur në buzë të detit Perandoria vihet: kthimi është zhveshje, ndërsa vazhdimi zhytje. E zhytje me përmbysje. Vdes fjala, kur krahët e Perandorisë duheshin të ishin të palëkundshëm, sa s’guxon as era majat e mëngës kur përvilen të mos ia lëvizin. E s’do të mbese më mëngë për t’u lëvizur, por gisht duke njësuar!

Perandoria! Kur majat e magjepsjes arrin, njerëzit s’mendojnë veçse të magjepsur, a janë njerëz a jashtëtokësor, madhështi që duhet admiruar. Po, sepse Perandoritë duhet të jenë ose Vende të Trekëndësheve, si Piramidat, ose vende të Jashtëtokësorëve, si UFO-të. Po Syri depërtues, është syri që vështron, armik jashtë tokës kërkon, e derisa njerëzit në agoni duke pritur luftën ndëryjore, paria perandorake argëtohet! Jo, Veshi shpues, ndien, në Vendin ku dielli dikur për zot adhurohej, ishte një vajzë që mbretëreshë do të bëhej! Prej Shkretëtirës së Trekëndësheve, deri tek Oqeani i Syrit depërtues, në Skaj të Sebe’-së, njerëz të hidhëruar, kundër perandorisë krye kanë ngritur; për t’u kthyer në Vendin e Tubimit, fjalim njerëzimit për t’i mbajtur, koha e perandorisë ka filluar! Po jo, Solomoni ka vdekur. Por, Sulejmanët ende jetojnë!

E kaluara është mësim, por vetëm ambiciet e perandorëve s’edukohen! Perandoria me diellin mund të lind, por dielli doemos perandoria do të perëndojë! Edhe pse paria nuk beson, e bindur se tokën me energji bërthamore mund ta ndriçojë. Kur gishtërinjtë shtangen, e zemra ngurtësohet, e mendja humbet, gjithçka në paqe ngadhënjen, përveç parisë perandorake, e cila përfundon ose e zhveshur nga gjerdani i mashtrimit ose nga trupi i përmbytur.

Perandoria duhet të jetë Tokë Ëndrrash! Njeriu para se të flas, fillon të mendojë. E ëndrra i paraprin të vepruarit. Kur njeriu ndjehet i paaftë, i dobësuar e inferior, po të mos ishin ëndrrat, fantazinë si do ta përjetonte. E njerëzit pra për Perandorinë ëndërrojnë, pasi qendra perandorake medoemos Vend i Ëndrrave duhet të shpallet! E ku më lehtë se në kryeqendër, ku ujemi i tokës mblidhet. Por, dielli një ditë do të nxeh fortë, e me nxehtësinë e tij do të thajë të reshurat e dikurshme.

Të zgjuar e përparimtarë, të pasur e të fortë bëhen njerëzit që predikojnë, kur nën hijen e Parisë Perandorake rrojnë. Kur varfëria prek njerëzit e botës, Perandoria afron bukën e ua heq flamën, që ata njëmend të ndjehen të liruar e të lirë, por kurrsesi të aftë.

Rroftë paria, përderisa barku na ngihet, e poshtë të tjerët, që kundër Perandorisë kanë dalë – thonë të paaftit.
 
Top