• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,846
Pikët
113
...e ata të Kosovës e pëlqenin se dukej si i perandorit austriak


Eqerem bej Vlora (1885–1964)

Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme. Shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut, nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse, hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha.
Oborri, sallat poshtë e lartë, shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pa teklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda.
Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapësirën kishin pasur mirësinë t’ja linin.
Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “Dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo”, tha ai. “Xhemili më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por, falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej.
Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana.
Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re, të emëruar më 4.12.1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe, nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj.
Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte – këtë e kam parë vetë – ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës.
Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28.11.1912, u shpërnda më 7.12.1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh (Senat) me 18 anëtarë.
Gjatë kohës që qëndroja në Kuç, isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por, nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme.
Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por, të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000-7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.
Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare.
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë“ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht: “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”.
Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai, tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!
___________________________________________________
https://telegrafi.com/myslimanet-e-shqiperise-donin-flamur-sure-te-kuranit-e-ata-te-kosoves-e-pelqenin-se-dukej-si-perandorit-austriak/
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
5,415
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Sugjeroj qe keso lloj shkrimesh, jashte kontekstualitetit, te mos sillen ne forum - ato veç nxisin hasmerira dhe rivalitete te padobishme.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
16,723
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

E ketij mendimi jam edhe une. Kjo eshte arsyeja pse kam postuar edhe faqen ku tregohet zanafilla e flamurit.
Ky shkrim eshte vetem nje reduktim cungues e gjithckase qe eshte thene nga Eqrem bej Vlora.

Dhe eshte difekt i pergjjthshem i ne shqiptareve qe nxjerrim jashte kontekstit cdo mendim, duke arritur, rremjedhimisht, ne deduksione te gabuara.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
29,044
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Sugjeroj qe keso lloj shkrimesh, jashte kontekstualitetit, te mos sillen ne forum - ato veç nxisin hasmerira dhe rivalitete te padobishme.
Ne marrim droga me te lehta se ju qe keni nevoje per ndihme mjeksore.

ps.Xhina help you-bravo-
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
5,415
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Ne marrim droga me te lehta se ju qe keni nevoje per ndihme mjeksore.

ps.Xhina help you-bravo-
Jam i mrekulluar me ty - gjithmon godet ne shenje! :love:
 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...


 
Last edited:

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Eqrem dhe Syrja Vlara duhen lexuar pa tjeter per kush ka deshire historine. Kane lene kujtime te vyeshme dhe mjaft te detajuara ne te cilet flasin me mjaft realitet dhe sinqeritet.


 

E**A**

Don't hate what you don't understand
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
4,489
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Në Rodos na bëri një vizitë guvernatori i përgjithshëm i ishujve të Egjeut, valiu Abedin pashë Dino, një shqiptar nga Çamëria. Kisha dëgjuar fjalët më të mira për këtë burrë. Karakteri i tij, arsimi dhe mendësia e tij liberale joturke e vërtetuan këtë nam të mirë. Ishte diçka e habitshme! Të gjithë këta shqiptarë të shumtë me pozita të larta në administratën Osmane, dallonin kaq dukshëm nga kolegët e tyre turq, por megjithatë, ata askund nuk kishin qenë në gjendje t'i jepnin kësaj administrate drejtime të reja dhe impulse të kohës. Ishte kjo dobësi, oportunizëm apo frikë nga një Sulltan gjithnjë mosbesues? Për mendimin tim asnjëra nga këto. Sumica e tyre ishin thjesht teoricienë të ideve - kryesisht tejet konfuze - përparimtare, por, kur vinte puna e sendërrimit të tyre, ata dilnin jashtë bote; jo praktikë, egoistë, ata nuk dëshironin të sakrifikonin as grimcën më të vogël të qetësisë, interesave dhe sigurisë së tyre.

KUJTIME 1885 - 1925 / EQERM bej VLORA
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,846
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanët e Shqipërisë donin flamur me sure të Kuranit...

Sugjeroj qe keso lloj shkrimesh, jashte kontekstualitetit, te mos sillen ne forum - ato veç nxisin hasmerira dhe rivalitete te padobishme.
Shqiparet e shipnise londineze shquhet per tolerancen fetare.
 

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,691
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Mbas ortodokseve, myslimanet kane qene armiqte me te medhenj te shtetit shqiptar.

Patriotet e pare shqiptare kane qene katoliket me unitet (se ashtu i mesonte Vatikani), si edhe bekatshinjte (shumica me prejardhje nga Siria dhe Irani) se u rrezikohej koka ne Perandorine Osmane. Te tjeret, 80% e shqiptareve, e kane urryer dhe vazhdojne ta urrejne republiken e Shqiperise per 200 vjet rresht.

Faktikisht historia nisi me Ali Pashe Tepelenen. Ai deklaronte qe do ta bente Shqiperine mbreteri, dhe kur nisi kryengritjen sulltani u thoshte te gjitheve qe Ali Pashe Tepelena ka qene qafir, munafik kristian qe u martua me Vasilliqine ne kishe. Kaq mjaftoi qe ta tradhtonin te gjithe halldupet shqiptare Ali Pashe Tepelenen, me perjashtim ortodokset (vllehe e shqiptare) dhe mirditoret katolike.

Plasi lufta, u poqen njerezit ne hell, shurrosi sulltani mbi kokat e budallenjve shqiptare nja dy vjet te mira, iku edhe koka e pashait dhe qe atehere kauret shqiptare u bene armiq te betuar te shqiptareve te tjere.... dhe ndryshuan edhe faktet: myslimanet shqiptare qe i prene Ali Pashait koken e shpallen shehid, kurse vllehet me kauret qe i dhane Vasilliqine per nuse dhe i lepinin tajaren 24 ore ne dite, e shpallen Ali Pashain djall me brire.

Kemi 200 vjet qe i presim dhe i shurrosim koken njeri tjetrit, ngaqe sulltani e shpalli Ali Pashe Tepelenen munafik.


Jemi katandisur tani popull anadollak qe na e shkruajne historine sllavo-komunistet, ku midis budallalleqeve te tjera na kane mesuar sikur gjasme feja e shqiptarit na paska qene shqiptaria.

Po te ishte e vertete kjo do te ishim bere mbreteri qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes.

E vetmja e mire qe ka bere Islami ne Shqiperi eshte se shume sllave u shqiptarizuan (dmth. i kupton 200 metra larg qe jane race sllavi, me koka te medha serbe dhe me gjinj te fryre si bostane).

Per cdo gje tjeter Islami ka qene mortja me e madhe qe i ra Shqiperise, gjer diten kur erdhi mortja sllavo-komuniste. Qe kur erdhi sllavo-komunizmi, ca hoxhallare qe njecik me pare ishin mortje me vete, u kthyen ne martire dhe ne pishtare te rezistences. Per sa kohe tani vazhdojme te qeverisemi nga komunistet dhe bijte e tyre, imamet mbeten nje lloj rezistence dhe alternative ndaj imoralitetit bllokqen.

Kur te vije dita qe te vdese komunisti i fundit shqiptar dhe t'i shurrosin qente kaptinen, Islami do te behet serish mortja me e madhe e shqiptareve... kurse kauret as do te ekzistojne si fe per nja 1000 vite te tjera: kur njerezit te shpikin ndonje zot tjeter.
 
Last edited:
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
5,415
Pikët
113
Në Rodos na bëri një vizitë guvernatori i përgjithshëm i ishujve të Egjeut, valiu Abedin pashë Dino, një shqiptar nga Çamëria. Kisha dëgjuar fjalët më të mira për këtë burrë. Karakteri i tij, arsimi dhe mendësia e tij liberale joturke e vërtetuan këtë nam të mirë. Ishte diçka e habitshme! Të gjithë këta shqiptarë të shumtë me pozita të larta në administratën Osmane, dallonin kaq dukshëm nga kolegët e tyre turq, por megjithatë, ata askund nuk kishin qenë në gjendje t'i jepnin kësaj administrate drejtime të reja dhe impulse të kohës. Ishte kjo dobësi, oportunizëm apo frikë nga një Sulltan gjithnjë mosbesues? Për mendimin tim asnjëra nga këto. Sumica e tyre ishin thjesht teoricienë të ideve - kryesisht tejet konfuze - përparimtare, por, kur vinte puna e sendërrimit të tyre, ata dilnin jashtë bote; jo praktikë, egoistë, ata nuk dëshironin të sakrifikonin as grimcën më të vogël të qetësisë, interesave dhe sigurisë së tyre.

KUJTIME 1885 - 1925 / EQERM bej VLORA
Them se e ka gjetur qe n'at kohe: ne kafene, oda "burrash", pazare, e loje tavell, jemi te mbushur plot me ide e "shpikje". Kur mbaron kafja (1-2 ore), mbyllet oda e "burrave", pazari apo mbaron loja tavell, idete e shpikjet "avullojne. Pastaj riciklohen - deri aty.
 
Top