• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike


Nikolai Sennels na vjen serisht me nje intervist te drejperdrejte . Psikologu i dalluar danez ka punuar per shume vjet ne lagjen e te rinjve vandale te burgut te Sonderbro ne Kopenhagen , eshte autor i librit << Ndermjet krimineleve myslimane . Eksperienca e nje psikologu ne Kopenhagen >> , i publikuar me 2009 , ne te te cilin ai studjon lidhjen e kultures myslimane , ndaj inatit , ndaj shprehjes se emocioneve dhe ndaj islamit .


Hyrja ( introduksioni ) nga Nancy Kobrin , autore e Banaliteti i Terrorizmit : E verteta e plote mbi Psikologjine e Bombave Vetevrasese Islamike .

Heren e pare qe lexova diçka qe kishte te bente me punen e Nikolai Sennels mbi terapite qe ai kishte aplikuar me kriminele myslimane ne Danimarke , e dija se do te ishte nje ngjarje e shenuar ( eveniment ) .

Edhe une gjithashtu kam pasur rastin qe te zhvilloj intervista ndaj te burgosurve myslimane . Nuk behet fjale per marrje ne pyetje . Minneapolis mban diasporen me te madhe te myslimaneve somalez nga Mogadishoja dhe burgu eshte i mbipopulluar . Po mundohesha te vendosja nese do te doja te punoja per nje projekt kerkimor . Ne mungese te kohes dhe e ngarkuara me pergjegjesi te shumta pa folur per nje kercenim me vdekje pergjate nje nga intervistat , vendosa te mos shkoj me tutje .


Ashtu si Sennels , dola nga kjo eksperience ne menyre te ngjashme .
Duke perceptuar se ne Perendim , forcat e rendit dhe publiku i gjere , nuk kuptonte pse kishte aq shume kriminalitet ne popullsine myslimane dhe pse eshte problemi i te burgosurve qe konvertohen ne islam neper burgje dhe radikalizohen ne kontakt me te tjere myslimane kriminele gjate burgimit te tyre .


Islami eshte feja perfekte per tu furnizuar me justifikime ndaj atyre qe ndihen te sulmuar dhe per te mbajtur te gjalle fantazmen e viktimes se perjetshme .

Islami pretendon qe eshte <<superior>> ndaj kristianizmit pasi ishte i fundit qe merrte si prone te tij zbulesat e malit Sinai dhe te Testamentit te Ri . Cfare maskimi perfekt per te vjelle urrejtje .
Islami nxit ne urrejtjen ndaj çifuteve dhe ne Xhihad , ai i autorizon dhe i inkurajon .
Eshte perfekt per nje personalitet delikat qe ka nevoje te urreje dhe nevoje qe te kete nje armik . Ka miliarda njerez qe ndajne kete ndjenje dhe kete profil. Si fe e te shperfillurve , Islami eshte shume terheqes per masat . gje te cilen edhe Eric Hoffer , autor i Besimtar i Vertete , kishte vene re me 1951 . Nuk duhet te jemi te habitur qe te shohim se efektivet shkojne duke u shumuar . Nese dikush ka ndonje gje per tu ankuar , Islami do merret me problemin .


Sennels pershkruan me zotesi problemet esenciale qe bejne qe myslimanet nuk munden te integrohen ne kulturen perendimore . Ate qe ai nuk ai nuk thote , do e them tani . Ne jemi perballe me diçka qe nuk eshte fare paranoje . Sennels insiston mbi faktin qe Perendimi duhet te percaktoje kufinjte sepse ndryshe ata do t'ju vrasin .
Ky lloj terbimi eshte nje sjellje dashakeqe gati si tek vrasesit seriale . Ne duhet te arrijme te kuptojme vezhgimet politikisht jokorrekte te Sennelsit per te arritur qe te lidhim urat qe bashkon kriminalitetin e myslimaneve , megjithese nuk eshte e lehte .

Femijet e lumtur dhe te pershtatur mire , nuk behen bomba njerezore dhe as kriminele . Le te zgjedhim per te ditur se me çfare kemi te bejme ne vend qe te fshehim koken ne rere nga terrori . Le t'i bejme balle sfides ashti siç beri Sennels .
. Nese Suedezet do te kishin kurajo intelektuale , Nikolai Sennels , Danezi do te kishte marre çmimin e paqes qe u ngrit dhe tha se << Mbreti eshte lakuriq >> .



Nancy Kobrin eshte psikanaliste , ka nje specializim klinik ne traumatizma. Ajo filloi te studjonte autoret e sulmeve terroriste ne fillim te viteve 1980 , gjate sulmeve me kamione bomba ne Liban .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Konteksti

27 shkurt 2008 . Nje e merkure e ftohte dhe me ere ( per nje çiklist si une ) mora fryme thelle , mbajta mikrofonin dhe bera diçka qe ndryshoi jeten time . Perpara zyres se nenkryetarit te bashkise se Kopenhagenit per integrimin dhe sherbimet shoqerore ishin mbledhur shume gazetare , nje besimtar mysliman i grupit Outlandish te MTV , dhjetera imame dhe zedhenes myslimane dhe rreth 200 asistente sociale te origjines daneze apo myslimane . Fillova te them ate qe te gjithe e dinin por qe askush nuk donte apo nuk guxonte ta thoshte : qe do te thote ate çfare do te thote shprehja kriminel i huaj , ekstremist fetar apo ndihmes i terrorizmit dhe qe jane me origjine te shoqerive paralele kriminale ( ishte tema e konferences << Diversiteti dhe siguria ne qytet >> ) jane te gjithe myslimane . U shpjegova se duhet ndaluar se foluri per <<kriminele te huaj>> dhe te perdoret nje term me preçiz : << kriminele myslimane >> .
Si psikolog qe kam pasur te bej me me shume se 100 pacienta myslimane , u thashe qe
politikanet dhe asistentet sociale duhet te kuptojne kontekstin kulturor dhe religjioz te krimineleve te huaj . Te pakten nese duam te veme ne veprim plane me efikase dhe te profilizuara per te qetesuar shqetesimin shoqeror , levizjet fetare antidemokratike dhe forcat antishoqerore dhe te dhunshme qe levrojne te huajt .

U kritikova ashper nga te gjitha anet dhe askush nuk me mbeshteti!

Ashtu si per ushtaret ne front , ku pjesa me e madhe vriten gjate sulmit te pare , shume prej atyre qe kane dale kunder politikisht korrektes , kane pasur pasoja shoqerore dhe profesionale negative . Dhe une nuk bera perjashtim .
Pergjegjesi i sherbimeve shoqerore te bashkise ishte i qarte : ose ndaloja te perdorja shprehje goditese ( stigmatizuese ), ose te gjeja nje pune tjeter . Ne fakt tentoja t'i jepja fund denimit ( stigmatizimit ) te pretenduar ndaj te gjithe emigranteve jo myslimane duke e vene theksin vetem mbi grupin e vetem pergjegjes te gjithe problemeve . Por nuk mundesh te luftosh kunder bashkise . Gazetat tona me te lexuara dhe programet e informimit ne radio u moren me çeshtjen dhe kryetari i bashkise u kritikua ashper nga ekspertet mediatik te lirise se shprehjes dhe nga blogosfera daneze .
Pergjate nje muaj , nuk kaloi nje dite qe emrin im te mos citohej ne nje apo me shume gazeta , dhe ata qe luftojne per lirine e shprehjes u hodhen ne sulm .
Nuk isha me nje psikolog anonim . Emri im ishte i njohur nga te gjithe lexuesit e gazetave ne Danimarke dhe ishin veçanerisht bloget qe kritikonin Islamin ne internet qe me vune nen driten e prozhektoreve .

Ne vend qe te heshtja , vendosa qe te shkruaj nje liber mbi eksperiencen time me myslimanet , duke u bazuar tek qindra seanca terapie . Gjithe cirkun qe kishin bere perreth personit tim e kishte treguar tashme se ne çfare pike ishte e rendesishme per te thyer tabute qe u perkasin krimineleve myslimane .

Akoma me shume , kemi vertete nevoje per nje diskutim serioz mbi lidhjet ndermjet kultures myslimane dhe sjelljeve kriminele antishoqerore .

Arrita nje negociate per tu larguar me kater muaj pagese . Jam mbase Psikologu i pare ne Kopenhagen qe i kane ofruar 20 000 dollare per tu larguar nga puna vete . Mendoj se donin te me hiqnin qafe sa me shpejt qe te ishte e mundur .
Gjeta nje pune te mire si psikolog i ushtrise , per te ndihmuar ushtaret qe ktheheshin nga Afganistani . Fillova gjithashtu shkrimin e librit tim ku pershkruaj profilin psikologjik te kultures myslimane . Titullohet : Ndermjet krimineleve myslimane : eksperience e nje psikologu te bashkise se Kopenhagenit
(Among Criminal Muslims: A Psychologist’s Experiences from the Copenhagen Municipality, Free Press Society, 2009).

Pasi pashe ne terapi 150 te rinj myslimane dhe 100 daneze ( qe kishin si mesatare te njejten moshe dhe ishin te ardhur nga i njejti kontekst shoqeror si shoket e tyre myslimane ) , vura re se eksperiencat kulturore dhe fetare luanin nje rol qendror ne zhvillimin e tyre psikologjik dhe ne sjelljet e tyre kriminale .
Shprehja << kriminelet e huaj >> nuk eshte vetem nje term i pergjithshem dhe i paqarte por eshte edhe e padrejte per te huajt jo mysliman ne nje kendveshtrim te pergjithshem , ajo shprehje te genjen .

Eshte e rendesishme per te diskutuar per karakteristikat psikologjike te kultures myslimane . Ka ne Danimarke te huaj qe kane ardhur nga gjithe bota dhe duke u besuar statistikave zyrtare te Danmarks Statistiks , te gjithe grupet e emigranteve jomysliman kane nje kriminalitet me te ulet se sa Danezet autoktone . Edhe pas korrigjimit ne lidhje me nivelin shkollor dhe ekonomik , te gjithe grupet myslimane jane me kriminale se çdo grup tjeter etnik .
Ne burgun e te rinjve ku punoja , 7 te burgosur nga 10 ishin myslimane .

Libri ishte objekt i artikujve nga shume revista dhe gazeta dhe nisi debatet daneze mbi lidhjet e kontekstit kulturor dhe sjelljes kriminale . Revista daneze e psikologeve profesioniste shkroi :

….Ndermjet krimineleve myslimane eshte nje veper qe te ben te hapesh syte , provokuese , bindese dhe e informuar mire me shume shembuj konkrete .

Revista profesionale e mesuesve te adoleshenteve shkroi :

Refleksionet e Sennel dhe diskutimi kritik mbi perpjekjet tona ne drejtim te te rinjve kriminele , meritojne te njihen gjeresisht


Gazeta jone me e madhe kombetare Jyllands-Posten, ajo qe botoi karikaturat e Muhamedit , shkroi :

Ky liber eshte puna e nje pioneri qe perqendron vemendjen mbi pergjegjesine e individit dhe evokon impaktin e fese mbi perberjen e identitetit te nje te riu .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Inati

Ne kulturen myslimane , inati eshte i pare ne nje menyre shume te ndryshme dhe te kundert , ne shume aspekte , ne krahasim me menyren se si e shohim ne ketu , ne Perendim .

Ne kulturen perendimore , inati dhe kercenimi jane mbase menyra me e shpejte per tu turperuar . Ne nje diskutim , ai qe nxehet ka humbur automatikisht dhe imagjinoj se pjesa me e madhe e njerezve kane pare pershtypjen e turpit dhe te humbjes se statusit social si pasoje e nje shfaqjeje agresiviteti , ne pune apo ne shtepi qofte .
Ne kulturen myslimane , sjelljet agresive , dhe ne veçanti kercenimet , duket se jane te pranuara gjeresisht dhe biles te pritshme si menyre per te trajtuar konfliket dhe tensionet sociale .
Nese nje mysliman ( jo nje myslimane , se me shpesh pritet prej saj qe te jete e perulur dhe qe te mos tregoje pushtet ) nuk i pergjigjet ofendimit apo tensionit shoqeror me kercenime , ai eshte i cilesuar si i dobet , si dikush mbi te cilin nuk mund te kemi besim , dhe ai turperohet .
Ne syte e pjeses me te madhe te Perendimoreve , sjelljet kercenuese te perdorura per te treguar kundershtimin shihen si te papjekura dhe feminore .Sipas nje proverbi danez , << vetem qente e vegjel lehin , te medhenjte nuk kane nevoje >> . Ky proverb eshte i rrenjosur thelle ne psikologjine tone kulturore , eshte nje nga principet baze te nje sjelljeje shoqerore te qyteteruar .

Per ne , agresiviteti eshte nje shenje treguese e dobesise . Eshte shenja qe humb kontrollin , nuk kontrollohet , ai person nuk eshte ne gjendje qe te trajtoje situaten . Ne perceptojme kapacitetin e njerezve per te qendruar te qete si diçka qe do te thote besim ne vete dhe lejon qe te zhvilloje nje dialog konstruktiv .
Njohja e fakteve , perdorja e llogjikes dhe kapaciteti per te prezantuar argumenta te vlefshem perceptohen si shenja te forces .
Kercenimi terrorist dhe reagimi i dhunshem i myslimaneve per çeshtjen e karikaturave daneze te Muhamedit , tregojne profetin e tyre si nje njeri qe eshte gati te perdore dhunen per te perhapur mesazhin e tij , dhe kjo na ve buzen ne gaz . Reagimi agresiv i myslimaneve ndaj nje vizatimi qe tregon profetin e tyre si agresiv konfirmon te verteten absolute te konstatimit te nxjerre nga Kurt Westergaard ne vizatim e tij .

Qasja [ jone ] paqesore perceptohet nga myslimanet si shprehja e nje dobesie dhe te nje mungese kurajoje .


Ky ndryshim kulturor eshte jashtezakonisht i rendesishem kur kemi te bejme me regjime apo organizata islamike . Menyra jone per te trajtuar mosmarreveshjet politike kalon nepermjet dialogut diplomatik dhe u ben thirrje udheheqesve mysliman qe te perdorin dhembshuri , kompromis dhe mirkuptim .
Kjo qasje , apo avitje paqesore eshte e kuptuar nga myslimanet si shprehja e nje dobesie dhe mungesa e kurajos dhe keshtu qe te evitosh rrezikun e nje perplasje te vertete kuptohet si nje dobesi , ne kulturen myslimane , per ata eshte nje ftese per abuzim .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Qendra e kontrollit


Ka nje ndryshim te madh ndermjet njerezve te kultures perendimore dhe myslimane : qendra e tyre e kontrollit . Qendra e kontrollit eshte nje shprehje e psikologjise qe pershkruan nese njerezit kane pershtypjen se jeta e tyre eshte kryesisht nen influencen e faktoreve te jashtem apo te brendshem .
Nga kendveshtrimi psikologjik , eshte e qarte qe Perendimi ka ndjesine se jeta e tyre eshte kryesisht nen influencen e forcave te brendshme : ne vete . Kjo perkthehet ne kendveshtrimin tone , menyra jone se si i perballojme emocionet , menyrat se si mendojme ne , lidhjet tona me te afermit , motivimet tona , ekzagjerimet tone dhe menyra jone e komunikimit . Jane faktoret e brendshem qe udheheqin jeten tone dhe percaktojne nese ne ndihemi mire dhe nese kemi besim ne vete apo jo .
Te gjitha bibliotekat ne Perendim kane shume metra rafte plot me libra mbi menyrat per te ndihmuar veten tone . Te gjitha kioskat afishojne me dhjetra revista per meshkuj e femra qe na thone se si te ndertojme nje jete me te lumtur dhe me te realizuar . Regjistrat tane telefonike kane kolona te tera me adresa psikologesh , trajnuesish dhe terapistesh .
E gjithe synon qe te na ndihmoje qe te ndertojme jeten qe ne duam . Disa do te thone qe e gjithe kjo eshte e tepert dhe qe do te ishte me mire te thjeshtezonim gjerat qe jane te dobishme per veten dhe per te tjeret , ketu dhe tani ; por e tille eshte kultura jone .

E gjitha kjo nuk ekziston ne kulturen myslimane dhe ne vendet myslimane . Pak psikiatri dhe psikologji qe mesohet eshte ne nje numer teper te vogel te universiteve te botes myslimane dhe , importohet nga Perendimi . Mesimi i ketyre subjekteve eshte i perhapur ne pjesen me te madhe nga profesore qe jane formuar ne universitete perendimore dhe e gjithe kjo nuk ka asnje rrenje ne kulturen myslimane .
[Myslimanet] Kane rregulla te jashtme strikte , tradita dhe ligje qe percaktojne sjelljen njerezore . Ata kane nje zot qe vendos per rrjedhen e jetes se tyre .
« Inch’Allah » vjen menjehere pas çdo deklarate mbi planet e se ardhmes : nese zoti do .
Ata kane fetare te pushtetshem qe fiksojne çdo te premte orientimin e komunitetit te tyre . Keta fetare thone se çfare duhet menduar ne politike , si duhen rritur femijet e tu dhe menyra si dhe pse te integrohesh ose jo , ne shoqerite perendimore .
Qendra e kontrollit eshte nje element esencial i menyres se si ne i kuptojme problemet dhe zgjidhjen e tyre . Kur ne rritemi ne nje kulture ku mesojme se << une jam zoti i fatit tim : jam kapiteni i shpirtit tim >> , siç shkruante William Ernest Henley ne poemen e tij Invictus me 1875 , shikojme brenda vetes ne raste problemesh dhe pyesim veten : << ku bera nje gabim ? >> dhe << çfare mund te bej qe te ndryshoj situaten ? >>

Njerezve qe u jane mesuar gjithe jetes se rregullat e jashtme dhe traditat jane me te rendesishme se sa liria individuale dhe vetedija , pyesin : << Kush ma beri kete ? >> dhe << Kush mund te beje ndonje gje per mua ? >>
Qendra e kontrollit pra eshte nje element teper i rendesishem i menyres qe njeriu kupton lirine dhe pergjegjesine .
Megjithese shoqerite tona te kultures se krishtere japin ne disa raste shume rendesi ndjesise se fajesise , ato forcojne tek njerezit nocionin se ata jane te afte te marrin persiper jeten e tyre dhe ta ndryshojne .

Ne shoqerite e ndertuara mbi influencen e Islamit dhe te Kuranit , ka padyshim me pak ndenja faji dhe njerezit pra jane me te lire te kerkojne qe ambjenti , rrethina e njerezve te tjere , t’i pershtatet deshirave dhe pelqimeve te tyre . Mund te behet fjale per shembull per detyrimin qe te mbash veshje islamike gje qe mund te sjelli qe te kerkohet me shume akoma islamizim ne shoqerite tona perendimore , por eshte edhe nje burim i fuqishem i pozicioneve prej viktime , gje qe sjell kerkesa pa fund tek shoqeria qe i rrethon .
Ne menyre shume konkrete , kjo tendence kulturore tregohet ne terapite , ne nje forme te mungeses se pendimeve . Pergjigjia klasike e myslimaneve te dhunshem ishte gjithmone : << … ishte faji i tij qe e qellova . Ai me provokoi >>. Keto shfajesime tregojne se njerezit i jetojne reagimet e tyre si te ardhura nga faktore te jashtem dhe jo nga emocionet e tyre , nga motivimet e tyre dhe nga vullneti i tyre i lire .

Kur marrim nje ofendim , mund t’i moderojme ndjenjat tona duke bere nje kontroll te koshiences , por kjo menyre e te menduarit nuk eshte e shpeshte tek myslimanet aq sa tek Perendimoret .

Mjafton nje njeri per te gjakosur fytyren e nje njeriu tjeter : mjafton ai qe qellon .

Mjafton gjithashtu per nje njeri per tu ndjere i ofenduar .

Te qellohesh dhe te ofendohesh jane dy fakte shoqerore krejtesisht te ndryshme .
E dyta varet vetem prej vetes , ndersa e para varet vetem prej kushteve te jashtme .

Fatkeqesisht , kjo diference nuk merret ne konsiderate ne kulturen myslimane dhe mesa duket as nga njerezit qe aprovojne fjalimet qe ushqejne urrejtjen , racizmin dhe shpifjen .

Diferenca e mentalitetit eshte e vertetuar qartesisht nga nje proverb i vjeter indian:

Mund te shetisim kudo butesisht duke veshur nje pale kepuce , ose duke kerkuar qe e gjithe Bota te vishet me lekure te bute .

Eshte nje çeshtje e qendres se kontrollit .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Mendimi ndaj vetes dhe pasojat


Vura re tek myslimanet kete diference shoqerore qe kishte te bente me qendren e kontrollit . Eshte burimi i deshtimeve te panumerta te projekte shoqerore dhe te integrimit . Plus mbeshtetjes se konsiderueshme qe jepet nga sistemet tona te ndihmes shoqerore , shtetet tona i propozojne te rinjve kriminele myslimane nje game te gjere mundesish argetimi dhe keshillash , me shpresen se mirenjohja dhe besimi qe sjell normalisht nje zemergjeresi e tille , do te krijojne nje marredhenie te mire , do te lejojne respektin dhe do t’i shtyjne ata drejt vullnetit te bashkepunimit . Por kur programi i evenimenteve shoqerore dhe te takimeve me punetore te durueshem social mbarojne dhe kur kerkojme nje sjellje te matur , ai << respekti i ndersjellte >> avullon shume shpesh .

Perendimoret kane pershtypjen se jane « normat tona » qe percaktojne pasojat tek njerezit . Ne na pelqen te mendojme se , nese ata do te perfitojne keshilla dhe nese u ofrojme nje mundesi te dyte , pjesa me e madhe e njerezve do te perfitojne nga keto keshilla dhe do te dine te kapin mundesine e tyre per tu permirsuar . Ne kemi frike te caktojme kufinj strikt sepse ne nuk duam qe njerezit te ndjehen te denuar , megjithese motivacioni yne eshte qe mos te leme njerezit te shkaterrojne jeten e tyre dhe ate te te tjereve .

Ajo çfare na duhet te kuptojme , eshte qe ne duhet te kemi botekuptimin e hapur per te menduar jashte katroreve tane kulturore . Do te doja te citoja filozofin tone danez , , Søren Kierkegaard .Ne librin e tij Either / Or : Fragment of Life ai shkruan :
« Nese duam vertete te ndihmojme dike , duhet nisur per ta gjetur se ku eshte . Eshte sekreti i artit te te ndihmuarit . Ai qe nuk di ta beje kete , eshte nje arrogant ».

Politikanet evropian , australian dhe amerikano-verior kane shpenzuar me mijera miliarda euro dhe dollar per te evituar ate qe eshte dukshem e paevitueshme : deshtimin e integrimit te myslimaneve .Kemi harxhuar para ne oferta vullnetare qe te huajt tane mund t’I perdorin nese duan . Ata provojne ndonjehere , por eshte shume e rralle qe te funksionoje . Ajo çfare duhet te kuptojme , eshte se ne kemi te bejme me njerez qe jane rritur ne nje kulture ku qendra e kontrollit eshte e jashtme . Autokritika dhe pergjegjesia personale kane shume me pak rendesi per ta .

Gjate viteve te mia te aktivitetit si punonjes social , e me pas si psikolog qe merresha me njerez antisocial , kuptova se e vetmja menyre e arsyeshme per te perparuar eshte nje proçes ne tre etapa .
- Te japesh ndihme dhe keshilla . Nese kjo nuk funksionon , atehere ,
- Te vendosesh kufinj dhe limite . Nese kjo nuk mjafton , atehere te kalosh tek
- Pasojat .

Kjo çfare them ketu mund te ngjaje me shume politike se sa psikologjike . Megjithate , eshte e gjithe eksperienca ime e gjate e terapive me myslimane qe me ka sjelle tek ky pohim : Ne nuk duhet te lejojme shkaterrimin e qyteteve tona nga shoqeri paralele pa ligje dhe bandave te tyre me kriminele myslimane qe mbingarkojne sistemin tone te ndihmes sociale si dhe nuk duhet te lejojme qe te rritet frika e cila eshte e justifikueshme nga jomyslimanet perpara dhunes .
Pasojat duhet te ishin mjaftueshem strikte qe çdo mysliman antishoqeror te preferonte te kthehej ne vendin e tij mysliman , ku ai te mundej te kuptonte dhe te kuptohej nga kultura e vet .


Gabimi yne , eshte qe ne nisim duke qene shume liberal , duke lejuar gjithçka dhe me kalimin e kohes kur te rinjte antishoqeror bejne gabime , ne vetem sa ua kufizojme ngadale lirine e tyre . Pergjate kesaj kohe , shume shpesh , keta te rinj arrijne qe ta shkaterrojne jeten e tyre me zakone te keqija , me shoke te keqinj dhe dosje penale te keqija .
Sipas eksperiences time dhe asaj te shume kolegeve , e vetmja zgjidhje funksionale eshte qe duke qene me te ashper qe ne fillim dhe me kalimin e kohes kur personalitetet e veshtira te tregojne se jane te afta per me shume liri , mund tu ofrohen me shume mundesi .
Kjo menyre e te filluarit duke qene me strikt eshte ne fakt shume e zakonshme ne menyren tone per te rritur femijet . Ne fillojme me kerkesa strikte ne çeshtjen e shkolles , te detyrave te shtepise , te sjelljes se mire . Me pas kur femija rritet dhe piqet , prinderit e tij i lene me shume liri . Ne moshen 21 , ne vleresojme se ai ka mesuar mjaftueshem qe te dije te jetoje jeten e tij dhe ai eshte i lire te zgjedhe edukimin e tij , partnerin , fene apo menyren e te jetuarit qe do .
Ne kulturen myslimane , eshte ndryshe , sidomos per djemte . Femijet kane shume liri ne fillim te jetes se tyre dhe me kalimin e kohes qe rriten , duket se struktura familjare mbahet nga kufizime kulturore dhe fetare sa vjen e me te shumta . Kur ai arrin 20 vjeç , prinderit e tij shpesh kane zgjedhur gruan e tij te ardhshme apo anasjelltas burrin . Zgjedhjet e tjera , gjithashtu jane me pak te lira : pritja , pershembull , qe te marre nje status te larte nga shkollimi apo puna ne dyqanin e familjes ; mbeshtetja per reputacionin familjar me ane te pjesmarrjes ne lutjet e se premtes ne xhamine lokale .

« Piramida e edukimit » eshte e permbysur ne Perendim : me pak liri ne fillim , me shume pergjegjesi kur rritemi .
Ne kulturen myslimane , piramida qendron mbi baze : pak kerkesa kur ka nje sjellje te qyteteruar per kalamanin e vogel dhe me pak liri kur ai rritet e behet me i afte per te mbajtur familjen dhe fene e tij .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Identiteti mysliman


Sipas eksperiences time me 150 myslimane qe kam pasur ne terapi , vetem pak prej tyre ndjehen danez . Pjesa me e madhe ndjehej somalez , turk , pakistanez dhe irakian qe jetonin tashme ne Danimarke . Praktikisht asnje prej tyre nuk e konsideronte veten si pjese perberese e shoqerise daneze . Ata ndjeheshin te huaj dhe kundershtues ndaj danezeve dhe shoqerise daneze . Ata nuk ndiheshin ne shtepine e tyre .
Kjo ishte per mua vertete shokuese . Shume prej pacienteve te mi myslimane ishin imigrante te brezit te gjenerates se dyte apo te trete , por megjithate ata nuk ndjeheshin daneze . Ne fakt , dukej se shume prej tyre ishin akoma me shume fetare dhe urrejtes ndaj jomyslimaneve se sa prinderit e tyre te gjenerates se pare . Ishte e qarte per mua qe ata e konsideronin veten si shume te ndryshem dhe biles akoma me te mire se sa jomyslimanet .
Te rinjte daneze qe tregonin interes per islamin , shiheshin menjehere me sy te mire , edhe nga myslimane jo praktikant . Ishte po ashtu e njejta gje edhe nga myslimanet fondamentaliste . Rrethi i pushtetit gjendet gjithmone perreth myslimaneve me fanatike . Ndermjet myslimaneve , me populloret ishin islamistet e vertete , Portreti I pergjithshem i ketyre personazheve ishte ai i nje njeriu qe mban nje mjekerr me kujdes n me size elegante. Ai kanje sjellje arrogante , sjellje dhe veshje te rafinuara dhe ne shtratin e tij gjejme nje Kuran dhe CD te leximit te Kuranit . Ne menyre tipike , keta njerez mesojne nje grusht me teori konspiracioni «qe provojne» se Perendimi , dhe veçanerisht Shtetet e Bashkuara dhe ca miliona çifute te lene ne kete Toke , jane shkaku i te gjitha problemeve te botes myslimane .
Nuk kam mbajtur asnje statistike te asnje lloji , por eksperienca ime reflekton qartesisht shume projekte kerkimi mbi identitetin mysliman ne Evrope . Nje hetim francez i gazetes Figaro tregoi se vetem 14% te 5 milione njerezve qe mendohet se jane te popullsise myslimane te vendit , ndjehen « me shume franceze se sa myslimane ».
Kerkime te ndjekura nga ministria e brendshme gjermane tregojne se vetem 12% te myslimaneve qe jetojne ne Gjermani konsiderohen me shume gjermane se sa myslimane . Nje ankete e publikuar nga organizata promyslimane dhe prodemokratike Democratic Muslims , e zhvilluar nga parlamentari danez mysliman Naser Khader tregoi se vetem 14% e myslimaneve qe jetojne ne Danimarke identifikohen si « demokrate dhe daneze ».
Eshte e qarte se fakti qe te jesh nje mysliman kalon perpara çdo identiteti kombetar . Samuel P. Huntington – autor i librit Perplasja e qyteterimeve - ka pershkruar nje model ne forme « U ». Konstatimet e mia jane shume te aferta me ato te Huntingtonit . Majat e dy « kullave » te formes « U » jane vendet ku myslimanet ndjehen
« se i perkasin Umas » ( komuniteti mysliman boteror ) dhe qe
« i perkasin tribuse » ( ngjashmeria ndermjet myslimaneve ne te njejtin rajon gjeografik ) .
Ne pjesen e poshteme te « U » gjendet identiteti kombetar .
Per Perendimoret , eshte e kunderta , « U » jone eshte permbys . Ndjenja jone e detyres ndaj vendit ku jetojme eshte me e forte se sa feja jone apo grupi jone .
Nese integrimi kufizohet te mesosh gjuhen dhe te gjesh nje pune , ai integrim nuk ka asgje te veshtire . Por nese ai integrim do te thote qe gjithashtu te marresh zakonet psikologjike qe te respektosh jomyslimanet , kjo eshte thjesht e pamundur per shumicen e myslimaneve . Ata ndjehen si te ndare , kerkojne gjithmone te jetojne bashke ne menyre qe te krijojne shoqerite e tyre paralele myslimane / islamike , ndjehen te ndryshem dhe kane me pak respekt per jomyslimanet . Integrimi i vertete nuk kerkon patjeter qe ata te konvertohen ne menyre fetare , por per myslimanet integrimi supozon me siguri nje konvertim kulturor te vendit ku kerkojne azil .
Eshte e dukshme qarte se shume pak myslimane e kane vullnetin , lirine shoqerore dhe forcen e mjaftueshme te karakterit per tu perballur me nje proces te veshtire nga ana psikologjike si integrimi .


Atehere , kjo eshte pyetja : integrimi i myslimaneve a do te ndodhe , ne menyre te kenaqshme , deri ne shkallen e nevojshme ? Nese mendoni se po , ne çfare e bazoni opinionin tuaj ? Nese jo , cilat do te jene sipas jush pasojat ?
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Nderi i myslimaneve


Nderi eshte nje nocion kryesor i kultures myslimane . Shume gazeta kane pesuar terbimin e nje mase islamikesh kur ato kane publikuar dhe ripublikuar karikaturat daneze te Muhamedit .

Madje vune re se myslimanet ndihen te ofenduar shume lehte .
Cfare lloj nderi ka nevoje te mbrohet me kercenime terrori dhe boikote ? A behet fjale vertete per nder ? Mbase po , nese shikojme nga kendveshtrimi i nje kulture te bazuar mbi nje liber te shkruar 1400 vjet me pare . Po nga kendveshtrimi i psikologjise moderne , sigurisht qe nuk eshte ashtu .

Nga kendveshtrimi yne , kjo sjellje eshte me afer turperimit .
Te ndihesh pak i sigurte ne vete dhe te reagosh me agresivitet ne raste kritike eshte rezultat i nje vleresimi shume te ulet ndaj vetes . Fatkeqesisht , kultura myslimane u thote njerezve te saj qe kritika duhet te merret krejtesisht per vete dhe qe duhet reaguar ne menyre feminore .

Nje besim i vertete ne vete do t’i lejonte individit qe te mendonte ose te thoshte : « Dakort . Ju keni opinionin duaj mbi mua ose mbi fene time . Une kam nje tjeter , e meqenese kam besim tek vetja , nuk do t’ju lejoj qe te me mjegulloni vizionin tim ndaj vetes apo te vlerave te mia esenciale ».Te njohesh forcat e tua dhe dobesite dhe t’I pranosh ato eshte ne qender te besimit ne vete .

Nese keni kaluar kohe ne nje komunitet mysliman , ju do ta jetoni kete shume qarte . Do te jeni tere kohes duke u munduar qe te mos ofendoni askend por nga ana tjeter do t’I trajtonit te gjithe sit e ishin veze te prishura . Shakate , ironite dhe sidomos te vesh ne loje veten apo kulturen tende , nuk ekziston fare .

Kjo krijon nje atmosfere shoqerore siperfaqesore ku dalin kudo hierarke fetare tinezar sepse askush nuk guxon , pershembull t’I denoncoje dobesite e njerezve kalamaj apo te tallet me te fuqishmit .

Nje perralle e vjeter flet per nje fjale te vogel qe thote se mbreti eshte lakuriq : « Ai nuk ka rroba! », duke e vene ne siklet mbretin krenar qe mban veshjet magjike imagjinare dhe qe shihen vetem nga « poulli i mire » ( ne fakt , mbreti ishte vertete lakuriq , sepse rrobaqepesi e kishte mashtruar ! ).
Nje histori e tille nuk do te ishte mundur te shkruhej kurre ne nje kulture myslimane .

Shume myslimane te rinj behen agresore . Nuk eshte vetem prej faktit se kultura myslimane e pranon agresionin , por gjithashtu per faktin se kuptimi i nderit mysliman i transformon ne njerez delikate dhe te pasigurte ne vetvete . Ne vend qe te jene praktik e qe te tregojne humor , ata kthehen ne te ngurte dhe marrin personalitet narçizi , delikat si prej xhami .

Per fat te keq , pjesa me e madhe e gazetareve te medias perdorin termin « nder » kur pershkruajne raste te dhunes ku agresori shfajesohet duke thene se nderi i tij u njollos .

Nocioni i nderit eshte pjese e rregullave shoqerore te cultures myslimane , dhuna duket e justifikuar kur ky nder preket .

Kjo shkon deri sa te godase femrat qe kerkojne te drejtat njerezore aq elementare sa te zgjedhin vete partnerin e tyre .

Duke perdorur fjalen nder ne te njejten menyre si agresor , mediat pershtatin automatikisht vizionin e dhunuesit qe jep shfajesime narçizike dhe psikopatike per trajtimin e keq qe u ka shkaktuar te tjereve .

Duhet perkundrazi te mbeshtetemi te kultura jone perendimore per te pershkruar keto lloj krimesh .

Terma si « ekzekutim familjar », « xhelozi kalamani », « maniak i kontrollit » ose « i pasigurte ne vete » do te ishin shume me afer kendveshtrimit tone kulturor ndaj ketyre sjelljeve .
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Shum interesant..

daniel ky material eshte nje kendveshtrim psikologjik i autorit Nikolai Sennels..... mbi jeten, kulturen si dhe menyren se si e konceptojne integrimin ne vendet perendimore muslimanet.

Shoh qe ka pak mendime raciste , megjithate keto ndodhin kudo **si ne rastin konkret ne France ne lidhje me Romet etj, etj apo martesat mes grave myslimane me meshkuj evropiane ..e ku di me cte them ..megjithate do shtoja qe nese ka sensibilitet dhe mund te ket dhe integrim!
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

megjithate do shtoja qe nese ka sensibilitet dhe mund te ket dhe integrim!
Si mund të gjehet sensibiliteti me njerëz të cilët jetojn akoma sikur janë 1400 vjet përpara?

P.s Mund të civilizosh një Abrogjen në thellësit e maleve Australiane? Aq e pamundur është dhe sensibiliteti në mendjen e fetarëve fanatik të ardhur nga Lindja e Mesme ;)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Si mund të gjehet sensibiliteti me njerëz të cilët jetojn akoma sikur janë 1400 vjet përpara?

P.s Mund të civilizosh një Abrogjen në thellësit e maleve Australiane? Aq e pamundur është dhe sensibiliteti në mendjen e fetarëve fanatik të ardhur nga Lindja e Mesme ;)

Madness ku mund te ket integrim ? cdo gje ndryshon nese ka mirkuptim dhe vullnet ..po ti thua ti pra ,, te ecin me kete hap? te ket exstremizem acarime te vazhdueshme ...apo ti evitosh keto sa me pak t"jet e mundur,, s'po them se mund te ndodhi kjo me 1,2, apo 3persona po flas ne pergjithsi ?!;)
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Madness ku mund te ket integrim ? cdo gje ndryshon nese ka mirkuptim dhe vullnet ..po ti thua ti pra ,, te ecin me kete hap? te ket exstremizem acarime te vazhdueshme ...apo ti evitosh keto sa me pak t"jet e mundur,, s'po them se mund te ndodhi kjo me 1,2, apo 3persona po flas ne pergjithsi ?!;)
E kupton se ç'do të thot asimilim? Nuk asimilohen devet e Arabis, hiqe nga mëndja këtë. Gjithmon do jen të papërshtatshëm kudo që shkojn larg Lindjes. Nuk ekziston vullneti tek ata njerëz, vullneti ekziston tek ata njerëz që fen e mbajn për vete, dhe jo të hidhen lart e posht kur cënohet diçka që i përket gjithësisë. Muslimanët që jan nën ligjin e Sheriatit, kan për borxh të bëjn kurban dhe fëmijën e tyre, mos shko më larg dhe pretendon në integrim shoqëror. Për ta bota rrotullohet vetëm në sinkronin e librit fetar, dhe asgjëje tjetër...
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,236
Pikët
113
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Muslimanët që jan nën ligjin e Sheriatit
Per aq kohe sa feja do perzihet me politiken, kete vorbull do te kemi.
Nje bised me nje iranin .
E pyeta se si e ndjen veten ne perendim ?
Perendimi ka ligje qe mbrojne lirin dhe pavarsin time. Une jetoi si nje myslyman ne perendim , ndjek ritualet (faljen, festat etj ) .Dhe kjo e drejt me mbrohet dhe nuk me cenohet nga ligji .
Ligjet e kuranit ketu nuk njihen, ngel dicka private .

Brezat qe lindin ne perendim arrijne te arsimilohen, se i jetoin te dy botet .
Dhe zgjedhin .
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

engel na kurseve germat lol

Madness harrove ti xhan i jena rrit ne? te pafe ,, po ama nje Zot na ka krijuar dhe Zoti sthote hyji budallikut dhe ekstremiteteve dhe ketu doja me dal dhe me pare..
 

Dreamer

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Muslimanët që jan nën ligjin e Sheriatit, kan për borxh të bëjn kurban dhe fëmijën e tyre, mos shko më larg dhe pretendon në integrim shoqëror. Për ta bota rrotullohet vetëm në sinkronin e librit fetar, dhe asgjëje tjetër...
Mund të na e sqarosh këtë, e ke lexuar diku apo e fute ashtu kot?
 

Dreamer

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Ligjet e kuranit ketu nuk njihen, ngel dicka private .

Brezat qe lindin ne perendim arrijne te arsimilohen, se i jetoin te dy botet .
Dhe zgjedhin .
Tek muslimanët ndodhi e kundërta për dallim nga ajo që ndodhi tek të krishterët.
Kur të krishterët hoqën dorë nga Bibla ata përparuan në çdo sferë të jetës së tyre, kurse kur muslimanët hoqën dorë nga Kur'ani u ndodhi dekadenca nga e cila nuk do të shohin dritë derisa nuk u kthehen përsëri Ligjeve që ti i përmend
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Danielo mos gabo me shkruajtur dicka kunder muslimane Shqiptare se edhe une jam,OK vellezer jemi hahahahahaahahahah
Pershendetje Danielo
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
eshte per te qare me lot kur shef çfar injorance e sa vend ka injoranca ne boten ku jetojme
sdo shume inteligjence te kuptosh çfare jane fete dhe kujt i sherbejne
por si gjithmone mjer ai qe lind qorr e qe vdes qorr
jo kushdo e ka fatin ne kete jete te lindi qorr e ti hapen syte nji dite
veçanerisht shqiptaret karakterizohen nga qorrlliku sepse akoma nuk arrijne ta kuptojne qe allahu eshte nji cop atavizmi arabo-musliman i lene peng e qe akoma mban peng pinjollet e ilireve qe asnjihere skan pasur zot te quajtur allah e jezus e shen meria me shoqe por i kane besuar diellit
por si gjithmone kur debatohet per fene del qarte dhe aftesia e çdokujt per te qene sadopak shqiptar e mesa shof shqiptare ka shum pak
te pranosh qe zoti yt eshte allahu ne gjuhe gabelsh e qe selam alekum eshte pershendetje çdo gje mund te jesh por jo shqiptar
"QE TE DISH SE KUSH JE DUHET TE DISHE SE NGA VJEN" kjo vlen per te gjitha ata fetaret e pjerdhur duke permbledhur çdo fe ketu
nese shume shqiptare do e njifnin sadopak historine e tyre dhe prejardhjen do e kuptonin qe skane asnji lidhje me allahun e krishtin
prandaj me mire ju bie te kthehen nga DIELLI atje ku faleshin iliret
 

Dreamer

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

-bla-

Një mizë në batak të urinës së gomarit, mbi një fije kashte, e kishte paramenduar veten se është kapiten i anijes dhe filloi të ngritë kokë.
Thoshte: Unë kam lexuar mbi detet dhe anijet dhe kam menduar mjaft mbi këto. Ja, pra, ky është deti, kurse kjo është anija, e unë sikapiten me përvojë dhe i mençur.
Në këtë mënyrë miza i grah kësaj fije kashte nëpër batakun e urinës si në det. Ajo fije e kashtës së vogël, në sytë e saj duket e madhe pa të sosur. Ajo fije e kashtës së vogël në krahasim me mizën ka qenë shumë e madhe, pa kufi. Ku është syri që do ta shoh këtë të drejtë.
Bota e saj është aq e madhe sa i shohin sytë mizës. Syri i saj aq mund të përfshijë, saqë bataku për të është det.

-nani-

P.S. Nuk marr përgjegjësi për askënd që eventualisht mund ta identifikoj veten me mizën
 

Dreamer

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: Re: Myslimanet dhe Perendimi : ndryshimet psikologjike dhe integrimi

Dreamer si shkrim mize qe ke ber veç era urine i vjeka :)
Eh baftjar, nuk mund të përmbahesha të mos shkruaj kur i lexova disa këtu që bëjnë surfing
 
Top