• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vitet e fundit, duke bërë që katastrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2011 të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.

Si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë më 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Në fakt, nën efektin e gravitacionit të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 mijë deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Pas dy ditësh, Hëna do të duket saktësisht 14 për qind më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

Sipas një teorie të pashpjegueshme të besuar nga disa njerëz, në vitet kur Hëna i afrohet më shumë planetit tonë, ndodhin vazhdimisht katastrofa.

Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të vitit 2011 kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.

Në janar, Australia u njoh me përmbytjet më të mëdha në histori. Në shkurt, qyteti i Zelandës së Re Christchurch u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet dhe cunami rrënuan bregun verilindor të Japonisë, duke kanosur edhe me një katastrofë bërthamore.

ora news
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,731
Pikët
113
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Mendon qe me 19 mars mund te ndodhi dicka e frikshme apo thjesht per syrin ?
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Ka zera qe thone se afrimi i Henes mund te kete efekte negative per shkak te forces gravitacionale te saj...por nuk mungojne edhe parashikimet e ndryshme te bazuara ne fenomene te tjera qe kane ndodhur koheve te fundit.
Njeri prej tyre eshte edhe gjeologu i njohur amerikan Jim Barkland.
Sipas tij ngordhjet e peshqive dhe te shpendeve qe po ndodhin kohen e fundit, poashtu edhe afrimi i Henes...jane paralajmerime per nje katastrofe te mundshme natyrore, perkatesisht termet.
Parashikimin e tij i bazon edhe te disa fenomene te ngjajshme qe kishin ndodhur ne qytetin Haicheng te Kines ne vitin 1975, pak para se te ndodhte nje termet me magnitude 7.3 shkalle.

Ndersa NASA, afrimin e Henes, apo siq e quajne tashme 'Superhena', perveq informates se ajo do te duket me e madhe se zakonisht per 12% dhe faktit se do te ndriqoje per rreth 30% me shume se neteve te zakonshme...do te ndikoj edhe ne rritjen e nivelit te ujerave per disa cm (perafersisht 15 cm).
Sipas tyre kjo nuk perben kurrfar shqetesimi.

Afrimi i Henes ne mars te vitit 1983 si dhe ai i dhjetorit 2008 kishte kaluar pa ndonje incident.

Nese kerkohet mendimi im, une me shume kam besim te NASA.

p.s. Mos e humbisni kete rast. Superhena e ardheshme do te ndodhe me 14.11.2016.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Këtu ku banoj unë tani është errësirë dhe qielli është plotësisht i mbuluar me re, po çuditërisht është shumë i ndriçuar.

Nuk e kam parë ndonjëherë kështu dhe ndoshta ka lidhje me këtë që thuhet në temë.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,731
Pikët
113
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Ketej nga une eshte erresire asnje gje nuk duket :(

Besoj se nuk do degjoim ndonje lajm te keq.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Këtu ku banoj unë tani është errësirë dhe qielli është plotësisht i mbuluar me re, po çuditërisht është shumë i ndriçuar
Ashtu eshte edhe tek une. Ka shume re dhe qielli eshte me i ndritshem se zakonisht.
Sipas kohes Europiane, Hena do te jete me sa afermi me planetin tone saktesisht ne oren 07:10 min.

Besoj se nuk do degjoim ndonje lajm te keq.
Nuk shoh ndonje arsye per shqetesim.
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Edhe pse ketu ku jetoj une nuk pashe ndonje ndryshim te madh, ne vende te tjera paska qene ndryshe.



Shtepia e Bardhe, Washington, USA:



Berlin, Gjermani:



Pakistan:



Ne lindje te Londres:



Nqs keni bere ndonje foto te henes naten e kaluar, ju ftoj t'i vendosni ketu.
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Hëna dje ishte e mrekullueshme!!! Ishte e plotë dhe shumë ndriçuese. Kopështi im dukej si të ishte i ndriçuar nga projektorë stadiumesh :D

Mendoj se do ketë qënë disi zhgënjyese për konspiracionistët fakti që ky afrim ndodhi kaq qetë:p
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Lum si ti. Ne ketej nga ana ime as hena nuk na dashka. lol

Bere ndonje foto?
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Në 19 mars, Hëna i afrohet më së shumti Tokës

Edhe pse ketu ku jetoj une nuk pashe ndonje ndryshim te madh, ne vende te tjera paska qene ndryshe.
Esther, ke thene thjesht te verteten, sado qe eshte shume e merzitshme ne kete rast.

A eshte dukur vertet Hena me e madhe? Po ka qene, por sa me e madhe dhe kush na e paska dalluar ndryshimin me sy te lire (apo dhe me aparate fotografike nese deshiron)?

Po t'i hyjme lapsit, Hena ka qene me afer Tokes vetem 5% e distances se saj te zakonshme. Diference e madhe...
Nese po shihni nje kamion qe eshte 100m larg jush, sa me i madh do duket ky kamion kur te jete 95m larg jush?

Chanel, te duket ty qe ka qene kaq i qete por s'eshte e vertete. Jane bere mbledhje, jane marre vendime ... :p
 
Top