• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në cilin vënd mund të bësh më shpejtë 1 milion dollarë ?

73ka

Super Anëtar
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
525
Pikët
28
Sipas përllogaritjeve të ‘The Economis’t, një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite. Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite.

Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë një milion dollarë.

Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, një milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite.

Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vite, shkruan Monitor.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite.

Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen dy shekuj e 39 vite nga dy shekuj e 15 vite, ndërsa Shqipëria llogaritet me plot 143 vite për tu bërë milioner!

View attachment 27728

Ne zimbabwe!

Me 2500 Euro bahesh millioner dollaresh...
2,500EUR =
1,070,991.20ZWD

jur wellkome
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,464
Pikët
113
Ne vendet e varfera. Me fukarenjte behet paraja, te kamurit e mbyllim me 7 pale kyce.
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,761
Pikët
113
Sikur të kisha shitur shishet e birrave që kam pire deri tani, me siguri do isha bëre milioner 🤣🍺🍺🍻
Ah t`hong ty ma e mira per qafe...si e pash se kishe postu ti, mendova se mos po bohem edhe une milioner, por jo vlla ..une dhe ti ...do t`mbesim me thes te shkyer tan jeten...amo boll qe e kmi birren e shneten.... -qesh- -gezuar-

A kom te drejt une???? -qesh- -qesh- -qesh-
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,383
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Ah t`hong ty ma e mira per qafe...si e pash se kishe postu ti, mendova se mos po bohem edhe une milioner, por jo vlla ..une dhe ti ...do t`mbesim me thes te shkyer tan jeten...amo boll qe e kmi birren e shneten.... -qesh- -gezuar-

A kom te drejt une???? -qesh- -qesh- -qesh-
Jo jo, ne jemi si ai thesi bosh I miellit, sa herë që i gjuan me shkop, prapëseprapë nxjerr nga një dorë miell 🤣🤣🤣🍺🍺🍻🖐
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,208
Pikët
113
E deshmuar dhe vulosur qe ne vendet ne tranzicion, paraja qarkullon shume me shpejte se ne vendet me ekonomi te zhvilluar, nuk luajne rol as çmimet e mallerave, sherbimeve te cilat ofrohen dhe jane me te larta ne treg, qe logjikisht do mendohej aty fiton me shume se çmimet e punes, sherbimit jane me fitimprurese, ndodhe e kunderta.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,464
Pikët
113
Ne Shqiperi, behu minister per 6 muaj ke mil.!
Jo te behesh minister, po mjafton te dali ndonje kusho minister apo drejtor diku ne Tirane dhe jeta ndryshon si ne perralla. Brenda disa diteve bicikleta me te cilen levizte dikur hidhet poshte dhe e shikon tjetrin me nje Land Rover full options qe te heq mendjen. Ai qe dikur te pershendeste me nje buzeqeshje te plote 32 dhembe(perfshire dhe vendet bosh te dhembeve te rene) tani ri mbeshtetur me dy duart ne timon dhe me nje pamje te rende pa levizur duart nga timoni ngre... gishtin ne shenje pershendetje.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
39,644
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
E kam thene edhe nje here k’te ... ne mendje .😝😜
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,629
Pikët
113
Ka pasuruar shumë herë më të vlefshme se një milion , në vlerë monetare ndoshta vlejnë shumë pak...
Po kërkojini, para hundës i kemi
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
5,867
Pikët
113
Po Lietchtenstein perse nuk e paskan perfshire ne liste? 🤔
 
Top