• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në Facebook ngarkohen 750 milionë fotografi

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Pas natës së çmendur të Vitit të Ri duket se të gjithë janë nxituar që albumet e tyre në Facebook t’i dekorojnë me fotografi nga pritja e vitit 2011. Falë kësaj rrjeti për shoqërim Facebook ka arritur edhe një rekord të radhës. Në fakt, përdoruesit gjatë fundjavës së Vitit të Ri kanë ngarkuar 750 milionë fotografi në të!
Drejtoresha e marketingut Randi Zuckerberg (motra e themeluesit të Facebookut Mark Zuckerberg) ka njoftuar se Facebook ka arritur edhe një rekord.

“Njerëzit kanë festuar Vitin e Ri duke vendosur numër rekord të fotografive në Facebook - 750 milionë”, ka shkruar Zuckerberg dhe anë në profilin e saj në Twitter.



Sa për rikujtim, Faceboook në korrik ka njoftuar se përdoruesit e tij në këtë rrjet çdo ditë publikojnë afro 100 milionë fotografi.

Deri më tani në Facebook më së shumti fotografi janë ngarkuar pas Natës së Shtrigave.

Ndryshe, Flickr në shtator ka njoftuar se në këtë shërbim janë ngarkuar pesë miliardë fotografi. Nëse përdoruesit e Facebook, që janë 500 milionë, vazhdojnë të publikojnë fotografi sikur gjatë festave të Vitit të Ri edhe Facebook për më shumti dy muaj do të mund të arrinte këtë shifër, raportojnë mediet amerikane.
 
Top