• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në Indonezi jeton një 157 vjeçare

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Gjatë regjistrimit të paradokohshëm të popullsisë në Indonezi, në ishullin Smatra është zbuluar një grua e cila pohon të ketë 157 vjet, ka thënë zyrtari i Statistikave të këtij vendi Jhony Sardjono.


Regjistruesit besojnë se është e mundshme që Turinah vërtetë është e lindur më 1853. Gruaja më e vjetër në botë, që ishte më e njohura, ka qenë francezja Jeanne Calment, e cila ka ndërruar jetë më 1997, në moshën 122 vjeçare.

“Nuk ka dokumente autentike që mund të dëshmojnë moshën e saj, por në bazë të deklaratave të saj dhe duke marrë parasysh moshën e vajzës së saj të birësuar, e cilat tani ka 108 vjet, është shumë vështirë që të vihet në dyshim”, ka deklaruar zyrtari Sardjono.

Turinah edhe sot e kësaj dite punon rreth shtëpisë dhe gjatë tërë jetës së saj ka pirë duhan. ”Përkundër moshës, ka memorie të shkëlqyer, shikim të mirë dhe nuk ka kurrfarë probleme me veshët. Gati rrjedhshëm e flet gjuhën holandeze”, ka shtuar Sardjono, transmeton agjencia Ina.

Një grua tjetër u ka thënë regjistruesve se Turinah ka 145 vjet.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Përgjigje e: Në Indonezi jeton një 157 vjeçare

looooooooool sa shume postime paska be kjooooooo hahah vip me :)
 
Top